Ka 14 vjet, që Sali Berisha hesht dhe nuk jep shpjegime, madje nuk kërkon dhe bllokon rihetimet për vrasjen e Azem Hajdarit. Ndaj dhe sa herë përmendet vrasja e Azem Hajdarit, shqiptarët akuzojnë Sali Berishën si “scenarist” të vrasjes së tij. Ndaj dhe sa herë që shqiptarët shikojnë Saliun te memoriali i Azemit, drejtojnë “gishtin” dyshues e akuzues pikërisht tek Sali Berisha, njeriu që në vitin 1991 e spostoi Azemin nga kryetar i parë i PD dhe me makinacione “votash sigurimi” u vendos në krye të kësaj partie, të cilën e sundon edhe sot, kur ish-studentët e “Dhjetorit ‘90”, janë bërë nga 45 vjeç. Ndërkohë që hesht për vrasësit e Azemit, prej 8 vitesh “puthet” e hargaliset me Fatos Nanon, “vrasësin e vërtetë të Azemit” (siç e ka shpallur).
3. A keni këmbëngulur, që ai të jetë në atë mbledhje, duke i thënë që më “duhesh, sepse ashtu janë punët në kryesi” dhe cila është përgjigja që ju ka dhënë Azem Hajdari dhe përse nuk ka filluar mbledhja pa ardhur ai?
4. Azem Hajdarin e kanë telefonuar 1 orë pas fillimit të mbledhjes. Ju, dini gjë kush kanë qënë? A ju ka ardhur një mesazh në telefon dhe nga kush?
5. Cili drejtues i PD, ua ka bërë me kokë, kur ka dëgjuar krismat e armëve dhe cili ka qënë reagimi juaj?
6. A ju ka rënë telefoni 10 minuta pas krismave pas krismave dhe cila zyre e lartë e shtetit?
7. A keni lënë porosi, që të mos jepet lajmi në “Radio Kontakt”, pa komunikuar me ju?
8. A keni biseduar natën e vrasjes për vrasjen e Azem Hajdarit, me ata që akuzuat për vrasjen e tij dhe përse konkretisht? Po të nesërmen a keni biseduar? Po pas 10 ditësh a jeni takuar me të dhe ku?
9. Cili ka qënë anëtari i kryesisë së PDSH në mbledhje, që ka dalë “pesë minuta jashtë” përpara Azemit dhe kur është kthyer, ka njoftuar Azemin, se “të kërkojnë jashtë” dhe aktualisht, a është ky person ministër në qeverinë tuaj?
10. Cili ka qënë politikani i parë nga e majta, që ju ka pyetur në telefon: “Ç’bëhet andej nga ju dhe cila ka qënë përgjigja juaj?
11. A keni biseduar në telefon me Fatos Nanon për arratisjen e tij jashtë vendit fill pas vrasjes së Azemit, duke e njoftuar “për rrezik jete”? Po me largimin dhe fshehjen e fëmijëve të tu në Suedi natën e vrasjes së Azemit, kush është marrë nga njerëzit e qeverisë “NANO”?
12. A keni dhënë urdhër, që nga gazeta “RD” të hiqet posteri i përditshëm kalendarik për ditët e vrasjes së Azem Hajdarit? Përse dhe kush ju ka urdhëruar?
13. Kush e ka bërë kontrollin e parë në makinën e Azem Hajdarit natën e vrasjes dhe a ka lidhje me ju, ku kontroll? Përse është fshehur makina në parkingun e PD nga 3 tropojanë, përse nuk është lejuar prokuroria të bëjë hetime mbi makinën dhe a ka patur pakt “mirëkuptimi” mes jush dhe prokurorisë për të mos bërë këtë hetim?
14. Cilat janë lidhjet tuaja me disa nga ekzekutorët e ish-bashkëpunëtorit tuaj dhe përse bllokoni ekstradimin e tyre për të dëshmuar për vrasësit e vërtetë që ju keni akuzuar?
15. Cila është biseda që keni bërë me ish- shefin e SHIK Bashkim Gazidede, 50 minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit?
16. Pas krismave, cilëve drejtues të kryesisë së PD u ke dhënë urdhër të mos qëndrojnë në selinë e PDSH dhe përse?
17. Ju keni akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, Fatos Nanon. A i qëndroni kësaj akuze publike? Kur takoheni, a bëni humor me Fatos Nanon, për atë akuzë?
18. A dini ku gjendet ish-buodigardi i plagosur Neza i Azem Hajdarit dhe deri kur keni patur lidhje telefonike me të? Po kontakte fizike a keni patur me të dhe çfarë keni biseduar?
19. A e financon qeverisja jote “ilegalisht” jetesën e ish-buodigradit të plagosur Neza, në “emigracionin sekret” ku gjendet?
20. A keni komunikim me ish-buodigradin tuaj Izet Haxhiaj të arrestuar në Turqi, që akzuohet si organizator dhe pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit dhe përse nuk lejoni ekstradimin e tij në Shqipëri?
21. A i keni kërkuar familjarëve të Besim Çerjes, ish-buodigardit të vrarë me Azem Hajdarin, “të mos flasin” deri sa t’u japësh urdhër ti, sepse “ashtu janë punët”?
22. A ju ka dorëzuar dikush, një kasetë që ka patur Azem Hajdari në xhep ditën e vrasjes dhe ku gjendet kjo kasetë “misterioze”?
23. A keni patur “dorë” në skenarët për incidentet policore të Azem Hajdarit në Tropojë, Ura-Vajgurore, Laç, Tropojë e Milot? Po në stadiumin e Shkodrës?
24. A gjendet Frrok Çupi pranë pushtetit tënd, në shkëmbim të një dëshmie të dhenën e regjistruar në aparturat e ATSH prej Gafur Mazrekut, i cili pas plagosjes së Azemit u fsheh në ATSH që drejtohej nga Frrok Çupi?
25. A ka patur dijeni Azem Hajdari, për të vërtetën e firmës së karburanteve “Shqiponja” të PD, që çonte karburant në Serbi dhe përse ju ka kundërshtuar dhe për takimet e tua të fshehta me Milosheviçin dhe Arkanin?
26. Po kasetën e këtij takimi të regjistruar nga biznesmeni Remzi Hoxha, a e ka patur Azemi dhe a ua ka treguar? Cili ka qënë reagimi juaj?
27. Cili ka qënë drejtuesi i PDSH pranë jush, që kërkonte spostimin e Azem Hajdarit nga drejtimi i PD? A i keni dhënë mision për këtë spostim?
28. Ju deklaruat, që sa të kthehet PD në pushtet, akti i parë do të jetë dëshmia juaj për vrasësit dhe hapja e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Përse nuk po e bëni?
29. Pas ardhjes së PD në pushtet, a ju ka kërkuar familja Hajdari hapjen e dosjes “Hajdari” dhe cilat kanë qënë përgjigjet tuaja deri tani?
30. A keni bërë ndonjë bisedë me Arben Imamin, për vrasjen e Azem Hajdarit dhe a ka lidhje kjo bisedë, me futjen e tij në kabinetin tuaj?
31. Vetëm 5 orë pas vrasjes së Azem Hajdarit, ju keni ndërruar bravën e derës së zyrës së Azemit dhe prej 1 viti e keni mbajtur të bllokuar, me motivin “për ta bërë zyrë muze”. A ka lidhje kjo, me ndonjë pastrim “letrash shqetësuese” për ju?
32. Cili ka patur detyrë të dorëzojë tek ju celularin e Azem Hajdarit dhe ku gjendet ai?
33. Në momentin e vrasjes, Azemin e kanë zhveshur për ta ndihmuar. Xhaketa dhe pantallonat janë “zbrazur” dhe çfarë ndodhej brenda tyre janë marrë e janë dorëzuar në dorën tënde. Çfarë ishin këto “sende” dhe ku janë aktualisht?
34. A ju ka rënë ndonjë telefon nga Athina apo nga Beogradi, 30 minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit, nga kush dhe si i jeni përgjigjur?
35. A keni patur dijeni për nisjen e një helikopteri të shërbimit qeveritar drejt veriut, 2 orë pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe kush udhëtonte me të?
36. Pak minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit, a ju ka thënë dikush në telefon: “Iku”!
37. A ju ka kërcënuar ndonjëherë përballë Azem Hajdari në zyrën tuaj dhe përse? A ka patur kërcënimi i tij ndaj jush, lidhje tuajën me një biznes të Ramiz Alisë në Itali?
38. A jeni ju, skenaristi i heqjes së imunitetit të Azem Hajdarit me 52 deputetët e PD dhe a kishit planifikuar burgosjen e tij?
39. A keni urdhëruar SHIK në vitet 1992-1997, për të përgjuar Azem Hajdarin dhe ku gjendet një kopje e dosjes së këtij përgjimi, prej 1800 faqesh?
40. A keni patur kërkesa të shpeshta nga familjarë të Azemit për të bërë denoncimin në prokurori?
41. A keni marrë nga familja e Azem Hajdarit dosjet e tij të punës, që mbante në studio në shtëpi dhe ku gjenden ato sot?
42. Çfarë keni biseduar në telefon natën e vrasjes së Azemit, me Perikli Tetën dhe ku jeni takuar me të, të nesërmen në orën 10 e 30 minuta?
43. A është vrasja e Azem Handarit, vrasje politike dhe cilët janë autorët?
44. A do të hapni dosjen e vrasësve të vërtetë të Azem Hajdarit?
45. Ju keni deklaruar, se CIA nëpërmjet ambasadës së SHBA në Tiranë, ju ka kërkuar një informacion me opsionet tuaja, për vrasjen e Azem Hajdarit. A mund të publikoni raportin e dërguar?
46. Cila ka qënë Ambasada e parë e huaj në Shqipëri, që ju ka telefonuar pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe cilat kanë qënë “këshillat” e saj, për të vepruar publikisht?
47. Ku ndodhet kaseta që publikoi Azem Hajdari në parlament, pas ngjarjeve të vitit 1997? A e keni ju, kopjen origjinale?
48. A keni komunikuar me Bashkim Gazideden në telefon 2 muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe cilat janë dy porositë që i keni lënë atij?
49. A i keni dhënë ndonjë porosi Arben Rakipit, për “dosjen Hajdari”dhe përse nuk ka pranuar kërkesën tuaj? Po Theollori Sollaku, a ju ka kërkuar dëshmi për këtë dosje dhe a ka lidhje konflikti mes jush edhe me këtë dosje?
50. Pas luleve plastike qe do t’i vendosni dhe pas “lotëve” që do të derdhni tek memoriali i Azem Hajdarit, a do të shkoni në këtë 12 shtator të denonconi dhe të dëshmoni në prokurori, për vrasësit e vërtetë të “mikut e bashkëpunëtorit tuaj të ngushtë”?
Per”Alba – Dansk”Shkodrani



Leave a Reply