
Qeveria e Kosovës, vendosi bllokimin e të gjitha mallrave të Maqedonisë që synojnë të hyjnë në vend, si reagim ndaj vendimit të qeverisë të Maqedonisë e cila ka vendosur taksat rrugore për shtetasit e Kosovës.
Vendimi, sipas ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, hyn në fuqi sot në mesnatë. Për të hyrë në Maqedoni, qytetarët e Kosovës do të duhet të paguajnë nga 2 Euro, ndërsa taksa për makinat është 5 dhe për autobusët e kamionët 20 Euro.
Maqedonia e kishte marrë vendimin pas embargos për një sërë mallrash maqedonase nga ana e autoriteteve të Kosovës. Qeveria maqedonase i kishte bërë ultimatum qeverisë së Kosovës për heqjen e masave ndaluese.
Përplasja në fushën e tregëtisë ka hasur në kritika të prodhuesve nga Maqedonia, të cilët, Kosovën e kanë një nga tregjet kryesore për eksportin e mallrave të tyre. Autoritetet në Prishtinë thanë se nuk do të vendosin masa për lëvizjen e lirë, por vetëm për bllokimin e mallrave maqedonase.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply