Erges Eskiu, aktivist dhe Sekretar për Aksionin Qytetar, është shoqëruar me forcë nga efektivë te maskuae gjatë protestës së sotme në Tiranë.
Sipas informacioneve që disponojmë, Ergesi po dokumentonte dhunën e ushtruar nga efektivët e Policisë ndaj studentëve protestues.
Deri në këto momente, nuk kemi asnjë informacion se ku është dërguar dhe në çfarë gjendjeje ndodhet!
Kërkojmë urgjentisht nga Policia e Shtetit të bëjë publike vendndodhjen e tij, arsyen ligjore të ndalimit dhe gjendjen e tij shëndetësore.
Dokumentimi i veprimeve të Policisë nuk është krim! Protesta paqësore është një e drejtë kushtetuese!
Institucionet ligjzbatuese kanë detyrimin të mbrojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve.
Kërkojmë transparencë dhe informacion të menjëhershëm për Ergesin!

Burimi/Facebook


Leave a Reply