Pëllumb Gjoka, një nga emrat kryesorë të dosjes “Metamorfoza”, është dënuar përfundimisht në Shkallën e Parë me 6 vite burg për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion aktiv të funksionarëve të drejtësisë. Dënimi prej 9 vitesh iu reduktua me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Në të njëjtën kohë, Greta Gjoci (Pepa) dhe Antoneta Malo (Pepkolaj), të dënuara në dosjen e call center-it të Bruno Çobos, kanë marrë secila nga 6 vjet e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Edhe në këtë dosje është aplikuar gjykimi i shkurtuar.
Pra, dy gratë e dosjes së call center-it kanë marrë secila 8 muaj më shumë burg se Pëllumb Gjoka, një eksponent i rrezikshëm i botës së krimit.
GJKKO e shpalli Gjokën fajtor për “sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” ndaj Kleanthi Musabellit, Dorjan Dulit dhe Ibrahim Licit, si dhe për “grup të strukturuar kriminal” dhe “korrupsion aktiv të funksionarëve të sistemit të drejtësisë”.
Ai po përballet veçmas me një proces tjetër ku akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit.
Burimi/Facebook/voxnews.al


Leave a Reply