Në një deklaratë kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj i është përgjigjur thirrjeve të ditëve të fundit mbi ndarjen e Kosovës apo autonominë e Veriut të saj që kanë ardhur sa nga Beogradi, aq edhe nga Brukseli. Danaj thekson se përballë këtyre deklaratave që vijnë nga Beogradi apo Brukseli, shqiptarët e kanë problemin më të thjeshtë. Përgjigja e tyre duhet të jetë: Pse të ndahet Kosova, të bashkohet Shqipëria.
Vetëm kjo është zgjidhje afatgjatë, që garanton paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe mbyll përfundimisht gabimet historike të së kaluarës. Nuk mjafton të pohosh se ndarja e Kosovës është e rrezikshme, nuk mjafton të pohosh se ajo do krijojë reaksion zinxhir në rajon. Këtë e dinë mirë Brukseli dhe Uashingtoni. Ata janë arbitër të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ndërsa politikanët shqiptarë duhet të jenë fillimisht veprimtarë të çështjes shqiptare. A dëshiron bashkësia ndërkombëtare të ketë paqe në rajon? Në qoftë se po, atëherë duhet të lejojë shqiptarët të bashkohen. A dëshiron bashkësia ndërkombëtare fqinjësi të mirë rajonale? Në qoftë se po, atëherë duhet ti hapë rrugë Shqipërisë natyrale.
Kryeministri Berisha deklaroi në Romë se ndaj kombit shqiptar, ndërkombëtarët kanë bërë një padrejtësi të madhe duke e coptuar. Në këtë padrejtësi i ka rrënjët edhe destabiliteti i rajonit. Por në qoftë se bashkësia ndërkombëtare kërkon sinqerisht stabilitet, atëherë problemi është I thjeshtë. Nuk ka nevojë, për asnjë model të shpifur dhe të neveritshëm, për asnjë model që nesër do hapë vatra të tjera krize. Ka vetëm një model që duhet aplikuar edhe për shqiptarët. Dhe ky është modeli gjerman. Dy gjermanitë që u copëtuan në mënyrë koloniale në vitin 1945 u bashkuan në vitin 1989. Dhe kjo zgjidhje stabilizoi BE. E njëjta vlen edhe për shqiptarët. Ata duhet të lejohen të bashkohen që të stabilizohet Ballkani. Teza mbi ndarjen e Kosovës të çon në luftë. Teza mbi bashkimin e shqiptarëve në Shqipërinë Natyrale të çon në paqe dhe stabilitet. Brukseli dhe Uashingtoni, Beogradi, Shkupi dhe Athina duhet të zgjedhin: Luftën apo paqen.
Bota Sot
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply