Po mendoni te kaloni pushime dimërore te veçanta? Një destinacion i këndshëm është Borovets, një qendër turistike, ku te apasionuarit pas skive, do te gjejnë atë çfarë kërkojnë. Borovets është i vendosur ne malin Rila (Bullgari) dhe ndodhet 72 kilometra nga Sofia. Vlerësohet nga destinacionet me pistat me te mira për sportin e skive, por edhe si një nga me te lirët. Atje do te gjeni pistat për fillestare dhe profesioniste, instruktoret e mësimit te skijimit, netët folklorike, verëra te llojeve te ndryshme, udhëtimin me teleferik. Pishat e shumta,te mbuluara nga dëbora ne stinën e dimrit, e bëjnë edhe me te veçante këtë destinacion, pistat e skive të të cilit ndodhen ne një lartësi 2600 metra mbi nivelin e detit. Gjatësia e përgjithshme e pistave është 58 km, ndërsa pista me e mire është e pozicionuar ne shpatet e Ystrebets, ne te cilën do te mund te gjeni te gjitha garat sportive. Temperatura mesatare ne Janar llogaritet ne 4.8 grade C, ndërsa bardhësia e dëborës zgjat deri ne muajin prill. Restorantet dhe baret, hotelet e shumta ne këtë zone, ju mundësojnë pushime te paharruara, ndërsa profesionistet apo te apasionuait pas skive, kane mundësi te shfrytëzojnë pistat edhe gjate orëve te natës.
Marrë nga: www.albpress.org







Leave a Reply