Nga Rovena Xhuxha (Klejo)
Rrjedh nga familja e njohur tregtare Suma (Summa), e dokumentuar në Shkodër që nga shekulli XIV. I ati, Mark Jak Summa, ishte një ndër tregtarët më të mëdhenj të qytetit.
Ndërmori udhëtimin drejt Italisë ku u diplomua në Venedik me titullin “Medicinae Doctor” (Doktor i Mjekësisë).
Ky hap e bëri atë një nga mjekët e parë shqiptarë të shkolluar sipas metodave shkencore perëndimore të kohës.
Pas kthimit në vendlindje, shërbeu si mjeku personal i Vezirëve të fuqishëm Bushatllinj të Shkodrës, specifikisht për Ibrahim Pashën dhe Mustafa Reshit Pashën.
Ai shoqëroi Mustafa Pashën në fushatat e tij ushtarake, përfshirë betejën e Vidinit gjatë Luftës Osmano-Ruse. Karriera e tij si mjek zgjati mbi 42 vite.
Përveç mjekësisë, pas vdekjes së vëllait të tij Jakut në vitin 1817 (i cili kishte qenë konsull i Venedikut), Kola mori detyrën diplomatike si konsull nderi i Britanisë së Madhe në Shkodër. Fotografia e parë praktike (procesi i dagerotipisë) u prezantua zyrtarisht nga Louis Daguerre në vitin 1839, plot 7 vite pasi Kolë Heqimi kishte ndërruar jetë.
Sot, rruga per tek Spitali Rajonal mban emrin e tij Kole SUMA ( HEQIMI).
Burimi/Facebook


Leave a Reply