Ekziston një rregull i shkruar i demokracisë, ai që i fiton zgjedhjet, i vetëm apo në koalicion duhet të qeverisë për katër vite rresht, por ekziston edhe një rregull tjetër e pashkruar, që nëse partia fituese nuk qeverisë mirë me vendin duhet të largohet me trysni opozitare apo popullore!Aty ky ndahet leku, fillon interesi
Në dekadat e fundit, në dy shtetet shqiptare (Kosovë dhe Shqipëri), ndërrimi i pushteteve nuk ka sjellë ndryshim të madh, në fakt ka ndodhur gjithmonë një riciklim i të njëjtit mentalitet qeverisës.
Pra, kemi pasur vetëm ndërrim të fytyrave dhe pozicioneve, por jo edhe të konceptit qeverisës. Secila qeveri ka vazhduar me avazin e vjetër të kapjes së institucioneve shtetërore me emërimin e militantëve partiakë dhe familjarëve në pozicionet kyqe të shtetit, me emërimin e njerëzve të paaftë në ministri dhe staf diplomatik, duke i shndërruar kështu pozitat në institucione publike në mjete për pasurim personal.
Burimi/Facebook


Leave a Reply