Një 25-vjeçar nga Kosova është arrestuar mëngjesin e sotëm në Ulqin, pasi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri 5 persona në një restorant, mes të cilëve katër shqiptarëve. Autoritetet policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Shaban Hyseni, nga Ferizaj, i cili është i dyshuari kryesor për plagosjen e 5 personave, tre nga Tirana, një nga Shkodra dhe një nga Ulqini.
Fillimisht mësohet se 25-vjeçari Hyseni ka pasur një konflikt me 5 të plagosurit në restorantin Stari Ribar në Ulqin, dhe pas konfliktit ai është larguar duke u kthyer i armatosur duke shtënë me armë zjarri nga dera e restorantit, duke lënë të plagosur shtetasit me inicialet A.T., B.T dhe M.K nga Tirana si dhe G.Gj nga Shkodra. Gjithashtu ka mbetur i plagosur edhe shtetasi S.Z nga Ulqini. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive banale, por pa saktësuar detaje.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Tivarit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
5 shtator 2013 (gazeta-Shqip.com)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply