Veprat në historinë njerzore shkruhen dhe ruhen.
Ato kujtohen ndër breza ndoshta edhe vonë por gjithmonë kur të vijë vetë koha !
Koha të çupuritën dhe nuk të len rahat deri sa të nxjerrësh dhe të lartësosh atë që la shumë pas për ta kujtuar dhe kënduar.
E kush më mirë se bijtë dhe bijat e një babai mund ti transmetojë virtytet e larta të një prindi apo gjyshi.
Komuniteti përcjell për çdo person ashtu siç e njeh jetën dhe gjurmën e lënë pas.
I tillë ishte dhe dokumentari i një Mësuesi që punoj e trashëgoj në breza dije e njohuri i cili i nderuar mes qindra bashkëfshatarësh , njerëz të artit e kulturës , personalitete që kanë punuar e jetuar me këtë “ Mësues Malesh “që nuk diti çfarë është lodhja nëpër udhëtime të gjata të jetës , një studiues i mirë i atyre anëve që u rrit në bjeshkët e nalta krenare të Salcës e zonës së ashpër e të bukur Nikaj – Mërturë , “ Mësuesi i Maleve “ ZEF DODA !
Unë , nuk isha aty fizikisht brenda asaj salle të madhe “ BALSH” ku u zhvillua ky hymn malësor sepse largësia ban të veten , jo pse nuk isha e ftuar , por e pa mundur të udhëtoja nga Londra drejt Tiranës për arësye të ndryshme familjare.
Unë e ndoqa me vëmendje gjithë aktivitetin e këtij njeriu të lartë nëpërmes miqsh që herë pas here më dërgonin vidjo apo fotografi !
Unë e ndoqa dhe zërin që fliste për jetën e tij i cili kishte ndërtuar dhe dokumentarin , duar artin dhe mendje ndriturin z. Tom Therçaj i cili po nxjerr në pah jo se janë harruar sepse veprat dhe gjurmët nuk harrohen , por i sjell brezave figura të cilat duhet të jetojnë afër dhe të njihen nga gjeneratat në vazhdim.
Burrat e Malësisë së Gjakovës , Nikaj- Mërturi e të gjithë atyre trevave kreshnike e patriotike.
Unë dëgjova zërin e shumë personaliteteve të ardhur nga Kosova e mbarë trevat shqiptare me recitime , me këngë e kujtime brezash ish- nxënësit e tij ku mësues ZEF DODA nxori me qindra kuadro nga pregaditja dhe udhëzimi i tij drejt jetës.
Kur një sallë mbushet plot me njerëz në një aktivitet të tillë, çdo fjalë është e tepërt.
Është shumë e vërtetë që kur dëgjohet dhe zëri i moderatorit të spikatur mjeshtrit DEFRIM METHASANI , deri dhe në Malin e lartë të Dajtit , njerzit e kuptojnë mirë që aktiviteti apo çdo lloj veprimtarie flet fuqishëm.
Kur zëri i djalit të Malësisë së Gjakovës këngëtari me famë ndërkombëtare artisti i madh GËZIM NIKA ban që edhe bylbylat në degët e lisave të gjatë të bjeshkëve të Nikaj – Mërturit të heshtin.
Pra e bëra këtë ryseme të shkurtër që u ktheva “ në një pendesë “ edhe pse largësia shumë herë të abadenon dëshirën për të qenë aty ku duhet të jesh , midis atyre njerëzve që të vlerësojnë dhe të të japin vlerë e dashuri pa kushte.
Unë e ndjej thellë dëshirën që duhet të isha aty pranë jush , pranë atyre që jo shumë larg përpara një viti e mbushën atë sallë plot e përplot në një ceremoni tjetër të një burri malësor në “ Akademinë e Misionit të tij të Pajtimit “ 100 vjetorit të lindjes së “ Akademikut të Pajtimit “ Avdi Rexha.
Ky peng që më mundoj ( mos prania ime midis jush ) më shtyri të shkruaj dhe ta shpreh në mënyrë publike përpara jush , përpara juve i nderuar av. SOKOL ZEF DEDNREAJ që nëpëmes ftesës tuaj ndjeva vlerësim por edhe detyrim në respektin jo vetëm të paharruarit , babait dhe mësuesit të nderuar të trojeve të largëta të Malësisë , por edhe si detyrim njerëzor për një falenderim publik për ftesën , njëkohësisht dhe një ndjesë midis nesh.
Duke ju falenderuar dhe uruar që kjo veprimtari të përcillet ndër breza për të mësuar jetët e vështira , sakrificat dhe sukseset e prindërve dhe gjyshërve tanë ndër vite, dekada e shekuj , besoj se brezat në ardhmërinë e tyre do të njihen mirë me të kaluarën e historinë që të kuptojnë më mirë ndërtimin e së ardhmes së tyre !
FALEMINDERIT !
Me shumë respekt dhe mirënjohje nga larg bija , motra e juaj , Bujana Malaj ! Londër !
5 tetor 2026 londër




Burimi/Facebook


Leave a Reply