Ç’janë këto gjamë që po mbyll vera
vriten njerëz si me qenë shtjerra
ësgtë mbush vendi vaj e gjamë
ma keq s’është as në Iran.
Luftë nuk kemi e vrasje ka
vriten burra e vriten gra
vriten nuse me f’mi në bark
mbytet foshnja pa lind në gjak.
Çjanë këto gjamë malet që mbshtjellin
retë e zeza kan mbulu qiellin
po frigohet plaku e f’ mia
n’qiell të pastër shpërthen stuhia.
A thu shteti peshon vrasjet
e me krime e ban matjen
a ka ligj a qeveri
ta shpëtojnë t’mjerën Shqipni.
N’kohë moderne me marrina
para e mbrapa tjetrit i rrina
hiç pa u dridh fija qerpikut
n’lule t’ballit i bien mikut.
U vra baba u vra djali
Vajton fusha e vajton mali
pa u ndjerë ik krimineli
ku e çel drita se zën terri.
Ç’janë këto vrasje anë për anë
vriten n’jug , n’Shkodër – Tiranë
aksidentet pa u nda
jeta ikën , nuk kthehet ma ?
Vriten gra e vriten nana
shumë xheloz burri u bana
e pas vrasjes thot jam pishman
edhe toka vorre s’mban.
24 gusht 2026 Londër
B@M & m@b
Burimi/Facebook


Leave a Reply