
Protestues anti-qeveritarë kanë rrëzuar statujën e Leninit në qendër të Kievit, gjatë incidenteve të fundit të shoqëruara me protestat kundër qeverisë së Presidentit Viktor Yanukovych.
Qindra mijëra vetë mbanin në duar flamuj ukrainas dhe të BE-së në sheshin Pavarësia në Kiev, duke protestuar kundër vendimit të qeverisë për të mos nënshkruar një marrëveshje tregtie me Bashkimin Evropian.
Në një letër lexuar nga e bija, udhëheqësja e opozitës, që po vuan dënimin me burgim, dhe ish-kryeministre Yulia Tymoshenko tha se zoti Yanukovych ka humbur legjitimitetin si president dhe bëri thirrje për rrëzimin e tij.
Më parë udhëheqësi i opozitës Arseniy Yatsenyuk tha se do të negocionte me Presidentin vetëm nëse ai emëron një qeveri të re që do të thellojë lidhjet me BE.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply