“Më the jam i divorcuar, do paguash”
Blerina Matraku: Nuk shoh dot babanë në sy, ika nga shtëpia
Blerina Matraku ka reaguar sërish publikisht pas publikimit të videove intime ku shfaqet me kompozitorin Adrian Hila, duke shprehur pendesë për situatën e krijuar dhe duke kërkuar falje për dhimbjen që, sipas saj, u është shkaktuar personave të përfshirë.
Në reagimin e saj të dytë përmes rrjeteve sociale, këngëtarja i drejtohet në mënyrë të veçantë Klaudia Hilës, bashkëshortes së Adrian Hilës, si dhe vajzave të tyre. Matraku shprehet se tashmë e kupton peshën e situatës dhe pranon përgjegjësinë për veprimet e saj.
Ajo thotë se është përballur me një periudhë të rëndë emocionale dhe se dhimbja që po përjeton ka arritur në një pikë ku, sipas saj, nuk di më si ta ndalë.
Në mesazhin e saj, artistja përmend edhe familjen e saj dhe shprehet se nuk arrin ta shohë të atin në sy, ndërsa tregon se është larguar nga shtëpia.
Matraku pretendon gjithashtu se në momentin kur nisi marrëdhënien me Adrian Hilën, kishte besuar deklaratat e tij se ishte i divorcuar. Në reagimin e saj ajo i drejtohet Hilës me tone të ashpra, duke shkruar ndër të tjera: “Më the jam i divorcuar, do paguash! Ti s’di të ndalesh.”
Burimi/Istagram/publik_al


Leave a Reply