Ne bote ka 1 miliard njerez qe perdorin Facebook–un. Perdoruesit mund te krijojne nje profil, te bisedojne me miq nga i gjithe globi dhe te lidhen dhe komunikojne me te dashurit e tyre qe kane vite pa folur. Ne faqet e tyre, ata mund te shkruajne statuse apo dhe te bejne postime ne faqen e miqve te tyre. Ne kete liste jepen dhjete arsyet kryesore pse njerezit shkruajne statuse me qellim qe te japin informacion. Ngrini doren nese e identifikoni veten me ndonjeren prej tyre! Kjo liste nuk eshte per ata njerez qe shkruajne statuse te perditshme dhe qe jane te varur nga rrjeti social.
1 – Humbja e nje objekti me vlere
Humbja e nje objekti te çmuar pas nje nate jashte, mund t’i kete ndodhur çdonjerit prej nesh. Ju ktheni permbys shtepine, çanten, makinen dhe xhepat tuaj per te gjetur kete objekt. Madje ju beni dhe perpjekje per te telefonuar çdo numer te mundshem ne telefonin tuaj per te zbuluar nese dikush prej tyre e ka pare ate qe ju kerkoni. Facebook–u eshte zgjidhja e shume problemeve kur behet fjale per objektet e humbura. Qe ne momentin qe nje status ne profilin tuaj, qe tregon se ju keni humbur diçka, miqte tuaj do ta lexojne ate. Ata komentojne ne status dhe perpiqen te ndihmojne ne gjetjen e asaj qe ka humbur. Ju nuk jeni ne gjendje te kontaktoni dhe me çdo person qe keni ne listen tuaj te telefonit, nderkohe qe mund t’i gjeni ata ne Facebook.
2 – I zene / I padisponueshem
“Dikush argetohet duke i rene telefonit tim çdo dite gjate tre diteve te fundit, ku ne sfond luhet kenga ime e preferuar e Arash–it, dhe pyes kush mund te jete?” Sa here jeni nderprere nderkohe qe keni qene ne mbledhje ose nje darke me anetaret e familjes? Ose sa here jeni bezdisur dhe shqetesuar nga telefonata jo urgjente? Ka miliona njerez qe shqetesohen dhe frustrohen nga keto telefonata te papershtatshme dhe perpjekje per tu kontaktuar. Shume perdorues te Facebook–ut, nepermjet shkrimit te nje statusi, do te deshironin qe tu benin te njohur miqve te tyre qe ata jane te padisponueshem apo te paarritshem ne momente te caktuara. Keshtu ata perdorin statuse te tilla per te tejçuar mesazhin. Duke qene se pjesa me e madhe e miqve te tyre lexojne postet me te hershme dhe ai ju shfaqet ne faqen e tyre te postimeve me te fundit, çdokush ka mundesine ta lexoje kete mesazh.
3 – Debate per çeshtje politike
Nje shembull perfekt per te paraqitur rastin e personave qe shkruajne lidhur me çeshtje te debatueshme politike, eshte rasti i Zgjedhjeve Federale te 2011s ne Kanada. Statuset e Facebook–ut kishin si teme te vetme, u mbipopulluan, me arsye se pse nje figure politike duhej te fitonte gjate ketyre zgjedhjeve. Kjo gje sigurisht qe krijon nje debat, intelektual ose jo, ndermjet miqve te cilet bien dakord ose e kundershtojne statusin. Pjesa me e madhe e perdoruesve te Facebook–ut perfshihen ne keto debate politike, dhe sigurisht qe shkruajne statuse lidhur me besimet e tyre dhe mbrojne ne emer te tyre. Ne Shqiperi ne fakt keto jane debatet me te shumta qe has ne Facebook.
4 – Lojera
Lojera te ndryshme ne Facebook te tilla si CafeWorld, Farmville dhe Mbreteria Kamelot nxisin varesi. Perdoruesit e Facebook–ut jane te shpejte ne modifikimin e tyre te statusit te Facebook–ut per te njoftuar te tjeret lidhur me nevojen per ndihmen e tyre per te avancuar ne lojen e tyre te preferuar. Pavaresisht faktit nese ata po ndertojne nje shtepi ne Farmville, nje qytet ne Cityville apo nje dhome hoteli me aksesore te ndryshem ne Hotelville, perdoruesit kane tendencen te jene te paduruar kur behet fjale per te pritur qe kerkesa e tyre e lojes te pranohet. Ata mbushin faqet e tyre me kerkesa per lojera te tilla dhe vazhdimisht shkruajne statuse duke specifikuar mision dhe nevojat e tyre te lojes. Gjithashtu ata ndajne shperblimet qe fitojne ne loje me qellim qe te mund marrin me shume kerkesa.
5 – Vdekje
Ne rastet kur individet perballen me humbjen e nje personi te dashur apo te njohur, shpeshhere ata perpiqen te informojne te tjeret. Statuse te tilla ne Facebook shkruhen nga perdorues te ndryshem per te dhene informacione te tilla si lajmerimet e vdekjes, çeshtje te lidhura me varrimin dhe informacione te tjera te kesaj natyre. Per me teper, perdorues te ndryshem u ofrojne menyra te individeve qe te mund te shprehin ngushellimet e tyre dhe mbeshtetje. Duke qene se pjesa me e madhe e perdoruesve te Facebook–ut e perdorin ate te pakten nje here ne dite, ata jane te gatshem te lexojne komentet dhe te marrin mesazhet.
6 – Merzitja
Arsyeja me e pakendshme qe nje perdorues te shkruaje nje status te ri ne Facebook eshte per faktin qe ai eshte i/e merzitur. Ka patur shume raste kur perdorues te ndryshem shkruajne se do donin qe te mos binte shi jashte ose qe jane shume te lodhur. Ata shkruajne gjera te vogla dhe te detajuara, me qellim qe te terheqin vemendjen e personave qe lexojne statusin e tyre. Per me teper, ata shpresojne qe te fillojne nje bisede me dike tjeter per te kaluar kohen. Shkrimi i nje statusi per shkak te kesaj arsyeje, zakonisht percjell nje imazh dhe pershtypje jo te mire mbi person qe e shkruan ate. Perdoruesit e Facebook–ut keshillohen qe te mos veprojne ne kete menyre pasi duket si nje perpjekje e deshperuar per te terhequr vemendjen ne nje menyre jo te pershtatshme.
7 – Ndodhi entuziazmuese
Nje pjese e madhe e perdoruesve te Facebook–ut shkruajne statuse ne menyre qe te ndajne “lajmet e mira” qe kane marre. Ne çdo moment qe nje perdorues gjen nje pune te re ose fejohet, bashke me te vjen dhe nje status ne Facebook, me qellim qe: 1) te ndihmoje ata qe te marrin mirenjohjen qe ata meritojne nga miqte; dhe 2) qe t’i lejoje ata qe te ndihen disi narcize. Ndonjehere njerezit kane nevoje qe te terheqin vemendjen e dikujt dhe deshirojne qe te mund ta thone me ze te larte ate qe po u ndodh. Kjo eshte diçka e pranueshme per sa kohe qe nuk perseritet shpesh.
8 – Ndodhi te pakendshme
Ka patur raste kur perdorues te Facebook–ut nuk kane qene dakord me disa lajme specifike apo ngjarje te caktuara dhe ne menyre aktive kane shprehur mendimin e tyre. Nese nje aktor/e i shkelqyer nuk fitoi nje çmim qe ai/ajo meritonte, apo nje kengetar nuk u votua per ate qe percolli, perdoruesit e Facebook–ut perdorin statuset e tyre, ne menyre te vazhdueshme, per te shprehur pakenaqesine e tyre. Ata krijojne debate qe perpiqen te ndergjegjesojne popullaten ne pergjithesi. Tashme nuk eshte e nevojshme qe njerezit te flasin individualisht ne telefon per diçka qe ka ndodhur. Statuset e Facebook–ut ofrojne mundesi te pafundme per te ndare mendimet.
9 – Citatet e preferuara
Perdoruesit e Facebook–ut “bombardojne” statuset e tyre me citate te zakonshme qe ata kane lexuar apo degjuar ne lajme, ne rruge, ne nje liber apo dhe ne vendin e tyre te punes. Keto citime jane te rendesishme per ta dhe shpeshhere perdoren per te nxitur reagime rreth ngjarjeve te ndryshme qe ndodhin ne bote. Nje nga citatet e perdorura nga nje perdorues eshte shprehja e Sokratit “Sa me shume mesoj, me shume mesoj se sa pak di” per te shprehur pakenaqesite e tij. Dhe ne pergjithesi, nje status i tille behet i famshem, duke u bere objekt i komenteve te pafundme te perdoruesve te Facebook–ut.
10 – Keni “ngecur”
Ju sapo keni bere dush, jeni veshur dhe jeni bere gati per te dale. Makina juaj prishet dhe nuk jeni ne gjendje qe te shkoni ne destinacionin tuaj. Ju beni te pamunduren qe te gjeni nje menyre qe te mund te shkoni atje, duke telefonuar te gjithe pjesemarresit e tjere. Por te gjitha makinat jane plot dhe askush nuk ka mundesi te ju marre me vete. Dhe ne kete moment ju hyni ne Facebook dhe shkruani nje status qe tu beni te qarte te tjereve qe ju keni mbetur ne rruge dhe jeni ne nevoje, dhe keni nevoje per ndihme qe te dilni nga situata.
Burimi: Tirana Observer



Leave a Reply