Doli nga shtypi libri: Makedonia, e drejta historike e dy popujve: Shqiptarëve autoktonë dhe pushtuesve sllavofolës – Protestat e Kumanovës më 29 gusht 1988
Historia s’mund te ndryshohet me propagande.
Historia s’mund të ndryshohet me propagandë. Ajo mbijeton përmes dokumenteve, fakteve dhe kujtesës së popujve.
“Me këtë botim sjell para lexuesit një studim të mbështetur në burime, dokumente dhe analiza, që trajton disa nga çështjet më të rëndësishme dhe më të debatueshme të historisë së shqiptarëve në Makedoni dhe në hapësirën e Ilirikut (Ballkanit)”, thotë autori i librit z. Milaim Halimi Mesamali.
Përndryshe, libri përbëhet nga dy pjesë kryesore:
Pjesa e parë trajton dhe argumenton të drejtën historike të shqiptarëve autoktonë në trojet e tyre, duke analizuar me frymë kritike zhvillimet politike, historike dhe shoqërore që kanë ndikuar në fatin e këtyre trojeve ndër shekuj.
Pjesa e dytë i kushtohet në veçanti Protestës Historike të Kumanovës, më 29 gusht 1988 — një ngjarje e rëndësishme që dëshmoi vendosmërinë e shqiptarëve për liri, barazi, dinjitet kombëtar dhe mbrojtjen e identitetit të tyre.
Autori: Milaim Halimi Mesamali
Burimi/Facebook/Kumanova Sot


Leave a Reply