Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, studentëve, partive politike, mediave, intelektualëve, gjimnazistëve dhe çdo qytetari shqiptar!
Në këtë situatë të tensionuar, Shqipëria ka nevojë për përgjegjësi, drejtësi dhe dialog, jo për përplasje vëllazërore.
1. Presidenti i Republikës:
Ushtroni rolin tuaj kushtetues dhe nxisni dialogun për kapërcimin e krizës.
2. Kryeministri:
Dëgjoni zërin e qytetarëve dhe studentëve, duke iu përgjigjur kërkesave me transparencë dhe përgjegjësi.
3. Kryetari i Kuvendit:
Bëjeni Kuvendin vend të dialogut demokratik dhe të zgjidhjeve konkrete.
4. Partitë politike:
Mos i përdorni protestat për interesa partiake, sepse qytetarët meritojnë zgjidhje, jo përçarje.
5. Studentët:
Mbroni të drejtat tuaja dhe vazhdoni të kërkoni drejtësi me dinjitet dhe protesta paqësore.
6. Gjimnazistët dhe të rinjtë:
E ardhmja e Shqipërisë ju përket juve dhe kërkoni ndryshim me guxim dhe përgjegjësi.
7. Mediat dhe portalet:
Informoni me vërtetësi dhe paanshmëri, pa nxitur urrejtje, panik apo përplasje.
8. Intelektualët dhe pedagogët:
Ngrini zërin për arsyen, dialogun, liritë demokratike dhe përgjegjësinë qytetare.
9. Qytetarët shqiptarë:
Respektoni familjen, pronën private, jetën dhe dinjitetin e njëri-tjetrit,sepse asnjë bindje politike nuk justifikon dhunën.
10. Shteti dhe shoqëria:
Zgjidhni konfliktet me ligj dhe drejtësi dhe institucionet duhet të mbrojnë qytetarët, të drejtat e tyre dhe rendin kushtetues.
Qeveritë ndryshojnë, partitë vijnë e ikin, por atdheu, familja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë mbeten përgjegjësi e përbashkët.
Mjaft me përplasje vëllazërore,më shumë dialog, përgjegjësi dhe respekt për njëri-tjetrin,me përgjegjësi qytetare për Shqipërinë dhe brezat që vijnë.
Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe jo urrejtje,për bashkim dhe jo përçarje!
Derguar nga Autori


Leave a Reply