Tendencës diabolike për ta reduktuar protestën sdudentore në kërkesa për një pjatë supe nuk duhet ti jepet asnjë shans!
Këtë kopillëk të kryeministrit po e ndihmon edhe hezitimi i prindërve për të ju dalë zot fëmijëve të tyre!
Kjo jo vetëm i lë studentët vetëm por jep përshtypjen dhe mesazhin e gabuar se studentët janë ngritur vetëm për hallin e tyre!
Kerkesa është doreheqja e qeverise e jo plotësimi i kërkesave tē vitit 2018!
Kjo duhet tē bëhet e qartë sepse kështu është.
Lëvizja studentore pjesë e së cilës kam qenë edhe vetë pati sukses se asaj ju bashkua masivisht populli i Tiranës!
Shumë e kompleksuar duket edhe opozita, në veçanti Partia Demokratike e cila sipas meje nuk po e lexon hiç mirë orën politike dhe pikën kritike në të cilën ka arritur vendi!
Duke mos e bërë këtë po jep edhe mesazhin tjetër të gabuar se “të dy partitë janë bashkë!
Këtë tezë po e përdorin partiçkat marksiste dhe ambiciozet pa këllqe si Lapaj e Shehaj dhe këtë hezitim të PDse e shfrytëzojnë për të rritur kredite e tyre!
Eshtë e papranueshme dhe në rastin më të mirë naivitet politik që të bëhen thirrje për protesta kombëtare ‘Të Shtunën’ apo të ‘Enjten’!
Ka ikur koha e “protestave” të planifikuara dy orëshe! Koha nuk pret!
Për mua duhet të ishin mobilizuar të gjithë mbështetesit e saj për të dalë të gjithë në shesh në mosbindje civile për të ja bërë të pamundur frymëmarrjen rregjimit!
Çdo orë vonesë shkon nē favor të ringjalljes së rregjimit të sektit!
Mos ja jepni këtë shans!
E gjithë makineria patronazhiste mediatike është hedhur në kundraofensive të paparë ku studio të tëra përveç lehësve klasikë janë shëndërruar në foltore të Sarave, Maznikēve e të gjithë llumit rilindas!
Nuk bëhet opozitë e aq më pak rezistence vetëm me konferencat mediatike të Sali Berishës dhe grupin e avokatëve të PD-së të cilët duhet ta themi janë të vetmit që po japin maksimumin!
Paraqitjet mediatike të eksponenteve opozitare janë sporadike dhe me përjashtime të rralla anemike!
Mjaft me kompleksime!
Situata e jashtzakonshme kërkon veprime të jashtzakonshme!
Sot duhet të tronditej vendi!
O sot o kurrë!
Dilni në mejdan sot para se te jete vonë e pa vlerë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply