Mjaftoi debati i ashper publik i nje gazetari apo edhe i nje gazetareje a te nje demokrateje me zemer e te nje te persekutuare politike ne gen me nje udheheqese te larte partie ” opozitare ” per te kuptuar fare qartesisht pse PD ka 14 vjet qe vetem humb, pse nuk e rrezon dot Ramen, pse nuk vjen dot ne pushtet, pse demokratet e vertete e te ndershem po i largohen gjithnje e me shume, kush e mban peng kete parti, kush eshte sot ne krye te saj e cilet jane e c’ perfaqesojne ajo pjese e turmave histerike qe ulerasin e kerkojne lincime, kercenojne e mallkojne me vdekje dhe cila eshte ajo pjese e llumit dhe e zhulit qe e beri kaq pis te vetmen parti opozitare shqiptare.
…S’ di pse por saktesisht histeria skizofrenike qe
shpertheu ne rrjet ne mbrojtje te atij qe eshte strumbullari i degradimit total te PD ne derexhene e sotme dhe ulerimat e militanteve pa tru ne mbrojte te nje perfaqesuese te larte partie perfaqesuese e zeze sterre e fjalorit rrugaceror dhe e llumit te rruges, e ordinarizmit banal, e injorances se frikeshme s’ di pse me cuan dekada mbrapa e me kujtuan terrorin e kuq komunist ku….
…Turmat histerike pa tru i turreshin Musine Kolalarit duke e share rende, e peshtynin e i shkulnin floket …kesaj armike te popullit .
Ku Enveri , Mehmeti, Koci Xoxe , Bedri Spahiu …i denonin e i vrisnin shqiptaret si Miu….keshtu kendonte turma aso kohe .
Po keto lloj turmash e udheheqesit e tyre bertisnin ne kupe te qiellit Parti – Enver jemi gati kurdohere …armiqte ne litar…rrofte pushteti e drejtesia popullore …vdekje tradhetareve etj etj
E nen kete dekor kanibal te tyre shkonin radhazi ne litar e ne plumb…grupi sabotator i Maliqit, grupi i atyre qe akuzoheshin se vrane B.Biben, grupi i deputeteve, grupi i diversanteve, grupi i te akuzuarve per bomben ne Ambasaden sovjetike , e me pas pucistet ne art e kulture, ne ekonomi , ne ushtri …pasuar e ndjekur nder vite nga qindra e mijera shqiptare te pa fajshem te vrare, te torturuar e masakruar, te burgosur e internuar e te perndjekur si te ishin kolera e atij vendi.
Derisa Dosa i hengri te gjithe kelyshet e vet e derisa M.Shehu ” vrau vehten” e Kadriut qe realisht vrau Mehmetin ja numeroi ne lule te ballit po Partia e tij…
Dhe ne qe shquhemi si popull memorje shkurter e ku dallohemi per krushqine e ” bashkejetesen shembullore ” mes viktimes dhe persekutorit…duket se nuk kemi kurre ne mend as te mesojme nga historia jone tragjike as te veme e as te zeme mend…dhe per te zezen tone si vend e si popull na pelqen me shume Gremina se sa Lendina…lideri e partia se sa Shqiperia .
Ndaj dhe turma se ka hic fare problem qe me urdher te liderit e me porosi partie te henen te te shpalle Hero e te marten…tradhetar e armik te popullit…por se te cilit popull hajde gjeje po deshe ti…
Personalisht ne rastin ne fjale nuk mesova as shume e as ndonje gje te re pervecse perforcova bindjen absolute se turmat po nuk u shnderruan dot ne Popull ne ate vend diktatura rri e ulet gjate kembe kryq …dhe se kur partia e lideri te perdorin si mish per top …qenia jote njerezore ka pushuar se qeni e tille.
Konluzioni ….Shqiponja rron neper Male…e Zhaba vec neper mocale .
Kur ta kuptoni vertet e realisht pse PD nuk u be kurre Demokratike…e pse sot arriti te jete peng i nje bande pseudo demokratesh e militantesh fanatike injorante , vulgare e qe s’ kane asnje lloj lidhje as me demokracine e as me Shqiperine por per interesat e tyre banale e personale i kane tradhetuar e braktisur demokratet e vertete prej kohesh…vetem atehere do ta kuptoni sa e si duhet zhgenjimin tuaj te thelle e te perligjur .
Aty ku komandojne banditet e horrat…pervereset e halabaket …te dhuneshmit e militantet …as mos prit hajer e aq me pak te neserme ….dhe kjo vlen per te gjitha partite politike shqiptare e per te gjithe politiken e politikanet bastarde shqiptare vecmas ata te pas 90 qe e moren ne qafe ate vend e ate popull.
Ndaj duhet te largohen nga aty ku jane…per te mos thene duhen shporrur nga skena ku kane hipur e qendrojne pa drejtesisht .
Me keqardhje por edhe me 0 tolerance ndaj tyre …A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply