Miq, sulmi hakmarrës i kreut të organizatës ndaj Partia Demokratike është armiqësor, i shëmtuar dhe krejtësisht i dënueshëm. Akt frikacaku!
Çfar ka mbetur më? Veç të vijnë natën të na marrin nëpër shtëpia si gjyshërit tanë në 1945-ën. Ky brez nuk toleron më, megjithëse nipërit e bllokut po dalin më hakmarrës se etërit e gjyshërit e tyre. Le ta provojnë!
Sulmi ndaj të miturve, studentëve, qytetarëve, prindërve, pensionistëve dhe gjithë qytetarëve protestues është mizor dhe i bërë qëllimshëm për të frikësuar dhe intimiduar shqiptarët.
Kjo tashmë kërkon përgjigje mbarëpopullore. Të mblidhemi të gjithë si më 20 shkurt 1991 të shkulim Diktatorin e fundit komunist të vendit tonë. Të ndihmojmë rininë në misionin e saj fisnik.
Rama është në grahmat e fundit madje mendoj se po negocion daljen nga skena, burg apo arratisje. Të marrët janë më të paparashikueshmit! Shumë pak orë na ndajnë nga çlirimi i vendit nga narko-qeveria. Forca rinia shqiptare!
Burimi/Facebook


Leave a Reply