Analisti Ilir Kulla ka reaguar me tone të ashpra pas përplasjes së Arjan Konomit me kryeministrin Edi Rama dhe familjen e tij në Himarë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulla deklaron se askush nuk duhet të shqetësohet apo të provokohet kur ndodhet me familjen, duke paralajmëruar se reagimi i tij do të ishte i menjëhershëm në një situatë të ngjashme.
“Po të vijë dikush e të më ulërasë ndërkohë që jam me familjen, jo vetëm që ia thyej këmbët, por edhe më keq”, shkruan ai.
Kulla i kërkon Konomit të mos përfshijë bashkëshorten dhe fëmijën e kryeministrit në konfliktin e tij politik, ndërsa ironizon edhe kërcënimin për “mbledhjen e fiqve”.
Reagimi i tij vjen ndërsa përplasja Rama–Konomi vijon të shkaktojë debat të fortë në rrjetet sociale.
Burimi/facebook/


Leave a Reply