“Për historinë nuk duhet të ketë përzgjedhje politike por merite per Ceshtjen Kombetare”
Më 20 gusht 2026, në Grupat e Selcës, Njësia Administrative Kelmend, u zhvillua ceremonia e zbulimit të përkujtimores “Suka e M’Kushit”, në nderim të qëndresës heroike të malësorëve të Kelmendit në betejën e 25 prillit 1911.
Ne përshëndesim çdo nismë që synon të ruajë kujtesën historike dhe të nderojë sakrificën e malësorëve të Kelmendit, por pikërisht për këtë arsye, nuk mund të heshtim për mënyrën se si është konceptuar dhe paraqitur ky përkujtim.
Historia nuk mund të shkruhet duke zgjedhur emrat që i përshtaten një narrative të caktuar dhe duke lënë në harresë figurat që kanë pasur rol të dokumentuar në ngjarjet që përkujtohen.
Beteja e Sukës së M’Kushit, më 25 prill 1911, ishte pjesë e kryengritjes së Malësisë Madhe kundër Perandorisë Osmane. Burime historike që trajtojnë luftimet e Kelmendit në atë periudhë e përmendin Prek Calin ndër prijësit e malësorëve dhe e lidhin emrin e tij drejtpërdrejt me qëndresën e Kelmendit në vitin 1911. Pikërisht për këtë arsye lind një pyetje e ligjshme………se si mund të përkujtohet një nga betejat e rëndësishme të Kelmendit pa i dhënë vendin që i takon figurës së Prek Calit?
Ne nuk kërkojmë që të mohohet kontributi i asnjë Malësori Seljane dhe Kelmenas që ka luftuar për liri, përkundrazi, cdo burrë e çdo familje që ka sakrifikuar në ato vite meriton respekte per meritat dhe vlerat sipas kontributeve , por nderimi i njërit nuk duhet të bëhet duke fshirë meritat e tjetrin.
Prek Cali nuk është një emër që mund të hiqet nga historia e Kelmendit me heshtje Administrative, me një pllakë përkujtimore apo me një ceremoni të organizuar pa transparencë historike. Prek Cali është një nga figurat më të njohura të qëndresës Kelmendase dhe Malësore. Burime të ndryshme historike e përmendin Prek Cslin në kuadrin e luftimeve të vitit 1911, krahas prijësve dhe luftëtarëve të tjerë të Malësisë se Madhe, Prandaj, shqetësimi ynë nuk është kundër përkujtimit të luftëtarëve të tjerë, shqetësimi im është për një përkujtim të cunguar, i cili rrezikon të krijojë një histori të pjesshme dhe të padrejtë.
Nëse organizatorët e kësaj ceremonie pretendojnë se kanë bërë një vlerësim historik serioz, atëherë opinjoni publik i Malesoreve dhe i Shqiptareve
kane të drejtë të dijë:
1.Pse figura e Prek Calit nuk është përfaqësuar në mënyrën që i takon rolit të tij historik?
2.Kush e ka hartuar tekstin dhe përmbajtjen historike të përkujtimores?
3.A janë konsultuar historianë, studiues të historisë së Kelmendit me familjet e trashëgimtarët e figurave të përfshira në këto ngjarje?
4.Mbi çfarë kriteresh janë përzgjedhur disa emra dhe janë lënë jashtë figura të tjera të njohura të qëndresës sic eshte figura e Legjendarit Prek Cslit
Këto nuk janë pyetje politike alo tendence , por janë pyetje që lidhen me dinjitetin e kujtesës historike te ketij evenimenti historik te luftes se Sukes Mkushit
Gjithashtu eshte e papranueshme fakti që historia e Kelmendit të përdoret për qëllime të pushtetareve qe aktualisht jane ne pushtet dhe që figurat historike të vlerësohen apo të anashkalohen sipas interesave politike të kohës.
Nëse dikush mendon se Prek Cali duhet të lihet jashtë një përkujtimoreje kushtuar qëndresës së Kelmendit, le ta argumentojë këtë me dokumente, me burime dhe me studime historike dhe jo me heshtje, Jo ma sipas deshires përzgjedhje politike dhe jo me shtremberim te historisë sipas interesave duke perfshire edhe historine e kombit me biznes, Historia nuk është pronë e asnjë partie politike, historia është pasuria e një populli, prandaj detyra jonë
është t’i nderojmë të gjithë patriotet qe luftuan dhe kontribuan per vendin sipas kontributit të tyre të vërtetë.
Ne kërkojmë që institucionet vendore, organizatorët dhe studiuesit e përfshirë në këtë nismë te ketij evenimenti të bëjnë transparencë të plotë mbi kriteret dhe burimet historike mbi të cilat është ndërtuar përkujtimorja “Suka e M’Kushit”.
Prek Cali nuk duhet të përdoret politikisht, por as nuk duhet të fshihet politikisht , Por si figura me e ndritur dhe si legjende e mburojes se Kelmendit dhe krejt Malesise Madhe.
Ne besojmë se nderimi i historisë kërkon të vërtetën, Drejtësinë dhe respektin për çdo malësor që dha kontributin e vet dhe në këtë të vërtetë, emri i Prek Calit nuk mund dhe nuk duhet të mungojë.
Kujtesa historike nuk rishkruhet sipas interesit të ditës, ajo ruhet, dokumentohet dhe u transmetohet brezave me
dinjitet për historinë e Kelmendit dhe për respektin ndaj atyre që luftuan për Krejt Malesine , Kelmendin , Atdheut dhe Shqiptarizmin
LAVDI Patriotit te shquar dhe Legjendes se Kelmendit Prek Cali
Lavdi përjetë herojve dhe Martirëve të Malësorëve të Selcës, të Kelmendit e të Mbarë Malësisë Madhe që dhanë jeten ne mbrojtje të Vendit të tyne.
I përjetshëm kjofte kujtimi dhe nderimi i tyne




Burimi/Facebook


Leave a Reply