Analizë: 6 tetor 2026
(Në kushtet aktuale, bashki më të vogla dhe më pranë qytetarit janë zgjidhja më racionale)
———
Nga 373 – në 61, drejt 46: Ky nuk është organizimi që i duhet aktualisht Shqipërisë!
Reforma territoriale kërkon studim jo hamendësim, emocion,as politikë të “ditës”!
Ajo duhet të matet, në kohë e hapësirë të dhënë, me atë që përjeton
qytetari:
1. sa afër e ka administratën,
2. sa shpejt merr shërbimet,
3. sa mirëmbahen rrugët,
4. sa kullohen, vaditen e mekanizohen, sistemohen fushat e kodrat e malet e tyre!
5. sa afër gjenden shkollat, qendrat tregtare, noteriale e ligjore, komunale e shëndetësore në gjithë territorin e populluar: fshat, lagje e deri të shtëpia më e largët, në ditët e sotme 🏡,a të më parëshme (abandonuar sot…)!
Numri dhe madhësia territoriale të bashkive është vlerë virtuale kur nuk kanë funksion!
Rëndësi ekonomiko-sociale, si strukturim nga Qeveria të fshatrave a qyteteve, marrin (nëse ato rishikohen sepse nuk kanë funksionuar mirë deri sot. Ato marrin rëndësi reale vetëm kur e konformojnë me funksionin, pra kur plotësohen kushtet nominale standarde.
Pak histori:
Para reformës së vitit 2014, Shqipëria kishte 373 njësi vendore: 65 bashki dhe 308 komuna, me ~ 7,761 banorë për njësi.
Më 31.07. 2014, me ligjin nr. 115/2014, u riorganizuan në 61 bashki, me ~ 38,294 banorë për njësi.
Tani, projektpropozimi i Mazhorancës për miratim 8.10.2026 synon uljen në 46.., me ~ 50,781 banorë për bashki.
Për krahasim,
– në një skenar të propozuar nga Opozita në Kuvend me mbi 90 bashki do të kishte ~ 25,955 banorë për bashki.
(Shënim: Këto janë parametra kombëtar gjithësesi janë indikativ në vlerat mesatare: nuk tregojnë diferencat mes qyteteve( veçanërisht Tirana),si dhe fshatrave( sipas zonave), sipërfaqeve dhe largësive( në zona malore). Do të ishte më konkrete brenda secilës zonë a bashki.
Debati,
– nuk është vetëm për hartën si shtrirje;
Por është për mënyrën se si përfaqësohen komunitetet, sipas kushteve që ju plotësohen banorëve:
-sa do përmirësohen e përshtaten më mirë kushtet dhe shërbimet, pas riorganizimit të asaj njësie të re?
Disa rezultate mbi impaktet e mundshme të kësaj reforme, për vitet 2014–2025
Aspekti 1. Zhvillimet demografike:
Gjatë kësaj periudhe, popullsia rezidente u tkurr dhe emigrimi mbeti trysni e fortë. INSTAT raportonte:
46,525 emigrantë më 2014 dhe
46,460 më 2022(10.5% kundrejt vitit paraardhës). Kjo tregon një largim të vazhdueshëm. Sondazhi i INSTAT-it dhe Bankës Botërore vlerëson rreth 1.6 milionë shqiptarë u larguan jashtë vendit. Shifrat kombëtare tregojnë se roli i reformës nuk ka ndikuar aspak në rritjen demografike; por mund të ketë nxitur. Aq më tepër në fshatrat ku ka vështirësi më të mëdha.
Për deduksion, mendoj se:
– mos prishja e sistemit fillestar ekzistues më 2014, fshatari do ishte më i përqëndruar tek prona e tij, dhe do kishte më shumë shanse për të mos emigruar; do kishte më pak migrime drejt zonave fushore; si edhe mëmpak emigrime.
Aspekti 2. Strukturat organike nuk u paksuan.
Edhe punësimi në 61 njësi(ose 6 herë më pak) premtonte për një administratë më të vogël. Por, sipas të dhënave të raportuara, punonjësit e sektorit shtetëror ishin ~163,810 në fund të vitit 2014 dhe ~185,386 gjatë 2025; me një rritje prej rreth 13% (përfshin qeverisjen, qendrore, vendore dhe ndërmarrjet publike).
Aspekti 3. Disa krahasime financiare:
Borxhi publik në vlerë nominale është rritur; ashtu si dhe shifrat e emigrimit e punësimit,
– janë faktorë se reforma territoriale nuk ka dhënë tregues pozitiv edhe në këta tregues, jetësor për popullin.
Tregtia e mallrave tregon një deficit më të madh në vlera nominale:
Më 2014,
– eksportet ishin ~255.8 miliardë lekë dhe
– importet 552.3 mlrd; deficit 296.5 mlrd lekë.
Më 2025,
– eksportet arritën ~346 mlrd lekë,
– importet 887 mlrd; deficiti ~541 mlrd lekë.
Pra, deficiti u zgjerua ~ 82%;
Eksportet mbuluan respektivisht: ~ 46% të importeve 2014; dhe vetëm ~ 39% më 2025.
Shifrat flasin vetë:
Këta tregues negativë bëjnë të arsyeshme reagimin dhe kërkesën për llogari:
– ku janë kursimet administrative të premtuara me reformën e re?
– çfarë investimesh vendore u financuan dhe
– a u përmirësuan shërbimet për banorët?
Aspekti 4. A u përmirsua afërsia e shërbimeve ndaj qytetarit? Përgjigja JO. Sepse Bashki më të mëdha,e rrisin distancën ndaj qytetarit?
Aspekti 5. A u cënua përfaqësimi i banorëve me këtë superbashkim nga 373 njësi në 61 e tani 46?
Kjo është një këmbanë e fortë për cënimin e demokracisë funksionale. Po ti shtojmë edhe diktimet nga Kryetarët e Partive me lista “të fshehta”. Ku mbeti përfaqësimi i zonave me deputetë? – Edhe ky një handikap më vehte, i shkëputjes së Qeverisë dhe Politikës në tërësi nga baza, zona të papërgaqësuara. Dhe prej andej, sillen arrogantë ndaj fateve të tyre.
————
Një paragonale që duhet vlerësuar për Shqipërinë:
Shembulli i Zvicrës tregon se njësitë e vogla funksionojnë në kushtet e zhvillimeve intensive, kur mbështeten nga një sistem i qëndrueshëm financimi, kompetencash dhe koordinimi.
Për Shqipërinë me një bujqësi ekstensive nuk mund të ishte identik ajo madhësi e komunave zvicerane për momentin. Nuk mund të kopjohet mekanikisht mbasi :
– kushtet institucionale, infrastruktura dhe shpërndarja e shërbimeve janë perfekte për fermerin atje.
Në vlera mesatare, mund të funksionojnë mirë për momentin, në kushtet ekstensive, si Shqipëria. Duke mos arritur në ato maksimale, mbi 40-50,000 bonorë për njësi aktualisht. Për Shqipërinë aktuale, pyetja shtrohet nëse bashkitë do të kenë rrugë të mjafueshme; transport; investime kapitale në bujqësi; shkolla të mirëmbajtura; qendra shëndetësore të kompletuara; zyra përkatëse administrative, shërbime komunale e juridike të arritshme në kohë; deri në fshatrat e lagjet e largëta. Për këto mund të na ndihmojnë edhe eksperienca e M.Zi, M.V, e Kosovës me sipërfaqe e popullësi më të vogëla për çdo njësi administrative(20-40 mijë banorë).
__________
Konfliktet politike
mbi ndarjen administrative:
Reforma e vitit 2014 u miratua në një klimë të fortë përplasjeje politike.
1. Opozita nuk mori pjesë në votim,
2. qytetarët nuk u pyetën, me referendum;
3 Qeveria votoi e vetme drejtpërdrejt për hartën e re; e diktoi atë.
4. Këshilli i Europës ngriti në fillim shqetësime për përmasat e reduktimit të njësive…
Aktualisht vazhdon diskordanca e thellë, pozitë- opozitë, mbi këtë temë themelore. Pozita po dikton ulje më tej, në 45; opozita po i reziston me kundërshti; me studimet e saj për 90-100! Ka paralajmëruar edhe për një Protestë të fuqishme para Parlamentit,
më 8 Tetor, ditën e shqyrtimit për Vendim!
Çfarë duhet bërë?
Për 15 bashkitë e prekura, të diktuara për shkrirje, duhet ndalur: – jo nxitim!
Duhet shtyrë për më vonë, për të rivendosur konsultimin, që nënkupton:
– dëgjim real të banorëve,
– argumentim i studiuar dhe konsensual për mundësitë optimale të çdo Njësie :
– për personelin,
– buxhetin,
– investimet, rrugët, sistemimet, distancat,
– shërbimet.
Tani në prag të 8 tetorit:
Banorë dhe përfaqësues vendorë kanë kohë duke protestuar kundër shkrirjes së bashkive. Kërkesa e tyre për përfaqësim dhe shërbime sa më pranë komunitetit duhet të marrë përgjigje konkrete para se të merren Vendime me “kartona”!
Përpara votimit të 8 tetorit, Kuvendi duhet të paraqesë realisht argumente, si konsensus politik:
– se çfarë do të kursehet,
– ku do të shkojë kursimi dhe
– si do të mbrohen shërbimet në zonat me popullsi në rënie.
Propozimi kërkon 84 vota për votim:
Deri atëherë:
– 46 bashki mbetet “projekt i njëanshëm”, jo rezultat përfundimtar.
Presioni nga deputetët brenda dhe demostruesit nga jashtë duhet ta frenojë këtë Vendim abuziv: – Kurrësesi kundër vullnetit të popullit:
– Populli, që të jetojë e punojë i lumtur,
duhet ti krijohen kushtet sa më optimale për të ngritur biznese të ndryshme, sidomos në ferma bujqësore-blegtorale sipas kërkesave standarde, jashtë çdo lloj diktati.
Të krijojmë kushte të favorshme që të rikthejmë emigrantët! – Emigrimi, fshati dhe vendimi i 8 tetorit:
Emigrimi dhe shpopullimi zgjidhen me një kompleks favoresh ndaj popullësisë, duke nisur nga formatimi optimsl i njësisë administrative, sa më i efektshëm.
– Banorët kanë nevojë për rrugë funksionale; për investime kapitale në fshat; për një rend të sigurtë; për shkolla funksionale; për kujdes shëndetësor; për mundësi pune dhe shërbime administratë të arritshme.
Nëse bashkimi i bashkive kthehet në superbashkim, kjo sjell pasoja evidente:
– largimin e shërbimeve,
– rritjen kostos së udhëtimit dhe të kohës së humbur – që mund të bëhen peshë e rëndë mbi banorët e fshatrave.
Që bashkimi të sjellë përfitime, duhet të realizohet:
– me plan dhe buxhet; jo të merret si e mirëqenë nga diktimi lart.
– komonsense me bsnorët!
Çdo rrugë tjetër jashtë konsensusit me antarët e këtyre bashkimeve(Njesive) – do ishte keqdashëse, – tentative obstruktive për dëbimin më tej, nga trojet e tyre.
E fundit: Të mos vihet dorë në tokën e përbashkët pa mitëkuptim me Shtetin!
Për këtë:
– Të anullohen të gjitha VLM-të e Ligjet që afektojnë tërësinë e përdorimit të tokave brenda çdo Bashkie!
Të gjitha nismat e shtetit për zhvillimin e territorit:
1. ”Zonat e mbrojtura, – natyrale e kulturore”;
2. “Paketa e Maleve”,
3. “Investimet strategjike”,
4. Projektligji për “100 mijë hektarët tokë bujqësore të pandarë për të huajt”, të abrogohen menjëherë. Sepse së pari kërkojnë transparencë:
1. -për pronësinë,
2. – përfituesit dhe
3. – rolin e bashkive në mbrojtjen e interesit publik.
Më 8 tetor, vendimi nuk duhet të matet me diktat, numrin e 84 votave, nëse i arrin(!?)…
Duhet të matet me përgjigjen që u jep banorëve:
– kushtet standarde që do t’u shërbejnë, dhe
që të bëjë të mundur jetesën dhe punësimin në vendlindje në truallin e pronën e familjes
– të ndikojë aktivisht risjelljen e emigracionit në trojet e tyre,
– të ngrejë e përparojë çdo lloj turizmi, e zhvillimin e agroturizmit në fshat.
Shqipërisë i duhet:
– struktura organizimi sipas kushteve konkrete, në dinamikë, të përputhet hap-pas-hapi: me territorin; gjendjen reale të infrastrukturës; teknikën e teknologjinë.
Për këtë arsye, një debat i hapur:
– për alternativat për do Njësi konkrete
duhet realizuar, sa nuk është vonë, para këtij vendimi administrativ të Kuvendit,
prandaj KËRKOHET:
1. – Të shtyhet për një datë tjetër Vendimi,
2. – Konsultimi i mëtejshëm i teknicientëve
të të gjitha subjekteve, politike e shoqatave civile për çdo njësi administrative;
3. – konsensusi me komunitetet e banorëve,
si pjesë e domosdoshme e vendimit.
Dr. Gjin Noku
N.Y. 7. 10.2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply