Mëlçia e zezë dhe lëngu që prodhohet prej saj luajnë rol të rëndësishëm në procesin e përgjithshëm të tretjes. Ushqimet kanë veti të shtojnë si sekretimin e lëngut të stomakut dhe të zorrës, ashtu edhe në nxjerrjen e lëngut të mëlçisë për në drejtim të zorrës, që luan rol të rëndësishëm në përzierjen e yndyrave në zorrë. Sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të rrugëve të saj bëhen shkak për lindjen e ndryshimeve të veçanta funksionale dhe në aparatin tretës. Për këtë ndihmojnë edhe lëvizjet, shëtitjet e gjata në ajër të pastër, gjimnastika etj.
Kinfusha
Bari i kinfushës nxit shtimin e leukociteve dhe ndihmon në rritjen e aftësisë vetëmbrojtëse të organizmit. Lëngu nga bima e kinfushës këshillohet të pihet për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë, që lidhen me prodhimin e sekretimit të tëmthit. Këshillohet që te fëmijët dozat të jenë në sasi më të vogla, pasi mund të shkaktojë të vjella.
Rigoni
Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera. Gjithashtu, rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë. Të sëmurët nga mëlçia duhet të pinë çdo mëngjes dhe mbrëmje çaj rigoni të pa ëmbëlsuar. Shumë shpejt do të shohin efektet pozitive që ai jep.
Akja
Midis bimëve që nxisin zbrazjen e fshikëzës së tëmthit këshillohet akja. Lulet e akes rekomandohen për të shtuar rrjedhjen e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit. Bari shërues bimorë i përzier edhe me pelin e me bar pezmin, bëhet më i dobishëm për prodhimin e tëmthit.
Angjinarja
Në sajë të cinarinës, glukoziteve A dhe B, substancave flavonike të ndryshme etj. Gjethet e angjinares përdoren kryesisht në sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave. Gjethet nxisin prodhimin e tëmthit dhe zbrazjen e tij dhe përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit, vepron në metabolizmin e kolesterinës dhe të uresë dhe nxit urinimin (jashtëqitjen e klorureve dhe uresë).
Rrepa
Rrënjët e freskëta të rrepës përmbajnë esencë me squfur rafamol etj. Krahas vitaminës C, ato përmbajnë edhe faktorin B, edhe substanca fitonciale. Ato nxisin formimin e tëmthit dhe urinimin. Këto substanca, në doza të vogla, nxisin prodhimin e tëmthit në mëlçi dhe për pasojë, shtojnë pezmatime, prandaj nuk zbatohen në doza të larta, kur mëlçia është e dëmtuar.
Mendra
Në mjekësinë popullore është mjaft i përhapur përdorimi i kësaj bime për kurimin e mëlçisë. Çaji i përgatitur me gjethet e kësaj bime, të cilat duhen mbledhur para se të lulëzojë, përdoret për të qetësuar dhembjet së mëlçisë. Mendra është një bimë mjaft e përhapur në natyrë. Efekte kuruese kjo bimë ka edhe për sëmundjet e lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatizmës.
Rrushi
Rrushi rekomandohet për të sëmurët, që vuajnë nga mëlçia. Ai përmban sasi të konsiderueshme sheqeri, kripëra të kalciumit, hekur, vitamina B dhe C. Për shkak të sasisë së përbërësve të tij, lëngu i rrushit është ilaç efikas te sëmundjet e mëlçisë.
Karota
Edhe karota, është një nga perimet e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut, sepse ndihmon në kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Përdoret gjerësisht në supë për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, sidomos për mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë së zezë, tëmthit, veçanërisht të cerozës së mëlçisë. Mjekët popullorë këshillojnë që të sëmurët me mëlçi të hanë karota çdo ditë.
Dardha
Në sajë të përmbajtjes së hekurit dardhat kanë një efekt pozitiv në mëlçi, pasi nxisin aktivitetin për prodhimin e tëmthit. Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Ky çaj rekomandohet të pihet njëherësh dhe i vakët. Çaji përdoret gjithashtu edhe për lavazhe të ndryshme, në sajë të vetive të tij antiseptike.
Këshilla për sëmundjet e mëlçisë
– Qumështi i bletës ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë.
– Çaji i përftuar nga zierja e sherebelës përdoret për kundër sëmundjeve të mëlçisë së zezë, tëmthit, veshkave.
– Farat e gjembgomarit kurojnë sëmundjet e tëmthit dhe mëlçisë.
– Midis bimëve që nxisin zbrazjen e fshikëzës së tëmthit këshillohet akja.
– Në sajë të substancave të hidhura dhe të esencës, pelini përdoret si mjet që shton rrjedhjen e lëngut të stomakut dhe përmirëson punën e mëlçisë.
– Rrënjët e freskëta të rrepës përmbajnë esencë me squfur rafamol etj. Ato nxisin formimin e tëmthit dhe urinimin.
– Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë.
– Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.
– Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes.
– Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.
– Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe brokulës.
– Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani
Leave a Reply