U nda nje mik i imi i mire nga jeta i madhi dhe i paharruari Gjosho Vasia ,nje humorist i pazevendesueshem. Une u rrita me humorin e respektin e tij ,sepse ishte nje shok e mik i mire i babait tim te ndjere. Gjosho ishte i pranishen ne festa familjare,tek njerezit e aferm te mij dhe se bashku me te madhin Gjok Vata ,benin nje dasem qe i kishte te rradha shoqet. Isha i vogel kur merrja pjese ne keto gezime. Asokohe nuk kishim televizore dhe me gezim prisnim se kur do mblidheshim tek nje kushri i babait. Ai ishte gezimi me i madh i imi ,sepse do te degjoja bejtat nga Gjoshoja e Gjoka. Ku ishin keta te dy nuk qeshej por “qahej ” nga gazi i madh qe behej. Por ja qe jeta ecen me ritmin e vet dhe nuk ka te ndalur,as per keta njerez te medhenj. Nga Gjosho kam marre shume keshilla per jeten,sepse me respektonte shume dhe me ka takuar te rrime shume se bashku ne aktivitetet qe zhvillonte aso kohe qyteti i Shkodres me grupet amatore. Gjoshoja kishte nje grup te Uzines se telave elektrike,ku ai pregatiste humor per konkurimet e grupeve te estradave te qytetit. Ishte njeri i jashtezakonte. Humbja i tij eshte nje humbje e madhe per humorin shkodran dhe ate ne pergjithesi. Ai do mbetesh ne zemrat tona me ato bejtet e tua te fameshme qe do te kujtojme perhere.
I perjetshem qofte kujtimi i tij. Pushofte ne paqe.
Lamtumire i dashur miku im Gjosho Vasia.
Luigj Shkodrani
————————————————————————————-
Nje artist i madh por kurre i vleresuar as nga Shkodra as nga Shqiperia,me ndonje titull, Vjen nga kampet e interrnimit te Tepelenes ku jihet dhe dashuron te vetmen te dashur Berine Kaceli , pra Atleti Poeti publicisti humoristi kompozitori, me nje bote shume te madhe artistike dhe shpirterore me nje edukate te stilit precioz qe parapriu te gjithe artistave shkodran, eshte pikerisht ai qe nxorri ne skene per here te pare artisten e popullit Vace Zela.Zef Deden e sa e sa te tjere.Kalvari i tij qe nis me I persekutimin r tij si njeri,(nga arratisja e vellait) dhe mbaron sot me mergate ne Trieste qe nga viti 1991. Para nje viti shume i entuziasmuar me tha se Sokol Olldashi i ka premtu nje hyrje ne Durres..por sot shpirtrat e tyre si I Artistit dhe i Sokolit jane ne paqen e perjetesise dhe nuk kane nevoje per strehe me te mire se ne qiell. Humbja e jote Gjosho Vasia nje zbrastesi te madhe na la do na mungosh shume fizikisht por ne mendjet tona nuk do te shuhet thirrja e jote “ALEGRIIIIIA”
Shpirti yt pushofte ne paqe…
Gjosho Vasia: Nga persekutimi prej regjimit te përpjekjet për mbijetesë dhe rikthimi nga “arratia” në Itali e kitaristit humorist
27.8.2007
XHEVAHIR GRADICA
Kujtimet e jetës së mbushur me “tallaze”, por edhe me gëzim
Prej disa ditësh pushon në Durrës i sistemuar në hotel-restorant “Kështjella” buzë deti te “Bërryli”, humoristi i madh shqiptar Gjosho Vasia. Edhe pse mbi shpatulla ka 76 vite, Vasia i veshur sportiv, së bashku me të shoqen Blerina, me të cilën ka 55 vite gëzime e vuajtje, mbahet mjaft mirë.
Në vitin 1991 ai emigroi në Itali në mënyrë klandestine, por ka dëshirë të kthehet për të ngritur një grup humori. Vasia ka thënë se ka blerë një apartament në Durrës dhe sapo të përfundojë do i lërë lamtumirën Triestes, vendit ku jeton prej 16 vitesh. Një qëndrim buzë deti për të parë peizazhin te “Kështjella” dhe ftesa e pronarit të lokalit për të pirë një kafe me parodistin e plagosur e të vrarë nga regjimi komunist i dha shtysë intervistës për gazetën “Metropol”, kjo edhe për të risjellë në kujtesë aktorin e madh të përmasave kombëtare.
Keni nisur herët të krijoni e të luani në kitarë?
Internimi më mësoi shumë gjëra. Pasioni im për kitarën ka qenë pasioni, jeta, vuajtja dhe gëzimi im. Kitara, humori, parodia, skeçet, krijimet e ndryshme, loja në skenë, improvizimet dhe imitimet më kanë krijuar personalitetin, më kanë dhënë mundësi të shfaq dëshirat e popullit tim dhe të luftoj veset e shoqërisë. Për të mos thënë pastaj që humori më internoi e më plagosi, por edhe më gëzoi e lumturoi, pasi njoha dashurinë time me të cilën gëzoj në 55 vite. Doja të vdisja për kitarën. Ia mora një shoku tim këtë vegël dhe pasi mësova 6 akorde shkova në “Piacë” të Shkodrës ku mbahej një koncert dhe iu luta regjisorit Paulin Sekaj të më jepte mundësi të interpretoja. Këmbëngulja ime e bindi. Dola në skenën e improvizuar në shesh, mu në mes të “Piacës”, atje ku shkodranët kryejnë edhe sot e kësaj dite xhiron e mbrëmjes në ritualin e tyre të vjetër e të trashëguar me fanatizëm. Sekaj nuk më njihte, por pasi pa këmbënguljen time pranoi. Nuk i tregova emrin dhe as që isha vëllai i Kolec Vasiajt që ishte arratisur në vitin 1948 për në Kanada. Ai ishte një nga nxënësit që mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Imzot Sinjor Gaspër Thaçi në vitin 1947 mesa më kujtohet. Policia kishte vënë një kamion për të bllokuar rrugën. Nxënësit e studentët e Shkodrës e kapën peshë kamionin dhe i hapën rrugë karrocës me trupin e të ndjerit Imzot Thaçi. Këtu nisi persekutimi. Disa pjesëmarrës të varrimit i vrau sigurimi, vëllai im u arratis fillimisht në Lusën të Kukësit e që aty kapërceu kufirin për të përfunduar në Kanada. Sapo isha kthyer nga internimi dhe pak moshatarë të lagjes më njihnin, por atyre u rrija larg për të mos rënë në sy që dikush më pas të interesohej për biografinë time. Kështu u ngjita si papritur në skenë. Unë luajta një pjesë të krijuar nga i madhi Pjetër Gjini. “Pjaca” shpërtheu dhe kërkoi të më rikthente në skenë për të kënduar përsëri. Nuk dija këngë tjetër dhe u detyrova të përsëris dy vargjet e para të këngës së kënduar. Njerëzit më mësuan emrin dhe fillova të kërkohesha në mbrëmje e darka, kurse sigurimi më përgjonte.
Si vazhdoi më pas karriera juaj si muzikant?
Një natë tjetër ftohem në tek “Kafja e Madhe”. Shkodranët e dinë mirë këtë vend si dhe të tjerë që e kanë vizituar vendin ku unë u linda. Vjen kamerieri e më pyet nëse unë do të pija raki, vodka, fërnet, verë apo diçka tjetër. Nuk pija kurrë alkool. I them atij të më linte rehat, por pa rendiment kjo kërkesë. Ai më thotë se ka edhe pije grash. Quhet liker dhe është me bojë pjepri. Desha nuk desha e pranova. Pasi e piva njerëzit filluan të më bëheshin dy e tre bashkë. Edhe goja nisi të më merrej. Isha dehur me një gotë 20 gramëshe. Sapo nisi mbrëmja nuk prita dhe fillova nga humori. Sajova në vend bejte e melodi, i bija kitarës dhe e qeshura nuk mbaronte aq sa dikush ulej galuc nga karrigia apo vendoste duart diku për t’u mbajtur. Me kitarë isha në gjendje të bëja 12 zëra.
Mund të kujtoni disa episode që kanë lënë gjurmë në ndërgjegjen tuaj?
Karriera ime e vërtetë nisi në burg në Durrës ku u dënova pse isha shpallur fitues i një spartakiade kombëtare. Jam ndoshta i vetmi njeri në Botë që dënohet pse shpallet fitues kombëtar. Isha ushtarë në Durrës dhe aty u federova në garat e kërcimit së larti. Ishte viti 1959, pesë vite pasi isha kthyer nga internimi. Komandant kisha një zotëri burrë nga Skrapari. Emri nuk më kujtohet nga që e thërrisja gjithmonë “komandant”. Më thërret dhe me shumë mirëbesim më thotë se Sigurimi i Shtetit nuk do të më lejonte të shkoja në takimin kombëtar në Tiranë. Rezultatet i kisha mjaft pozitive. I tregova komandantit se do të gjeja një rrugë e do të shkoja. Kështu bëra. Spartakiada zgjati disa ditë. Hipa në një kamion dhe sapo arrita afër Aeroportit në Tiranë kërceva në tokë. Me vrap arrita te stadiumi e u futa vjedhurazi në pistë pranë gropës ku do niste gara. Një grua po regjistronte emrat e pjesëmarrësve. U afrova. Quhem Gjon Vërria. Gruaja që më njihte nga që rezultatet e mia ishin të njohura më tha se quhem Gjosho Vasia, por unë përsëri këmbëngula tek emri i parë. Nisi gara. U shpalla fitues dhe filluan edhe të më bëjnë foto. Për të mos u dalluar kurorën me dafina në kokë e ula shumë poshtë dhe shtrembërova fytyrën për të deformuar mimikën e pamjen e vërtetë. Të nesërmen gazetat shkruajnë “Gjon Vërria nga Durrësi shpallet fitues në kërcimin së larti”. Në gazetë dola edhe me kordelen e ulur të dafinës si dhe me fytyrë të deformuar. Por një gjë e tillë nuk i shpëtoi Sigurimit të Shtetit. Një ditë më pas u korrigjua emri në gazetë kurse mua më thërriti një agjent. Ai m’i mori dekoratat dhe më dënuan me 20 ditë burg në repart pse unë kisha marrë pjesë në spartakiadë e isha shpallur fitues.
Po karriera juaj e humorit si dhe kur nisi?
Karriera si humorist nisi këtu, në Garnizonin e Durrësit ku nisa të organizojë edhe estradën me ato krijime e orkestrime që gatuaja pa ndihmën e të tjerëve. Duke qenë se estrada nisi t’u pëlqejë eprorëve ata vendosën të më dënojnë edhe disa ditë të tjera për të më mbajtur për numra të tjerë, por ndërhyri komandanti im, i cili më kërkoi të rikthehem në repartin tim nga ku isha nisur për spartakiadë. Kam shumë kujtime, siç u thashë të hidhura e të gëzuara.
Pasi jeni liruar nga ushtria ju keni ngritur e drejtuar shumë grupe estrade dhe keni ndikuar në krijimin e personalitetit të shumë artistëve të rinj. Ç’kujtoni nga kjo periudhë?
U ktheva në Shkodër. Punova në fermën “Perlat Rexhepi” dhe aty ngrita grupin e estradës. Gjeta talente shumë të rrallë si Elez Kadria e Mërgim Muhja. Morëm edhe shumë të tjerë dhe fituam në takimin zonal në Shkodër vendin e parë. Sa për dijeni gjithmonë kam fituar vendin e parë në çdo konkurrim. Po deshe shkruaje një herë këtë fakt, po deshe përsërite sa herë që pohojë pjesëmarrjen në gara. (Qesh). Nga këtu shkova në fabrikën e cigareve në Shkodër me emra të tjerë të pasionuar si Muharrem Nurja, Tonin Tërshana, Fatmira Puka, Omer Osmani etj. Paroditë tona, interpretimet, imitimet, libreti, regjizura dhe gjithçka u pëlqyen nga juritë që gjithnjë na stimulonin me trofeun e vendit të parë çdo vit.
Pse ikët nga Shkodra, apo doli në skenë biografia juaj?
Në vitin 1967 në vendin tonë kishte nisur fushata e gjuetisë së egër dhe fillimisht në kulturë. Më vonë kuptova se edhe në Kinë kishte nisur revolucioni kulturor. Në Shkodër erdhi Feçor Shehu dhe në rrugën e pastrimit të skenave nga element “antiparti” para artistëve dhe anëtarëve të partisë së mbledhur enkas për takim përmendi emrin tim. Shehu më kujtoi para të tjerëve se kisha një vëlla të arratisur. Këtu nisi tatëpjeta tjetër. U transferova në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Kishte vetëm një javë kohë dhe do të mbahej festivali i estradave në rreth. I kërkova drejtorit të kantierit të më lejojë të ngre grupin e estradës. E kisha me pasion dhe nuk u trondita as nga fjalët e Feçor Shehut e as nga transferimi si dënim. Drejtori, një burrë zotni, më dha makinën e kështu shëtita nëpër kantier e mblodha 15 të rinj e burra, nisa provat me orë të gjata gjatë gjithë natës. Ishin të pasionuar dhe fituan edhe talent. Shpejt e shpejt dhe në Shkodër pas një jave. Edhe këtë herë fitova vendin e parë e sigurova të drejtën për të konkurruar në festivalin kombëtar në Tiranë. Në Vaun e Dejës mora me vete edhe Zef Dedën. E kisha parë një ditë në rrugët e Shkodrës. Ishte diku tek 16-17 vjeç dhe ne njiheshim familjarisht. Vinte nga një familje shumë e varfër. I ati ishte në gen artist, por i la të vegjël. Kështu Zefi u detyrua të punojë. Sapo e pashë në rrugë e pyeta se ç’kishte ndodhur. Më thotë se e kishin përjashtuar nga puna nga që e kishin zënë në turnin e tretë duke fjetur gjumë në një raft. Drejtori i kantierit në Vaun e Dejës, Napolon Qendro e pranoi kërkesën time dhe e regjistroi në një punë. Zefi u bë talent i vërtetë. E kisha këtë besim, pasi shfaqte dukshëm elementët e një artisti të vërtetë. Ai më ndihmo jashtëzakonisht dhe kjo na dha mundësi të merrnim Medaljen e Artë. Në afishen e vënë në Tiranë për estradën e Vaut të Dejës ishte hequr emri im dhe ishte shkruar si regjisor e drejtues grupi emri Himnit Ukaj. Në fund të konkurrimit grupi ynë mori Medaljen e Artë. Ministri i atëhershëm i Arsimit, Thoma Deljana që e kishte ndjekur nga afër persekutimin tim më kërkoi, më hodhi krahun dhe ashtu kaluam në rrugët kryesore të Tiranës. Qëllimi i tij ishte të më rehabilitonte mua dhe të bindte të tjerët në aftësitë që unë kisha. Por nuk zgjati shumë kënaqësia. Fadil Paçrami në vitin 1971 më tërhoqi në Tiranë për të ngritur estradën në kombinatin e tekstileve “Stalin” dhe në Tiranë mora edhe shtëpi. Me Plenumin e IV, vetëm 3 vite pasi isha sistemuar, nisi sërish godita ndaj meje. Nga Shkodra kishin mbërritur shumë ankesa pse unë isha transferuar, ndërsa Paçrmai mes të tjerash u ndëshkua edhe pse më kishte përkrahur mua. Kështu u ktheva në Shkodër në fabrikën e cigareve.
Në vitin 1991 ju jeni larguar nga Shqipëria. Ç’u shtyu të largoheshit dhe të sakrifikonit jo pak?
Unë kam lënë vendin tim më 27 mars 1991. E bisedova me Blerinën dhe vendosëm që të shisnim shtëpinë për të fituar paratë që duheshin për udhëtim. Do të ikja nga Shqipëria, por se ku do të përfundoja nuk e dija saktësisht. U largova nga Shkodra dhe u vendosa disa ditë në Tiranë. Një i afërt më thotë se një vajzë që banonte pranë apartamentit ku u vendosa kishte të atin punonjës sigurimi dhe ai mund të më ndihmonte të arratisesha. Pas tundimeve nga frika e arrestimit pranova, por nuk ishim takuar pasi punën e bënte ndërmjetësi. Më kërkoi dollarë dhe pranova për dy bileta nga Rinasi në Itali. Punonjësi i sigurimit u mor vet me të gjitha nga pasaporta deri te bileta e hipja në avion në Rinas. Erdhi dita e ikjes. Kur u futa në Rinas ma treguan me gisht. Unë e pyeta për emrin, por ai më tha se nuk më duhej gjë dhe se ishte personi që unë kërkoja. Filloi të rriste pazarin, pasi më kërkoi shtesë. Në fillim 100 dollarë, më pas 100 të tjera, edhe 50 dollarë. Më pas më pohoi se nuk do nisesha më atë ditë. Kërceva në këmbë dhe këmbëngula. Atëherë ai më kërkoi edhe 100 dollarë. U ula në fund të sallës në një karrige. Për të mos u vënë re mora një gazetë dhe e vendosa në sy për të mos u diktuar, por për t’u dhënë të kuptojnë se po lexoja. Pas 30 minutash pashë se gazetën e kisha mbrapsht. Ajo që më shty të ikja ishte mungesa e lirisë. Këtë ia thashë edhe punonjësit të sigurimit në kohën që u përshëndetëm.
Pra, ju u ndihmuat për t’u arratisur nga një punonjës i Sigurimit të Shtetit…?
Atij i interesonte paraja, kurse mua dhe Blerinës na interesonte vetëm liria. Në kohën që po ngjitesha për në avion u ndala diku në mes të shkallëve. Ktheva kokën dhe pashë punonjësin e sigurimit të shoqëruar nga ndërmjetësi. Ishin të shumtë ata që më njihnin në aeroport dhe kur më pyesnin u thoja se po përcillja dikë e do kthehesha menjëherë. Më ndanin nga liria vetëm tre-katër shkallë dhe nuk ikja dot pa falënderuar atë që më ndihmoi të fitoja lirinë. Sapo ndesha në sytë e tij u afrova dhe i them me plot gojën “Faleminderit!”. Në dy anët e shkallëve kishte ushtarë dhe biseda nuk duhej dëgjuar ndryshe përfundoja në hekura. Punonjësi i sigurimit ma ktheu menjëherë “E ke paguar”. Unë reagova dhe nën emocione të forta ia ktheva duke i thënë “Liria nuk paguhet”. Kaq dhe gjithçka u mbyll për 15 vite. U vendosa në Trieste dhe kam shkelur në Shqipëri vitin e kaluar. Jetoj shumë mirë në Itali. Djali Luçiano ka kryer studimet dhe është i punësuar në një qendër studimore e kërkimore në Kanada, kurse vajza Anxhela në Trieste me familjen e saj. Unë e Blerina do kthehemi për të jetuar në Durrës shumë shpejt. Synoj të krijoj grupin e estradës dhe do ia arrijë. Unë e dua artin, skenën, estradën dhe nuk mund të jetoj pa të. Në Itali kam shkruar shumë pjesë. Janë me qindra e mijëra. Kam bërë edhe një libër me parodi titulluar “Epopeja e llumit kombëtar” si dhe kam shkruar shumë pjesë komike e satirike të botuara në shtypin kryesisht amerikan.
Njohja në internim me bashkëshorten
“Çdo përvjetor njohje, i shkruaj letër gruas, deri tani janë bërë 55 të tilla”
Një pjesë të jetës Gjosho Vasia e ka kaluar në internim, një pjesë në Tepelenë dhe një pjesë në Skrapar. Madje atje, në Skrapar është njohur edhe me gruan e tij të ardhshme. Sot pas 55 vjetësh, ai jo vetëm që e mban mend ditën e parë të njohjes, por edhe e kujton sipas mënyrës së tij, pse jo origjinale…
“Pas arratisë së vëllait tim Kolec Vasia nuk vonoi edhe ndëshkimi. Një vit më pas, në vitin 1949 ne u internuam në Tepelenë që asokohe quhej Aushvici shqiptar. Torturë e vërtetë të jetoje atje dhe në ato kushte barbare, skllavëruese. Qëndruam deri më 1954 dhe kam shumë kujtime të hidhura. Por, dua të kujtoj atë që më dha kënaqësi të jetoj e të jem edhe sot krenar. Pasi qëndruam disa vite në Tepelenë u transferuam në Skrapar. Ishte 21 mars 1952, ditë pranvere. Dola në Çorovodë, qendër e rrethit. Isha i ri dhe po vëreja vajzat që kalonin në qytezën e vogël. Sytë më shkuan te vajza e bukur që më pas u bë gruaja ime. Quhej Blerina. Dukej nga veshja që nuk ishte e asaj ane. U afrova dhe pa drojë i them se jam i internuar e më quajnë Gjovalin Vasia. Edhe ajo ishte e internuar. I ati saj ishte Jonuz Kaceli, intelektuali i dënuar pa gjyq dhe i pushkatuar së bashku me 21 intelektualët e tjerë për çështjen e të quajturës ‘Bomba në ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë’. U dashuruam dhe vendosëm të lidheshim bashkë. Sajuam një kod më vete për të mos rënë në sy. Një ditë u futa nën tela dhe pasi kalova pa u vënë re nga rojet shkova te burimi ku takoheshim fshehurazi. Lashë një letër në njëvjetorin e njohjes. I shkrova që e kam puthur në faqe edhe pse ende nuk e kisha puthur. Që atëherë unë i shkruaj do vit gruas nga një letër dashurie. Sivjet ishte letra e 55-së dhe Blerina i ruan të gjitha me fanatizëm”, kujton e tregon Gjosho Vasia.
Plenumi IV i PPSH-së, 27 qershor 1973
“Udhëheqja”, merret edhe me Gjosho Vasinë
Muho Asllani: Gjosho Vasian që ka qenë i internuar në Lushnjë, pse e kanë përkrahur?
Mehmet Shehu: Ky është Gjergj Gaberi, për të cilin unë kam tërhequr vërejtjen në telefon. Është ai diversanti që ka ardhur që andej.
Mihallaq Ziçishti: Të na i sqarojë mirë këto Todi, se ai po thotë se “jam dakord me të gjitha ato që u thanë”. Por të na i sqarojë, nëse këto kanë qenë pikëpamje apo edhe grupime.
Enver Hoxha: Tani ai do t’u përgjigjet pyetjeve.Todi Lubonja: Unë mendoj se këtu grupime nuk ka. Marrëdhëniet e mia me Fadil Paçramin, pavarësisht se ndodhi kjo që u lidh një krushqi midis nesh, e cila nuk varej nga vullneti e dëshira ime, nuk kanë qenë marrëdhënie të lidhura. Për këtë edhe shokët mund të flasin.
Marre nga Proletari
Ndue LAZRI
Kush nuk e mban mend humoristin elegant shkodran, parodistin e kupletistin e mrekullueshëm me kitarrë, imituesin e jashtëzakonshëm të disa zërave brenda të njëjtit kuplet, Gjosho Vasinë? Për shumë e shumë vite ai ishte ndër komikët më të preferuar në skenën e estradës e në ekranin e televizorit shqiptar, për ato aftësi originale që e bënin të pangjashëm me asnjë komik e humorist tjetër.
I perskutuar që në vitet e para të rinisë së tij dhe i internuar në kampin famëkeq të Tepelenës, atij ju desh të mbijetonte në luftë të heshtur por të pandërprerë me diktaturën.Sepse, përveç “njollës” në biografi, ai kishte edhe atë eshkën përherë të ndezur në gjirin e tij, humorin e mprehtë e satirën e hollë që në çdo kohë mund të ndiznin zemrat e publikut. E diktatura e dinte që ajo eshkë mund të ndizte zjarr të madh, ndaj e mbante nën survejim të përhershëm, ja kufizonte deri në minimum mundësinë e skenës e të ekranit,por nga ana tjetër nuk mund ta bojkotonin tërësisht, sepse publiku e donte, edëshironte,e kërkonte praninë e tij, e duartrokiste. E çuan në fabrikën ecigareve në Shkodër e ai diti të ngrejë grupin më të mirë të estradave
amatore në vend, duke konkuruar edhe me estradat profesioniste. Suksesi i tij nuk u pëlqente sigurimsave, ndaj e transferuan punëtor në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Por, i persekutuari që nuk e hiqte buzëqeshjen nga buza se shpirti idonte gaz, komiku, shkrimtari, kompozitori e regjisori që ishin bashkërisht në personalitetin e Gjosho Vasisë, spikatën edhe atje.E ngriti grupin e
estradës më të njohur,që mori famë në të gjithë vendin dhe kërkohej nga të gjitha
skenat e Shqipërisë. Bile, në një festival kombëtar të estradave profesioniste,
grupin e tij amator e futën të konkuronte me ato grupe që skenën e kishin
profesionin e tyre, punën e tyre të përditshme. Por Gjosho Vasija, diti të ndërtojë një shfaqje fine, të bukur e moderne, me humor të hollë e të këndshëm, aq sa triumfoi mbi profesionistët dhe juria nuk kishte nga t’ja mbante dhe i dha vendin e nderit.Për grupin e Gjoshos, nuk ishte asnjëherë problem shitja e biletave,përkundrazi ishte problem se salla nuk kishte vende të mjaftueshme as në këmbë për të futur tërë publikun që ishte gati ta blinte biletën edhe me dyfishin e saj.
Gjosho, në lartësinë e 80 viteve moshë, që për fat të mirë as i tregon,
prej më se 20 vjet jeton në azil politik në Itali. Falë internetit, pata
fatin e kënaqësinë të lidhem me të. Ai më ka dërguar një tufë krijimesh, nga të
cilat po zgjedh disa për t’ja paraqitur lexuesit.
Krijimet e Mjeshtrit të Madh, Gjosho Vasija, janë shkruar në gegnisht,
në/shkodranishten e ëmbël, që i ka dhënë suksesin në skenë e në komunikimin me njerëzit.
Lexim të mbarë! (Në Foto: Gjosho VASIJA)
Ndue Lazri
Gazetar, Bolonjë, Itali.
albdreams.net
GJOSHO VASIA- Libri Poetik; – Ne interninm,.Atdheu, Muret,..
TEPELENA…
Poeme
Ketè rapsodi e kam shkrue nè kampin e Tepelenes,nè mars 1951.
Dy rapsodet e kampit,prej Brashte tè Dukagjinit e kèndojshin
tines, shoqnue lehtè me jehonen e pyjeve).
_C’po veshtron shqipja mbi shkepa?
–Veshtron fmijtè qè kjajnè nder djepa,
e sheh nanat qè me zorè
po çajnè rrugèt mal me borè.”-
-Po keto gra e burra t’vjeter
s’paskan gjetè bre nji natè tjeter,
pse s’kanè pritè me pà prandveren,
por kanè dalè pa mbyllè as deren
e karvan janè vue ç’me natè,
nen ketè borè e ketè shterngatè?
A mos dreqi i ka plasè n’mend
me braktisè sot tokè e dhen,
me shue zjarmin e ogjakut,
me ia’sjellè shpinden konakut,
e me rraqe me u vue n’varg,
tue ça borè e tue ecè zharg,
mbi ketè rrugè mana shum larg
qè po duket s’ka t’mbarue,
po nè ç’darsen janè tue shkue?
-Po ç’farè dasme morè budallè,
mos t’kanè plasè dy sytè nè ballè,?
Shih njiherè rreth ketij karvani
sa dushmani e sa tirani,
sa hajvani e partizani
qè po i vijnè turmes verdallè
herè nè fund e herè nè ballè,
pushken n’krah,kamxhikun n’dorè
e tue britè n’per ças e orè:
rroftè pushteti popullorè:…
Shih atè plaken ka ‘i jep t’shtymen,
shih pashè buken si’ja hjedh pshtymen,
shikoj fmijtè kah merren rrshanè,
a i ndigjon ka’i shajnè me nanè?
–Po mè thuej more njeri
po ç’punè kanè me qeveri?.
Kush janè kta pashè qiellè e dhè,
a mos janè bre turq a shkje,
a kanè Zot mor a kanè Fè?
–Paj mana t’tanè janè shqiptàrè,
asht tosknija e keqe n’farè,
komunista shum trathtàrè…
Porsa u ngjiten nè veri,
edhe shkelen mbi malsì,
ndoqen fillè kush asht parì,
kush ka forcè e bujarì
edhe i ngulen n’mjedis t’fshatit
tue mbledhè popull atij shpatit
edhe i ranè me plumba shtatit..
Masandej nisen me’i pshtye,
e per s’deknit i shpuen sy
deri arra i thyen mbi krye.
Burrat t’tjerè porsa i panè
qè po vret shqiptàri t’vllanè,
me trathti po vret malsinè
e n’priftnì po bajnè kerdinè
tue e quejtè Zotin gogol,
shternguen brezin nen krahol
e mbi sup çelikun vunè,
me fishekè u vizatuen,
moren shtigjet e n’perpjetè
i zgjuen malet qè kjenè fjetè
e nder shpellat me zikzak
aty mbrendè hapen konak..
U ngjit Lleshi,Prenga,Doda,
doli Kola e Gjergj Vojvoda,
me ta Ndreca,Marka Gjini,
Zefi,Coli e Ndue Kufini,
Biba ,Alushi,Toma, Leka
pa pasè frigè asnji nga deka,
edhe qinda tjerè n’kto ana..
U mbush mali n’harushana
qè n’perleshje me dushmanin
shum kanè nisè me dridhè vatanin..
Prandej sot kjo e zezè tosknì,
ka mbledhè plaka,gra e fmij
sa rob paten njerz e malit
e me urdhnin e vandalit
n’shtjelma i nxoren jashta shpisè,
e po i nisin prej malsisè,
tue lanè qiellin,tue lanè dhenè,
tue lanè miq e tue lanè Fenè
me i thye qafen n’Tepelenè.
Prandej shqipja permbi shkrepa
veshtron fmijtè qè kjajnè nder djepa…
Tepelena mbyllè me shula
nder tortura i njihet vula.
Burg i madh ku mbajnè tè ndrymè
mija fmij e pleq tè shtymè.
Ba skelet nder zhele pshtjellè,
ùja e zezè e ngulun thellè
detyron keto bark-golle
me iu ngjitè rrapit si rrodhe
e me mbledhè nder degè njomsinè
sa me hjekè paksa urinè,
e pra dijmè se gjetht e rrapit
s’i pertypè as goja e sqapit.
Sot mbi kto krijesa t’njoma
gjak e qelb tue rrjedhun kroma,
sillen morrat i pijnè gjak
mana dru’i ka mbetè shum pak..
Ditè per ditè mbi kto trimij
sillet vdekja me’i perpij,
shum po korrè e po groposè,
me i shfarosè dru ka vendosè,
vajtojnè nanat ditè e natè
oh! ç’na mbeti prehni thatè…
Sillen rojet per dekik,
rrahin t’mjerèt me kamxhik…
Puntorija del ç’me natè,
tri lugè lang e buken thatè.
Mbushen malet me mundçarè,
mbushen pyjet me druvarè,
e te stomi ditè per ditè
hapen gropa,”Paqin dritè”,
hidhen t’mjer’t qè vdiçen mbramè
pa u percjellè me vàj’e as gjamè
Shum po dergjet Tepelena:
“-Njerz’t e malit s’dijmè ku i kena,
s’dijmè asgja per trimat tonè
der ku’ i ban pushka jehonè..
Thonè se vrasin,por dhe vriten,
n’ballè t’gjaksorit shum aviten,
derdhet gjak saherè çajnè priten
e don Zoti e nuk koriten.–”
Tepelena rrin tue fshà-
“-Per ne burrat s’dijnè asgja.
I vdiç djal’i Palè Martinit,
nana e Lleshit,baba i Gjinit
e dy fmijtè e Ndue Sokolit,
i atij trimit,taravolit
qè si burrat rà deshmorè
tue luftue me ‘ato gjaksorè,
tri ditè rresht me pushkè nè dorè…
Shum kanè vdekè, por s’janè harrue,
lotèt n’zemer janè ba krue.
Tepelenè-mars 1951
Prifti i Meshes sè Parè historike 1990 Dom Simon Jubani..
(Ky recitim u transmetue disa herè mbrenda
ditès,per disa muej rresht, i lidhun me altoparlant
edhe nè faqen e murit tè Kishes,edhe diku mbrenda Sajè).
Dom Simon,t’mbajtè Zoti nderen
se ja rrite Shkodres vleren.
……………………………………………………………..
Bash n’kte kohè kur vlonte sherri,
dhe n’Atdhè sundonte Ferri
e çdo truell mbulonte terri,
qè prej Jugut n’bjeshkè- t’ Kelmendit
ishte djalli zot i vendit,
qè perzhiste me barot
per kush thoshte, besoj n’Zot..!
Kur nderkohè burgjet n’Shqipni
kishin mbrendè ka nji per shpij,
ku nji pjesè u vranè nè Zallè,
e nji pjesè doli tek gjallè..
Bash n’kte kohè,kur neper shpija
nè çdo kand u sillte’urija,
edhe fmijtè me vàj nè gushè
mbushen mal e shpat e fushè..
Po n’k’te kohè kur diktatura
si postblloku neper ura
“mizè” nuk lente me’i kalue
“-Prej nga vjen,ku don me shkue.?
Edhe kurr mos tè mendoni
se prej plumbit tim shpètoni,
nè k’te vend kurr s’ do guxoni
as tè flisni,as t’mendoni”–
E n’sa bante zhurmè cikloni,
nxori koken Dom Simoni…
“–Kush asht vallè ky Dom Simoni
qè kaq shum po e vlersoni,
a mos asht bre Kastrioti
q’e ka ngjallè sè dytit Zoti?”–
“–Jo bre mik,ky Dom Simoni
qè po thoni e diskutoni
s’asht luftari qè mendoni,
por nji Hyllè qè bani dritè
bash atè ditè kur s’e kemè pritè..
Pra ,nè kulmin e mjerimit,
tè trishtimit tè rregjimit,
i bamè shpirti paçavure
me’i hy Kishes n’kater mure,
me pà Meshè,me puthè Figure,
Baaaaam! kerset nji pushkè pa pritè.”–
“–O çka’asht pushka morè n’kte ditè,
a mos asht ndoj krisem vàjit
ajo pushkè sot n’Fushè tè Rmajit?
“–Jo bre jo,mos u friksoni
nuk asht vàj ai qè mendoni
por qet “pushkè” sot Dom Simoni….
E kur “krismen”ndigjoj Shkodra
mori turr me male e kodra
plak nuk mbet atè ditè te votra,
nuk mbet grue n’atè fund motmoti
pa shkue atje ku lutet Zoti,
me’i fmij n’krah e dy per dore,
tue marrè turr si ortek bore,
e madje e zhgrehun vàjit
aty fillè e n’Fushè tè Rmajit..
U mbush Fusha, aman o Zot
çka s’kish pà syni der m’sot,
me t’thanè mendja qinda e mija,
me t’thanè mendja t’tanè Shqipnija
kishte hy atè ditè n’atè lamè,
thue dhe t’vdeknit janè çue n’kambè…
“–Hapi sytè mori njiherè
a din gja,kush duel n’Eltèr?
Ai po m’duket shkamb mermèr
qè’e kanè hypè mbi piedestal?
Po ti shih,Ai duket mal??”—
Atè fillè e shperthyen pritjet,
aty plasen duartrokitjet
e s’u mbajten brohoritjet…
………………………………………
…………………………………….
Dom Somoni trim dhe Murg
njiqind stinè Ju kalben n’burg..
N’njiqind stinè q’u burgos trimi
s’e ligshtoi jo kurr rregjimi
me torturat me çnjerzore,
pa’u hjekè kurr hekri per dore,
veç lagshtinè,uri e gjak,
pshtyjè e shtyjè gjitherè n’dajak.
Por ama aq sa lot mali,
sa mund t’bahet fushè Cukali
aq u lodh dhe Dom Jubani,
atherè n’fund foli dushmani:
“–E ka fajin prokorori
kur nè gjyq kryeneqen nxori
e me’i plumb shpirtin s’ja mori”–
Por mendue s’e kà “lavdija”
se kur vritet pafajsija
asht nè Qiellè i Madhi Zot
qè s’e mban kandarin kot
por me to mbushè Ferrin plot..
Ndersa “Prifti”pa farè fajit
sot thotè Meshè nè Fushè tè Rmajit-
Shkoder-Dhjetor.1990-Italia-Gjosho Vasia
Vargje me ngjyra..
Friga ‘i m’soi poetèt me “rrafshue” der’malet,
kudo me sjellè flladin dhe me tretè stuhinè,
nalt permbi tribuna me shpendà petalet,
grusht e kangè e valle,per çdo rresht.. lirinè,
ndersa per terrorin çdo mendim i zdralet
sepse hunda i thotè “Kij kujdes partinè..”
Seç i mshehè poeti rradhat larg tè shtrime,
hjedh mbi borè blerimin,futè dhe nji fyllè,
e me pendè servile sjell njimij premtime,
nga qè ka diplomen vuejtjet mbesin mbyllè.
M’thuej o Zot pashè Ty,po si mshehen krimet
qè nè tokè shqiptàre janè si Himalajè?
mbi terrorin fjala po si mund tè shkimet
ku per çdo shtèpi ka veç gjak e vàj?
Ah,poet i shkollès mirè i sheh mjerimet
porse per mjerimet ka vendosè tè bzajè.
Letersija sot plot me vargje boshe
madje pak shqiptàrè njohin t’mirat dìje,
gjysa krejtè pa shkollè,tjera kuqaloshe,
e kanè mblue kombin fund e krye me hije,
dhe permbrenda hijes nè çdo ballè e çoshe,
sheh tè lidhur skllever me litar partije…
Mergim—1996
Gjosho Vasia *
Na mori malli që të qeshim
Ku është Gjosho Vasia?
Më shumë po qajmë se qeshim
Armik e cilësoi partia.
Na ngriu buzëqeshja, mbetë në buzë
I shkreti, Gjosho Vasi!
Vitet i shtyn, i mbledhur dhe krrusë
(“rrezik” është për parti?!)
S’u duhet njerëzve, s’u duhet humori
Nuk duhet më që të qeshin
Të qeshin veç kur del diktatori
Kur qesh ai, të qeshin.
“Ç’është ky humor kaq bajat?!”
Pse s’ka maja nga partia?!
Ia kthyen artistit shpirtin natë
Po qesh ky, GJosho Vasia…
*aktor fin humori ka emigrura në Itali
24 dhjetor 2001
shkruar nga poeti Perparim Hysi
“Ndera” e madhe e Miladinit……?
Poemè satirike..
“Ndera” e madhe e Miladinit….?
Miladini shkjà Serbije,
rritè gjithè jeten”kalè ushtrije”,
tue ba punen veç “nen hije”,
gjysa dhelpen,gjysè hafije..
Kish nji krye ndà me kuadrate,
mbrenda tyne si nder kate
ndrynte intrigat,ndrynte hilet,
k’tu trathtinè,atje zhumilet,
kètu thiken,atje vesin,
ndersa djalli kish nxanè mesin
qè i rrinte kambturqisht,
tue lujtè sy e tue hjedhè bisht.
Nji ditè trimi kish ujdisè,
me i hypè kalit e m’u nisè
n’kryeqytetin e Shqipnisè
te nji mik,diku n’atè vend,
sa me ndà me te kuvend…
Por ma s’parit po mendon,
shum mendon mos po gabon,
ç’farè peshqeshit meriton?
“-Nuk besoj se’i mjafton mikut
me’i çue sot nji pulè furrikut,
se me pula,gjela e pata,
biba e rosa e tjerè dhurata,
k’to per mikun janè tè thata,
s’meriton kaq gjana t’vogla,
s’rrehet miku me do gogla.
Sot dhurohen dele o viça,
o ndoj kosh me krapuliqa,
un kam pa nè Podgoricè
dy harusha te’i rrugicè.
Cojnè der shqipe e fllanza mali
e po gjete ndoj lloj kali,
por t’ndoj rrace kund arabe,
ose ujq tè tokes labe,
ato po,kanè shum vlersina
nga qè janè dhe egersina.”-
N’sa po e lodhte koken trimi,
fap! e shkoi me’j herè mendimi
te Stalini e te Lenini
edhe muer vendim pa tjeter.
“Po i çoi k’tij mikut t’vjeter
nji piton tè gjatè 8 meter..
Nji lloj gjarpni,falè miq’sis,
kapè nder tundra t’Siberisè
fund e krye mveshun me pulla,
sjellè ma ka “shoqja” Janudha,
nga kolkozi sovjetik,
ky po,asht dhuratè per mik.
Shaloi kalin,mori vrapin,
der n’Tiranè s’e ndaloi hapin,
pa harrue patllaken n’brez,
as dhe gjarpnin mbrendè nè thes,
e me hundè t’skuqun si speci,
n’Tiranè mrrijti”pucaleci”…
Sa e pau Tarasi mikun
vuni n’zjarr me’j herè jebrikun,
po pijnè kafe e bisedojnè
shum per gjarpen diskutojnè-
Erdhen shoket prej “strehimit”,
me ‘i puthè doren Miladinit,
u mbush dhoma cep mè cep
s’ke madje ku t’hjedhish grep..
Dy nga “shoket” shtye nga “vesi”
qè me dijtè ç’kà mbrenda thesi,
u afruen e futen sy..
Aman Zot seç kjenè merthy
prej gjarpnushes, tip kulsheder,
asaj kafshes plot 8 meter,
se sa futen t’shketin sy
nè sekond mbeten pa krye..
Ashtu cung,rànè mbi dysheme
si dy denga me tanteme..
Shperthej britma’ e deri gazi,
por mbi t’gjithè u qesh Trasi
kur s’ja pau koken asnjenit,
t’premè si’i prehet bishti qenit,
e me gaz qè’i dha shembtimi,
fillè u sullè nga Miladini
edhe nisi falnderimi
per kete nderè,qè s’kish tè larè
“ndoshta e dejè kjo per shqiptarè”-
Madje ndera e Miladinit
hyni n’gojen e Xhuglinit,
qè dhe kjo nga ana e sajè
te ai thes po ka uzdajè,
se n’duet, kjo dhe Tarasi,
kanè me pre krena si prasi
kush t’kerkojè qè t’i gersasi–
N’fund me puthje Miladinit
u mbush letra e Xhuglinit..
Shkuen vjetet dy e dy….
Taras Beu nè zyrè merthy,
e tue pasè partinè mbi kry
nji ves-vese i kishte hy..
“Mos t’na mbesè gjarpni pa ngranè.?
Tash e parè duhet me’i dhanè.
Miladini na dha nderè,
na e pruni deri n’derè,
na me e lanè me ngordhè urije,
tue pasè k’tu kujdes partije?
U hodh para,shkoj mbi tryezè
filloj t’shkruej me ftyrè permbyzè
t’parin emen mbi nji listè…
“–Ky per mue asht shum i pistè,
ndersa ky ka qenè fashist,
e ky tjetri oportunist.
Ky krye-madhi asht dembel
n’origjinè dhe pse gabel
thonè se veshet gagarel.
K’to tè Kishes janè trathtarè,
k’tu asnjeni s’asht shqiptarè
por anmiq edhe me bisht
qyshè se shkruejnè tè gjithè gegnisht”
Edhe fillè me dy lloj vulash
mbarè i mblodh porsi zogj pulash
dhe me nxitjen e Xhuglinit,
fillè te thesi i Miladinit-…
Gjarpni hangri shum zyrtarè,
sa shkollar e mendimtar,
e tè gjithè sa kjenè tregtarè..
Zhduku miq e shokè sa pat,
zhduku prift e zhduku frat,
sa kushrij e der kunat,
dhe me ndihmen e Zhuglinit
hyjshin n’thes tè Miladinit,
dhe ashtu tè ndamè nè copa,
sot askujt s’i dihet gropa..
Por nji ditè Tarasi vdiç…
Kishte mbetè pa shokè e miq
me u vajtue e me’e nderue
se kish lanè aq shum anmiq
sa me rrena kje vorrue..
La nji popull lakuriq,
gjithkund plagè e vàj e gjak,
frigè e burg,urì çdo prak..
Edhe gjarpni ngordhi’i ditè,
s’pat ushqim ma kush me’i qitè,
por per dreq e faqe t’zezè
nè Shqipni ka lanè do vezè
qè nuk dihet,me pak diellè
asht rrezik se çelin fillè..
Sepse sot Shqipnija mbarè
nuk ka vue asnji kandar
qè m’u quejtè drejt’si shqiptare.
K’tu drejt’sija s’jeton fare
derisa shetitè Zhuglini,
Araniti e Muhedini,
ai Xhevdeti a po Edvini
e me qinda tjeter gjaksorè,
qè kanè prap diçka nè dorè.
E qè munden madje fillè
me grabitè do rreze diellè
edhe vezve me i hapè sytè
me sjellè prap faren e ndytè..
Prandej duhet pasè kujdes
mos jetoni me krye n’thes,
po tè hyni thesi n’kry
ti jo veç nuk sheh me sy,
por der trunin ta ka ndry,
e po mbete me tru n’terr
barazohesh me nji derr,
e po pate vlerè sa ‘i shtasè
ma mirè zhduku prej dyrnjasè…
***
Gjosho Vasia, Mergim., Itali, gushte 2010
Flamuri kuq e zij..
N’atè pervjetor u gjetem mjerisht pa nji flamurè
per nji tubim nderimi, jashtè vorresh te Martirèt,
aty ku na’ i vranè burrat mèshtetun tek ai murè,
ato gjaksorè tè ndytè,vèllazen me vampirèt.
U mblodhem kund 20 dhe nisem lutje n’Zot,
-“sa pak qè paskan ardhè!,Martirèt s’duhen harrue”–….
Sejcili holl petale t’ perzime bashkè me lot,
dhe emnat n’murè t’biruem, fillova me’i pastrue..
U’afrue Marija plakè dhe nxuer nga gjoksi i ràmè
nji kmishè tè lyme n’gjak tè burrit vrà me shokè,
mbas sajè edhe Rudina nji veladon tè shkrramè,
e priftit, vllaut tè sajè,i pushkatuem n’kete tokè…
I shtrimè permbi atè murè tè kuqen bashkè me t’zezè,
aty ku rrahèn plumbat atè natè me hanè tè plotè,
na u’ duk se n’atè Altarè dy drita kishim ndezè,
Ai ishte pra flamurè besoj ma i bukri n’ botè-
Gjosho Vasia – Aktori i Madh i Parodise Shqiptare
Mergim- 7 Tetor–2009
Dy muret e ngujimit!
Gjosho Vasija
Dy Muret e ngujimit
-1-
Ishte Mur ‘i Kuq simbol i trishtimit,
qè pershkoj Shqipninè,deri n’ gjysè t’Berlinit,
50 vjet t’ngujuem,dreqi n’Ferrè e pastè,
na e mori frymen n’atè errsinè tè rrastè..
Se çka pamè n’atè kob, shkruhet zor me pendè,
Murè per pushkatime,mbyllè me dryna mbrendè,-
Por nji ditè rà Muri,Zoti solli dritè,
mori turr shqiptàri, çka dhe’e kishim pritè.
Refreni:
Vrapin mori fukaraja,
kokè e bark me dhimbje t’mdhaja,
n’300 shtete 300 halle,
me shpejtsi qè ka’i sorkadhe,
tue soditè lirinè me sy,
nga’i kashatè edhe tue shty,
diku punè e diku mbledhè,
e diku dhe besa vjedhè-
me nji fjalè nder vuetjet t’tija
kishte t’drejtè me hy lirija
-2-
Sa vorrosem Murin bashkè me diktaturè,
era e Prendimit solli tjeter Murè.
Na’e rrethoi Atdheun, vuni drynat jashtè,
u çuditem shum per kete sjellje t’ vrashtè.
-Thanè:” Se ju shqiptarèt jeni ba gjaksorè,
n’vend tè librit tè mirè,mbani thika n’dorè,
bashkjetojmè ma mirè me tè verdhè e t’zez,
se me njoftè Europa djallin albanez”-…
Refreni:
Prap Europè ti kurva e motit,
a nuk jemè dhe na t’nji Zotit.?
A kje thundra e Rusisè
qè bagloj tok’n’e Shqipnisè,
qè pergjaku votrat tona,
qè dogj rrafsh virtytet tona?.
U vraftè Zoti n’se nuk dini,
se Iliri e Latini
janè dy hise tè ksaj Europè
kemè pij qumshtè prej t’njajtes lopè,
gur kemè vue n’themele tueja,
kemè ba treg me brigjet tueja,
pra si popull europjan
çka ‘u hynè Muri nè Ballkan?
S’kemè nevojè ma per ngujimin,
kemè nevojè per qytetnimin…
Gjosho Vasia – Mergim 2010
Jeta: Edhe mjaltë, edhe baltë
Madje aspak nuk më duket i arsyeshëm mendimi i disave kur thonë se jeta asht shum e shkurtë, ajo të rrëshqet si pa u ndij, sot mjaltë e nesër baltë, a me gjithë mend nuk e dijnë këto karabusha se jetgjatësija në Shqipni asht rekord botnor?
Po të marrim ato qindra e mija të burgosun që rregjimi i gozhdoi me nga 20 a 30 vjet pa iu shmangë asnji orë torturave, pyetni dhe ato me siguri do t’u thonë se çdo vjetë ishte për ne nji shekull… Pa harrue sigurisht të gjithë popullin e mjerë që rrijshin çdo ditë përballë kalendarit se kur po vjen dita e rrogave, tue e dijtë këto mjerana se dita e rrogave vinte “njiherë në vjetë”… Thojshin gjakpirsit se çdo muej u japim nga nji kile mish apo djathë e kafe, por ma besoni se moji i racionit, sidomos për fëmijë, vinte njiherë në gjashtë muej… Se ma kur thona pritëm 50 vjet me thy qafen diktatura rrejmë sigurisht, se nuk ishin 50 por 50.000 e përtej… A e shihni tashti se çfarë fatit kemi ne shqiptarët nën këtë “liri” që na e ka zgjatë jetën si çimçakezi, sa që sejcili prej nesh dishroi vdekjen tash e parë, ngaqë jeta e “ambël” nuk mbaroj kurrë.
Gjosho Vasia
Krijimtari poetike
Kutija e llokumit
Për kush ka mend në krye besoj se i kujtohet
Kur shkojshin për vizita me nji kuti llokum,
Megjithse duket pak, por duhet të vlersohet
Nji e treta e pag’s ditore, për ne kushtonte shum.
U sillshim maratonë nën sjetull me kuti,
Prej Rozës te Rrustemi, n’Serreq e der Spathar,
Njiher kutija jonë kje kthye përsri në shpi
Mbasi i kish ra rrotull qytetit mbrapsht e mbarë.
Vorfnia këtë “Llokumin” e bani shumë rrugaçe
Kalonte dorë më dorë i ndrronte dyert për ditë,
Edhe pse merrte t’shkyeme dhe u nxite ndër dy faqe
U pshtillte me pak letër e fillë e për vizitë.
Kto raste na ndihmuen së pakut me ndejë bashkë
Sa me i sha nanen regjimit der n’shtatë brez,
Se ma kur ishim shum n’Krisht-lindje a por për Pashkë
I bijshim mbarë Shqipnisë tue shkelë mbi faqezez.
Nji zojë na erdh n’vizitë, por shpija s’kishte asgja,
Atherë kutinë e sajë e hapëm në nji çoshe,
Por mbrenda asaj kuti besoni çka kemi pa
Në vend t’atij llokum gjashtë drrasa katerqoshe.
Me siguri urija e kishte ba ketë mëkat,
Por shum ma mirë me drrasa të ngjituna n’bitum
Se prite Zot n’kuti po t’futshin aparat,
Atherë në sigurim na bajshin krejtë llokum.
Partija marimangë na kishte mbyllë “n’pëlhurë”,
S’u ndinte ma erë mishit, asgja nuk merrte shkrum,
Mendo se nji gjysë shekull tue u rrahë nën diktaturë,
Kish mbetun shpija shkret, me nji kuti llokum.
Mërgim-Fruer-2005
V.O. Nji kuti e tillë me 6 copa drrasash ia kanë sjellë Paulin Sekujt me rastin e nji vizite…
Veset e transportueme…
Mos e harroni vllazën ç’na rrxoj ai hylli i kuq,
Gjithë pesha e randë e tij na bani krejt palmuç,
Të gjitha rropullitë që patëm në mbrendi,
Me thoj e me çapoj i bani lesh e li.
Pa dhimbë na zhguli zemrat e mbrenda vari gurë
Atë gurë e soll nga mali kur erdh për diktaturë,
Çdo ditë në lufta t’klasës e pon’atë të fesë
Ai guri shum iu desht me i ra të urtit kresë…
Na nguli nëpër radha mëngjezi ende pa dalë,
Porse gjithherë ndër radha spiuni “kapte” fjalë,
Polici ishte gadi me t’lidhë dorën mbi dorë
Se Spaçat e Maliqat kërkojshin shumë puntorë.
Nai lidhi zorrët ny si veç t’na masakrojnë
Sepse tue mbetë n’uri do t’vrasim shoqishojnë,
Prandej shqiptari pat ma shumë anmiq se miq,
Der shihen vlla me vlla e nuk përshndeten hiç.
Në përgjithsi ky popull u nda në grimë e copë
Në anmiqsi t’papame, me shtye shoshojnë në gropë,
E u mbyll secili n’mure pa njoftë ma miqasi,
Njisoj si muri i hekurt atje në Gjermani.
Fëmijve i jepshim kshillë: “Kujdes se asht spijue,
Shikoni se dy veshët ka ju i ka drejtue,
E ka edhe nji shok që n’burg ka futë dyrnjanë,
Ka mik edhe nji hajn që vjedhin bashkë me t’vllanë.”
Në fund morëm mërgimin gjithë etje për liri
E puthëm shum Prendimin të mbushun me qetësi,
Por për çudi mbas nesh pamë klyshat e partisë
Të shtymë prej regjimit vrap dolën prej Shqipnisë.
Mjerisht me kto përbindsha u mbush Prendimi plot
Me mija komunista që nuk numrohen dot,
Spijuj e plot mafioz të pjellun n’diktaturë,
Sa që na detyruen dhe ktu m’u nda me murë.
E ndyta histori na bani grimë e copë,
N’nji anmiqzi të tillë me shtye shoshojnë në gropë,
Prandej dhe ngulem mure, t’mos duket kund parti,
Edhe pse muri i hekurt asht shembë në Gjermani.
Majmunat dhe njerzit…
Erdhën partizanët ngarkue me dituni
Por n’mungesë të truve e mbajshin n’mbrapanicë,
E përmes pantollash të bame birali,
Shkapërdajshin n’popull dijet me shumicë.
Nga nji birë mësuem cili kje Lenini,
“ai që afroi turmat me i rrejtë n’tribuna”,
bira e dytë na tha kush ka kenë Darvini,
“ai që tha se t’parët i kemi pasë majmuna”.
…
Nuk vonoi partija na gozhdoi ndër rradha
Hyjshim që n’mesnatë nën rrebesh e acar,
Ose nën tribuna ku tregojshin prralla,
Por çdo prrallë e tyne mbrenda kishte zjarr.
Nuk vonoi partija n’atë fushatë t’tërbimit
Vuni stivë të vramit, ngriti nji Golgotë,
Nguli rrotull tij kampe perqendrimit
E do qinda burgjesh t’mbushn plot e plot.
Nuk vonoi partija ndezi anmiqsi,
Helm na futi në gjak shokun me e paditë,
Për çdo ditë na jepte t’njajten porosi:
“Për ju dera e burgut hapun rrin çdo ditë”.
Nga kjo frikë servilat u përthyen kular,
Të burguemit moren bojen e qiriut,
Garravaç u endte çdo spiju tinzar
Deri ai ma trimi hyni n’birë të miut.
Nuk kaloj shumë kohë e shqiptarit t’mjerë
Ja përzhiten trajten, s’e lanë ma njeri,
Ai u kthye n’majmun, i pa pamë ndojherë,
N’atë majmun që bota bani shum çudi.
Në këtë jetë shtazore gojen qepë me kordhë
Edhe fye e pshtye ditë e natë nga dhuna,
Pse s’e pau Darvini para se me ngordhë
Se me komunista ndrysh do t’i shkojnë puna?
Punës s’tij shkencore me ia futë nji pordhë
Kur nuk tha se dhuna njerz’t i ban majmuna.
Eja se ra muri
E kam nji shok për zemër, besnik e sa fisnik,
Ma trim nuk e gjenë burrin, kurr mik me çdo anmik,
N’atë kohë kur diktatura mbi gjak na kishte shtri,
Ai mori sa herë shtegun me thye ndoj copë kufi.
Por gjithsaherë trathtari trathtisht e pat hetue,
I lidhun trimi n’hekur nder burgje pati shkue
Rininë e tij të mjerë, porse gjithherë tue thanë:
“Atë ditë që t’dal prej burgut do i dal kufisë m’atë anë”.
Andrronte nder biruca Europë pa diktaturë,
E dritë e diellë m’atë anë, tue ndritë lirija nurë,
Nji popull me virtyte e për çdo kand drejtsi,
E gaz, e punë, e bukë, e kangë n’demokraci.
Por “Muri” kur u rrxue e ngjarjet moren vrap,
Ky miku im çudi nuk shtrini asnji hap,
S’i luejti tokës nanë, s’i hodh kufinit sy
Ngaqë nuk kish ma “Mure” që me kërkue me thye.
Tash sillet përmbi plehna e n’gropat mbushë me ujë,
Pa i thanë asnjiherë mendes me dalë te toka e huej,
Edhe pse prap gjaksorët po enden gurë më gurë,
“Asgja nuk ka zotni, mjafton që s’kemi Murë”.
E ditët kanë me ardhë, lirija ka me ndritë,
I keqi prej së mirës n’pendime ka me mrrijtë,
Shqiptari s’do t’i ketë ma hekurat ndër duer,
Shqipnija s’do ta shohë vetveten mbyllë me “Murë”.
Spijujt e kombit
Mjerë votra e jonë shqiptare, vogsi e dalun dore
Që kur ia shkimi zjarrin guksima e Azisë djallzore,
Në atë errsinë të rrastë virtytet kjenë verbue,
Der nisi vllau me vlla pa lek me spiunue.
Kur hyni komunizmi shqiptarin gjer për mik,
Atë mik që lante trunin gjithë diten me jebrik,
Se nana e komunizmit ka lindë diku n’Azi,
Prandej i shtuen spiunat ka nji a dy për shpi.
…
Edhe pse sot ti tokë e mbushun me blerim,
Me sa lumej te kjartë që bora i sjell n’kullim,
Edhe pse dendë me lule e malet plot me druj,
Por dije sa ke druj, aq ke edhe spijuj.
Edhe pse je e mirë si nuse me t’vërtetë,
Ku flladi shkapërdahet prej bjeshkës në bregdetë,
Ku përmi valë përhidhet delfini me barbuj,
Por aq sa ke barbuj, aq ke edhe spijuj.
Ti histori banale e mbetun pa prandverë,
Me popull që ban vepra të ngjyme veç në vnerë,
Nji popull “malarik”, kular nderi ndër gjuj
Që kur atë bark robnija e msoj me lindë spiuj.
Të ndjek spiuni n’hap mor thue se e ke zagar,
Nji vesh ta shtjen në xhep n’e paç edhe kumbar,
Der hana ban çudi se kurr nuk paska pa,
Shqiptar edhe trathtar, spiuna vlla për vlla.
Liviz mori Shqipni, lsho gjamen n’per Europë,
Ta zhgulin prej çapojve ketë popull shtrij në gropë,
Me lot shikjo në Qiellë e ndihmë kërko n’ketë kand,
Të sjellin musht prandvere me shndrrue gjakun tand.
Rapsodija e”shperblimit”
———————————
Dalip Zhaba “trimi i trimit”
gjatè gjithè viteve t’ rregjimit
kje gjelati i sigurimit..
Sa torturat ja dha vllaut
se kish marrè urdhun prej shkjaut,
sa shum nana dhe sot
mbushin n’lot ,shamijat plot..:
Nè kete botè kush randè gabon
ai qebesa randè e pson,
sepse Qiella ka ‘i kandar
qè njeriun e peshon mbarè-
ndonjiherè Qiella vonon
por ama kurr nuk harron…
Burrat shtrij atje te Kiri
marrin neser hak te’i biri,
merret haku pamvarsisht
fizikisht a moralisht.
Por po vrave tè kanè vra,
e po shave tè kanè shà,
mos harro se shkon qebesa
der n’sternipa e n’stermbesa..
—————————————–
—————————————–
Djali i Zhabes, i atij “trimit”
qè gjatè viteve t’rregjimit
kje gjelati i sigurimit,
bukur mirè po rrin nen diellè
nji ploblem ka dalè me zgjidhè,
nji voglushes me i dalè para-:
“-Ndalu’i herè t’u dhashtè e mbara
se nji fjalè m’ka mbetè nè fyt,
ti n’daç pyet e n’daç mos pyet,
un due t’bahem burri i yt.
Vajza e bukur kur e pà
pika gadi sa s’i rà..
N’ jetè tè vet nuk kishte ndeshun
nji frymorè kaq tè ngerdheshun,
ishte krejtè karakaturè,
nen lèkur e mbi lèkur-
Kish dy sytè kontrapetal,
njeni shfte mbi Cukal,
tjetri poshte te nji kanal.
Se ma’i kish dy llapa t’ veshit
sa opanga e Marka Lleshit,
e nji hundè sa’ i gyp rakije
qè n’asfalt i bante hije.
Ftyra plot me puça qorre,
ftyrè qè gjindet veç nder vorre
te ndoj foto n’lapidàr
qè ka vdekè 100 vjet ma parè…
Ftyrè qè ngjante me nji kalè,
stivue rrudhat palè e palè,
qè u dukshin n’atè rrapush
si terracat n’ Barbullush…
Koka e tij gjithkund e zblueme
si patatet e qirueme,
djersa e zhegut me erè t’qenit,
vijshin mizat prej Liqenit
edhe fillè e mbi kokè t’tij,
me ba plazhè e me u nxij..
Gjoksi dalè si kry delfinit,
me tri qymè jashtè kufinit,
porsi mjekrra e Nostradinit
Njena kambè i merrte t’hjedhun,
tjera ishte e predredhun
qè m’u dukte gjatè qendrimit
se kcen vallen e Peçinit..
Kjo voglushja, vajzè e mbarè
ndejè perballè atij qyqar
qè po fliste si “poet”,
i dha gjegje mendes s’vet…
“–Nè kete botè kush randè gabon
ai qebesa randè e pson,
sepse Qiella ka ‘i kandàr…
qè njeriun e peshon mbarè.
s’kam dishirè me ja pà kuj
por qe rasti,shif e shkruej……
——————————————-
Kur i shkoi nè fund mendimit,
uli kryet e u nis per t’gjatè,
ndersa i biri i t’sigurimit
mbet si bagla nen shtergatè—
Fruer.. 2010 / Itali Gjosho Vasija
OROSKOPI SI RROSKOPI
— nga Gjosho Vasija
DASHI — 20 MARS — 19 PRILL
Po ndigjo djali’i Lulashit (Bektashit)
je tue i rà nè qafè shoqnisè,
mos mendo se je mish “Dashit”
rreh ma fort nga mishi i dhisè…
DEMI — 19 PRILL — 20 MAJ
Nè ketè botè gjithkush me t’veten,
pra gjithmonè me gjanè e shpisè,
ti si “Dem” mbaje pak vehten
mos trazo “loptè” e kojshisè..
BINJAKET — 20 MAJ — 21 QERSHOR
Fjalè tè urtè m’kanè thanè do shokè
mos e ço nanen n’kojshi,
se ka ndodhè me lindè “Binjokè”,
njeni i bardhè e tjetri i zij…
GAFORRJA — 21 QERSHOR — 22 KORRIK
Ju t'”Gaforres” me 6 kambè
dy me’u thy, prap kceni hop,
kurse mue Zoti m’ka nàmè,
nji me thy, do t’eci n’shkop…
LUANI — 22 KORRIK — 22 GUSHT
N’oroskop njihesh “Lua”,
por trimninè e ke sa’i micè,
sa herè don trimnì me ba
e han shtjelmin n’mbrapanicè…
VIRGJINESHA — 22 GUSHT — 22 SHTATOR
Shej’i im ju ban me qeshè sa nuk qeshni as n’teater,
n’oroskop jam “Virgjineshè”
un qè ndrrova’ i qind e kater.
PESHORJA — 22 SHTATOR — 23 TETOR
Nuk ke “Peshè” ma n’asnji vend,
ke burrni sa’e zeza’e thonit,
ti din vetem me shitè mend
thue je nipi i Napoleonit…
Ishte dashtè kètij mende lehtit
me’i lidhè mbarpa nji teneqe,
qè tue krisè per gjatè qytetit
me’u dallue per farè e keqe…
HAGREPI — 23 TETOR — 22 NANDOR
Kje e bulur qyshè te djepi,
hyllè u rrite n’duer t’satamè,
n’oroskop quhesh “Hagrepi”,
bane Zot me ma ngjitè dhambè…
SHIGJETARI — 22 NANDOR — 20 DHJETOR
Shum u fryne porsi gjeli
tue shitè mend me oroskop,
“Shigjetar” si Wilhelm Teli,
por shkoj shtrembt se je “miop”.
BRIJCJAPI — 21 DHJETOR — 20 KALLNOR
Ti’ i “Vllaznisè” me atè lloj hapit
porten tande po’e shet lirè,
po tè kishè brena “Sqapit”
do tè ishe mbrojt’s i mirè…
UJORI–20 KALLNOR–19 FRORE
Si nè frorè si nè qershorè
mbushim kova n’pusa t’huej,
t’marroftè Zoti ty “Ujorè”
si na’i le çesmet pa ujè.
PESHQIT — 19 FRORE — 20 MARS
Ju tè “Peshkut” hani peshk,
ka sa t’dushè lundra e Palok’s,
sidomos nè tavè kam rreshk,
noten dhjetè krapit t’ Shirokès.
Gjosho-2009
KUTIJA E LLOKUMIT
Per kush ka mend nè kokè besoj se i kujtohet
kur nder vizita shkojshim me nga’i kuti llokum,
me gjithse duket pak,por duhet tè vlersohet
nji’ e treta e pag’s ditore per ne kushtonte shum.
U sillshim maratonè nen sqetull me kuti,
prej Gjyles te Marija,n’Serreq e derè n’pazarè,
njiherè kutija e jonè u kthye persri n’shtèpi
mbasi i kish rà rrotull qytetit mbrapsht e mbarè.
Mjerimi kete llokumen e bani shum rrugaqe,
kalonte dorè nè dorè,i ndrronte dyert per ditè,
edhe pse merrte t’shkyme dhe u nxinte nder dy faqe
u pshtillte me pak leter e fillè e per vizitè.
Kto raste na ndihmuen sè paku me ndejè bashkè
dialogjet plot me halle se na kish mblue kolera,
se ma nder festa t’mdhaja n’ Krisht – Lindje, a por per Pashkè,
vajtojshim krye me krye pa na ndigju as dera…
Nji zojè na erdh n’vizitè por shpija s’kishte asgja,
me’jherè kutinè e sajè e hapem nè nji çoshe,
por mbrendè asaj kuti besoni çka kemè pà,
nè vend t’atij llokum,gjashtè drrasa katerçoshe..
Partija marimangè na kishte mbyllè n’pelhurè,
s’u ndinte ma erè mishit,asgja nuk merrte shkrum,
mendo se nji gjysè shekull tue u shtypè nè diktaturè,
kish mblue bolleku shpinè,me nji kuti llokum…
V.O. Kjo ngjarje e 6 drrasave i ka ndodhè Paulin Sekujt..
Mergim, frurè, 2005
Dhurata për fundviti
Miqève tè mij…
Po shfrytzoj do çaste t’shpejta
me qè due t’mè ndihet zani,
sa me’u thanè 3-4 bejta
çka n’zanatè e ka shkodrani.
Edhe pse nuk jemè n’Atdhe
po’u pershndes vllazen shqiptàrè,
kush Krisht-lindje e Vjetè tè re
t’i kaloni mirè e mbarè.
Dhe pse jashtè bajmè mirè t’a themi
se rrimè t’kapun dorè per dorè,
se per fat kemè qenè e jemi
pjesè e shkambit arbènorè..
Per kush ka pjestarè n’Shqipni
n’Konispol deri nè Shkoder
t’ngasin vrap e fillè n’shtèpij,
tè rreshtohet te ‘ajo voter.
Porsa t’mrrijnè Zoti e thrret
(per nji kèshillè qè don me ‘i dhanè),
mos t’mendojnè veç per shpij t’vet
por t’ndimojnè dhe fukaranè
50 vjet njoftem urinè
e ka prap shqiptàr t’mjeruem,
shko me vrap gjeja shtèpin
se do jeshè shum i nderuem..
Ju n’Prendim nuk jeni n’hije
por jetoni n’qytetnim,
keni marrè kulturè dhe dije
njihni mirè çdo perparim..
E ato dije t’grumbullueme
çojeni atje n’ Atdhe,
nxirni jashtè çdo gja t’vjetrueme
edhe futni frymè tè re.
Nder keto festa shkyni zanin
der qè mjesi tè jetè pà,
cep mè cep tundni vatanin
se kjo moshè s’persritet ma.
Merrni kangèt mbarè e mbarè
si moderne e popullore
e nder valle hyni n’garè
me ato vajza engjellore.
T’krisè shampaja, tè shkumbzinè,
t’plasin dritat mbrenda n’dhomè,
nuk ka gja se mbetè n’errsinè
se t’ndriçojnè dy sy tè njomè..
Por kujdes ti e gjithkush
rrij larg helmit qè t’drogon,
se po u shfaqe karabush
n’kazan t’plehit perfundon…
Pra po s’kje njeri i dlirtè,
(shum i gatshem per nenbishte),
ke me mbetè ndoj ditè pa shpirtè
te ndoj bankè diku n’lulishte.
Edhe ti me bark sa’i vorr
veni gojes dy tre shula,
sepse zemra si motorr
s’e duron trupin me tula
Mishin n’tavè putarkè me mazè,
rakin trio e torten dopjo,
d.m.th. ke ardhè n’atè fazè
me ‘i herè zemra me t’ba skopjo
Me veturè nèse perdridhesh
i droguem mbrapa kokonash,
mjerisht vjen nji ditè e mblidhesh
me kullojce makaronash..
N’se aty ka kush hundè t’madhe
qè ngjason me kollomoqin,
mos e futni mbrenda n’valle
se u pengon me pà shoshoqin…
N’se aty ka ndoji tollac
mos ia len pirunin lidhè,
se tollac e pak koprrac
me atè piru ai krehet fillè.
N’se do t’keni ndoj krye-madh
asht shum mirè per qiell e dhe,
se n’sallè t’vogel ju ban hall,
nxjerr dy dhoma e nji wece
Per shum vjet vllazen shqiptàrè
per shum vjet Atdhe i lirè,
sot nji vjet e prap ma mbarè
edhe ma me zemer t’mirè…
Trieste, 2008
Nga Gjosho Vasija
Gjosho Vasija
Ti shqiptàr nuk bane mirè,
qè me shputè i rè tand birè,
asnjiherè f’mija nuk rrahet,
as nuk shtyhet,as nuk shahet,
duhen ruejtè t’drejtat e tija,
qè ia fali Perendija
porsa’ e nisi mbi kete tokè..
K’tij fèmij rreth asaj kokè
i vue Zoti sy e veshè,
me shtij n’tru çdo gja qè ndeshè,
pra me tru me marrè çka duhet,
e çka duhet mbrendè tè ruhet.
Prandej f’mija tue pasè veshin
pse’i jep prindi paraveshin?
A vertetè kujton i jati,
se fèmijtè janè si veshgjati
ku mbi te perdorèt shkopi,
thupra, druni, e konopi?
Por siç duket ky qyqal,
vjen prej gjakut orjental,
orjentali perdrorè drunin,
qè tè dytit me i mbushè trunin,
se tue pasè mungesè zhvillimi,
dhimsunimi e qytetnimi ,
perdorè rrugen pa asnji’ lak,
paravesh e hundèt gjak.
Ky “zotni”ky lloj tutkunit,
ngjason shum prej nji majmunit,
qè i mungojnè rrullat e trunit.
edhe ban veprime shtase
pa shikue asnji farè mase-
Nji majmun nè mende t’tij
rrin sa rrin njiherè n’qet’si
masandej i vjen nji zgjim
qè merr flakè per dyluftim
T’kishte kenè Darvini gjallè,
do i’kish ngjitè nji numer n’ballè,
si majmun i rraces s’rrallè,
Pàmè dhe bisha nder tortura,
qè i kish m’sue diktatura,
me metodat orjentale
nder qytete.fusha e male,
Mendo tash kjo rracè barbarit,
kjo ndytèsinè me gjak shqiptarit,
shum damtuesa per kah pjella,
thue janè ujq rritun nder shpella,
Mendo ma kaq egersi,
njerz pa gjak e pa burrni,
kafsh pa shpirtè e pa mir’si,
sa dhe janè t’gjithè proletarèt..
Mblodhen universitarèt,
edhe nisen me i rrahè t’parèt,
tue mendue se veç me drunin
tash po i ndrron shkollarit trunin-
Natè e ditè tue u rrahè n’dajak,
nalt e poshtè gjithè trupi n’gjak,
bje e bje nga e prendja t’ prenden,
por asnjenit s’ja ndrruen menden,
Bile gjysa e asaj vlere
sakat dolen prej asaj dere
e nji pjesè e dijetarve,
vdiçen n’dru tè proletarve.
Prandej ti “kshtjeja me birè”
ti’ injorant nuk bane mirè
qè me shputè i re tande birè..
Asnjiherè njeriu nuk rrahet,
as nuk shtyhet as nuk shahet,
n’kryeneqsi tè monologut,
por me gjuhen e dialogut,
hapet mbyllet diskutimi,
siç kerkon k’tu qytetnimi-
Gjosho–9–8–2011
– See more at: http://tribunashqiptare.net/?p=850#sthash.vRgpu1YB.dpuf
Gjosho Vasija-Rapsodì: “Metamorfoza e djallit..“
–”Hé Gjosho Vasija, a po m’njeh?!?!”
–”Shih pashë buken ke po shoh….
posi gjanem nuk po t’njoh?
Kemë pasë shpijat pranë e pranë,
t’kam njoftë babë e t’kam njoftë nanë.
kemë luejtë bashkë në kohë t‘f’minis
masandej në moshë t’rinisë
shpejt u fute n’gjij t’partisë
dhe u bane komunist
si ma i ndezti aktivist,
me nji fjalë të dhanë kulturë
tue vu gur e tue ba murë
me ndertue atë diktaturë”–…
—”Çka me bà…Asht mbyllë tash dera,
kanë qenë krejtë do kohna tjera.”—
—”Vertetë kjenë do kohna tjera…
Komunizmi kje kolera,
kje trathtija, vrasja e mnera.
Injoranca deri n’bindje
se do’e çojmë atdheun në Lindje.
Edhe moret thikat n’dorë,
edhe niset pa hiç zorë
me i ra tok’s kryq e terthurë
tue shtrij n’popull diktaturë
N’gjak u mbluene votrat tona,
helm u hodh mbi sofrat tona,
ç’u mbush toka me kufoma,
si e si me urdhen t’shkjaut
me ia nxjerrun shpirtin vllaut…
Sot besoj se kjo doktrinë
si e kalbun, qelbësinë
duhet vàr tek nji vetrinë,
ku sejcili kalimtar
të ndalohet, puna e parë,
e pa zor e pa poterë
do ta pshtyjnë nja 30 herë”—..
“—Ke të drejtë, mjerim çdo skaj,
por dhe nè nuk patem faj..
Fillë sa hymë na gjujten n’rrena,
rrena e rrena, çdo orë rrena
erdh nji ditë e na u mbush ena
që besuem se me t’vertetë
do t’i japim vendit jetë.”—
—”Sot ku je, çka je tue bà,
a po merresh me ndoj gjà,
me thye tokë a me prè drù,
ndoj pullaz me rregullue,
me kullotë kund dhen a dhì,
a por ndoshta je ndry n’shpi
fukara me lugë, pa lugë,
se ke zor me dalë në rrugë,
frigë se t’gjujnë fmija me gurë
si pjestar në ‘diktaturë?”—
“—Po, diçka kam ardhë verdallë
mos me mbetë si peshku n’zallë..
Shpejt u mblodhem, biseduem,
fillë nga triskat u liruem,
disa i hodhen nder fekale,
disa i treten nder kanale,
se ma ftyra e diktatorit
nuk e dij ku a tretë prej zorit
por mbaj mend i bamun n’copa
copa e copa ku pat gropa –
Masandej si qethen dhent
edhe ne i qethem mendt
edhe fillë e “no koment”
filluem punen n’Parlament.”
“—Komunista në Kuvend???
Ti po rrenë a me gjithë mend,
Deputet me hy n’atë prak,
ju që’i keni duer’t me gjak,
ju bash mjeshtrat e torturës,
baballar’t e diktaturës?”—-
“–Njashtu asht, por kjo spjegohet….
Kur me drù pop’lli nenshtrohet
e me rrena perpunohet,
rrena e rrena e kaçarrena
deri që t’i mbushet ena,
e ti bahet shqiptar ngratit
jo ma larg se tesha e shtatit,
ajo turmë harron disprimin,
dhe miqësohet me rregjimin,
sa që deri diktatorin
per si babë e rreh krahnorin..
Sot prap jemi të nderuem,
të pershndetun, të trajtuem
kemi prona me 8 kate
e dikush me 12 kate….
Që ta dijsh Gjosho Vasija
asht e thjeshtë ketu historia…
Komunizmi kurr nuk vdes
sa t’kenë bota faqezes,
ai livizë ose ndrron ves,
der djè lkurë e n’diktaturë
sot me rrogë e me veturë,
der djè i kuq e sot bojë rozë
me nji fjalë e thanun n’prozë
ajo pëson metamorfozë,
pra nuk vdes, por rrin i gjallë
sepse kemë nji mende djallë,
e nji popull krejtë budallë.”—
“–Kam ba mirë unë si shqiptar
që jam zhdukë si mergimtar
mos me’i pà mà’ ato vrastarë,
ato qej, ato kusarë…..
Gjosho – Mergim—2010
http://www.lajme.gen.al/2010-03-25/topi-dekoron-aktoret-e-humorit-gjosho-vasija-e-gezim-kruja.html
Gjosho Vasija
Dhurata per fundvitit
Po shfrytzoj do çaste t’shpejta
me që due t’më ndihet zani,
sa me’u thanë 3-4 bejta
çka n’zanatë e ka shkodrani.
Edhe pse nuk jemë n’ Atdhe
po’u pershndes vllazen shqiptàrë,
kush Krisht-lindje e Vjetë të re
t’i kaloni mirë e mbarë.
Edhe pse nder t’huej, t’a themi
se rrimë t’kapun dorë per dorë,
se per fat kemë qenë e jemi
pjesë e shkambit arbënorë
Per kush ka pjestarë n’ Shqipni
n’Konispol deri në Shkoder
t’ngasin vrap e fillë n’shtëpij,
të rreshtohet te ‘ajo voter.
Porsa t’mrrijnë Zoti e thrret
(per nji këshillë që don me ‘i dhanë),
mos t’mendojnë veç per shpij t’vet
por t’ndimojnë dhe fukaranë
50 vjet njoftem urinë
e ka prap shqiptàr t’mjeruem,
shko me vrap gjeja shtëpin
se do jeshë shum i nderuem..
Ju n’Prendim nuk jeni n’hije
por jetoni n’qytetnim,
keni marrë kulturë dhe dije
njihni mirë çdo perparim..
E ato dije t’grumbullueme
çojeni atje n’ Atdhe,
nxirni jashtë çdo gja t’vjetrueme
edhe futni frymë të re.
Nder keto festa shkyni zanin
der që mjesi të jetë pà,
cep më cep tundni vatanin
se kjo moshë s’persritet ma.
Merrni kangët mbarë e mbarë
si moderne e popullore
e nder valle hyni n’garë
me ato vajza engjellore.
T’ krisë shampaja, të shkumbzinë,
t’plasin dritat mbrenda n’ dhomë,
nuk ka gja se mbetë n’errsinë
se t’ndriçojnë dy sy të njomë..
Por kujdes ti e gjithkush
rrij larg helmit që t’drogon,
se po u shfaqe karabush
n’kazan t’plehit perfundon…
Pra po s’kje njeri i dlirtë,
(shum i gatshem per nenbishte),
ke me mbetë ndoj ditë pa shpirtë
te ndoj bankë diku n’lulishte.
Edhe ti me bark sa’i vorr
veni gojes dy tre shula,
sepse zemra si motorr
s’e duron trupin me tula
Mishin n’tavë putarkë me mazë,
rakin trio e torten dopjo,
d.m.th.ke ardhë n’atë fazë
me ‘i herë zemra me t’ba skopjo
Me veturë nëse perdridhesh
i droguem mbrapa kokonash,
mjerisht vjen nji ditë e mblidhesh
me kullojce makaronash..
N’se aty ka kush hundë t’ madhe
që ngjason me kollomoqin,
mos e futni atë’ njeri n’valle
se u pengon me pà shoshoqin…
N’se aty ka ndoji tollac
mos ia len pirunin lidhë,
se tollac e pak koprrac
me atë piru ai krehet fillë.
N’se do t’keni ndoj krye-madh
asht shum mirë per qiell e dhe,
se n’sallë t’vogel ju ban hall,
nxjerr dy dhoma e nji wece
Per shum vjet vllazen shqiptàrë
per shum vjet Atdhe i lirë,
sot nji vjet e prap ma mbarë
edhe ma me zemer t’mirë…
Gjakmarrja dhe Ngujimi,
dy të zezat që njeh “trimi”…
Gjosho Vasija
Lulash Dosa prej Bucakut,
seç ma ka atë tufë mustakut,
q’e ka shtrij per siper gojës
krejtë si sqapi i Marka Ndojës.
Seç po shifet ditë per ditë,
tue e krehë e kashagitë
se vendosë ka sot n’pleqni
me tregue nji t’fortë burrni,
por pa kenë mirë nder mustakë,
as burrnija s’ka nafakë…
Sot kerkoka me ngrehë lakun
nji gjaksorit me i marrë gjakun,
pra dikund ka çue nji fjalë”–
“–Mos mendoni se’ u kam falë,!?
Por tashti që vdiq rregjimi
tashti shihni kush asht trimi,
prandej mbylluni në shpij,
per sa keni pleq e fmij,
se do t’marr un hak per gjyshin
që’ e pàtë vra në dyztedyshin,
e per gjakun e harruem
der t’ju vras, jeni t’ngujuem.”–
Tash Lulashi rrin e pret
pale sot kush kryet po’ e qet,
e n’sa sillet n’per qytet,
hasë nji shoq që n’vuetje kjenë
t’internuem në Tepelenë…
Shternguen duer e u qafunë,
e n’bisedë të parë, filluen.:
“-Po ti Lulash këndej pari,
pse po u sillke si “xhendari?,
Fry e shfry porsi kendezi,
der i zverdhun si kinezi,
i pa rrumë si bubazhel,
dredhë mustakun kaçurrel,
diçka n’sy ti jep e merr
mos ke dalë me ba ndoj sherr?
Un të njof qysh n’Tepelenë
se do punve i ke lujtë fenë.??”-..
“–Po besa mor Gjosh Vasija,
jam tue pà te ajo shpija
a thue kush po ma qet kryet,
se nuk rrij per pa e mbytë,
pa e fergue si puna e mlyshit,
e me’i marrun hakun gjyshit.”–.
“Po më thuej çka t’paskan bà
që kerkon gjithë kete hatà?
Kush bre t’keqen ta ka thurë
që kerkon me’u ba gjaksuer?
nuk kuptova çka the?..,mlyshin?
dikush don me t’fergue gjyshin?
“–Mos u tàllë Gjosho me plakun,
kam dalë sot me’ i dhanë dajakun,
me allti me ia marrë hakun..
Gjyshi i tyne n’dyztedyshin
na ka vra bre katragjyshin,
e sot dola me marrë hak,
siç na thotë kanuni plak…
“–Nisu Lulash shko n’shtëpi
se po bahesh komedi,
len kanunin n’punë të vet,
ai tashma ka mbetë pa shndet
ç’se asht lindë tash njimij vjet,
kur malsija me qytet
kanë qenë krejtë analfabet.
Sot ti Lulash nga “kultura”
po ban krejtë si diktatura
që e vrau shqiptarin mbarë,
padrejtsisht trim e shkollar,
gjithsa patem dhe fetàrë,
sepse ishin shtasë nji copet,
ushqye trunin n’bagla lopet…
Pra dhe ti si injorant
arrogant e der pedant,
po kujton se asht e t’vjetrit
me i marrë shpirtin atij tjetrit.?.
Ndigjo Lulash mendezi,
me pasë pasë ndopak burrni
ti mendue do t’kishe ndrysh,
jo me marrun hak per gjysh,
e per krushk e katragjysh,
por per baben atë burrë t’mirë
që ta vrau partija n’Kir
komunistat kriminela,
me ato hyj neper kapela-
madje thotë kush pau me sy,
deri arra’i thyen mbi krye.
Por ti s’duhet me i marrë gjakun
dhe pse don kanuni hakun,
se n’shqipni ka hy shkollimi,
asht mbushë truni’ e arsyetimi,
ka hy shkenca e perparimi,
nuk asht ma shqiptari mlysh,
sot mendimet i ka ndrysh,
per kto punë ka hy drejtsija,
s’ka nevojë ma ç’thotë malsija
jo kanuni,jo majmuni
e jo huni e tutkuni,
Shpirtin që njeriun gjallon,
vetem Zoti ja dhuron,
vetem Ai ka t’drejtë me e falë
vetem Ai ka t’drejtë me e ndalë,
askush tjeter në kete botë,
jo ma ti njeri i kotë,
rrotë e kotë sa’i autobotë.”
E Lulashi u nis dalë
sigurisht me bisht nder shalë,
e mustakët gjithë burrni
seç i hypen goj’s permbi,
sa që trimi i jonë si” zanë”
që mendoi me trembë dyrnjanë,
mà nji fjalë nuk mujt me thanë….
Gjosho Vasija
Nanë Terezës
Ke ba shum mirë Nanloke që s’erdhe 50 vjet,
do t’kishte mbetë skeleti perfund t’atij ” termet”
ku nen rrenoja t’tij kanë mbetë sa shum shqiptàr,
sa burra t’ ndershem prë, e vra klerikët mbarë…
Besoj o Nanë Tereza njashtu si me Indinë
dhe k’tu shqiptari’ i mjerë e njofti shum urinë,
terrori’ i kalbi zemren, i patem burgje plot,
nuk mbeti n’kambë nji kishë,na dogjen Fe e Zot
Po t’mujshe nji herë msheftas të vijshe tek ky prak
do t’gjejshe per çdo derë vorf’nì e gjamë e gjak,
do t’gjejshe aq rrenim,që shum do t’kish çuditë
nji popull pa virtyte,shtrembnue e shkarravitë…
Do t’shifshe komunistat, si turqit n’atë “zaman”,
që ty e Vatikanit të dojshin per kurban,
do t’kishin vue në kryq,do t’varshin me çengel,
kështu pat mrrijtë Shqipnija,sovjet e Izrael…
Sot ke Selinë në Qiell,por mos harro Atdhe,
per fe e per atdhe te’i Madhi shko per ne,
e thuej të na pastrojnë prej bishave t’pa Zot,
nuk duhet prap’ shqiptari të derdhin gjak e lot…
Prandej ke ba shum mirë që s’erdhe 50 vjet,
do t’ishin kalbun kocat per fund t’ atij termet
ku nen rrenoja t’tij kanë mbetë sa shum shqiptarë,
sa burra t’ndershem prë,e vra klerikët mbarë…
Flamuri kuq e zi
N’atë pervjetor u gjetem mjerisht pa nji flamur
per nji tubim nderimi,mbas vorresh te Martirët,
aty ku na’i vranë burrat mështetun tek ai Murë,
ata gjaksorë të ndytë,vëllazen me vampirët..
U mblodhem kund njizet,dhe nisem lutje n’Zot….
“Sa pak që paskan ardhë,Martirët’ s’duhen harrue”.
Sejcili hodh petale t’perzime bashkë me lot,
dhe emnat n’murë t’biruem,fillova me’i pastrue..
U afrue Marija plakë dhe nxuer nga gjoksi i ràmë
nji kmishë të lyme n’gjak,të burrit vrà me shokë,
mbas sajë edhe Rudina nji veladon të shkrràmë
e priftit,vllaut të sajë,i pushkatuem n’k’te tokë..
I shtrimë permbi atë Murë të kuqen bashkë me t’zezë,
aty ku rrahen plumbat atë natë me hanë të plotë,
na’u duk se n’atë altarë,dy drita kishim ndezë..
Ai ishte pra flamur, besoj ma i bukri n’botë..
Pregatitur e grumbulluar materialin per “Alba – Dansk” nga Luigj Shkodrani
Redaksia
Leave a Reply