Shijoni ngjyrat e mrekullueshme të vjeshtës në kopshtet italiane. Mjafton të shkoni në qytete më të famshme italiane e të vizitoni parqet e shumtë për të marrë magjinë e vjeshtës në ngjyra, por edhe bukurinë e romantikëve italianë. Për ata që do të donin të kalonin një javë në Lombardi, janë dy parqe të mrekullueshme që nuk duhet t’i lënë jashtë vëmendjes: Parku Sempione në Milano dhe Parku tërheqës i Villa Reale në Monza, një nga parqet më të vjetër në Evropë. Në Trentino Alto Adige, në provincën e Trento, gjendet Parku Asburgico. Dhe nëse udhëtoni drejt Piedmont, i famshmi Parco del Valentino në Turin, pret për ju. Këtu gjendet dhe një nga kujtimet më të bukura romantike, që lidhet me Ditën e Shën Valentinit, ndaj dhe parku mban këtë emër. Dhe nëse do të pëlqenit një park buzë detit, vjeshtën mund ta shijoni në Park Nervi në Genoa. Në Romë po kështu do të gjeni parqe të mrekullueshëm Parku Aqueduct dhe Villa Doria Pamphili. Por Roma dhe Napoli janë shumë afër, ndaj mos hezitoni të shijoni vjeshtën në të bukurin park Virgilian…. Italia ofron në të vërtetë shumë zona natyrore tërheqëse, vende unike për të kaluar kohën. Shijoni parqet më të bukura në italiane me ngjyrat e ngrohta dhe tonin e zjarrtë të vjeshtës…
Marrë nga: albpress.org









Leave a Reply