I bëj thirrje të gjithë biznesmenëve, bashkatdhetarëve dhe çdo njeriu që ka mundësi të na ndihmojë financiarisht, që të na mbështesë në realizimin e “SOFRA E SANXHAKUT”, një nga projektet më të mëdha të Zyrës sonë, të cilin planifikojmë ta realizojmë në fund të shtatorit.
Ky projekt nuk është vetëm një sofrë. Është traditë, kulturë, identitet dhe kujtesë kombëtare. Është një mënyrë për t’i ruajtur dhe për t’ua përcjellë brezave tanë vlerat, zakonet dhe traditat shqiptare të Sanxhakut.
Çdo kontribut, i madh apo i vogël, ka vlerë. Çdo dorë e zgjatur sot ndihmon në ruajtjen e asaj që na ka mbajtur të bashkuar ndër breza.
Të gjithë ju që dëshironi të na mbështesni dhe të bëheni pjesë e realizimit të “SOFRA E SANXHAKUT”, më shkruani privat në Messenger.
Le ta dëshmojmë se tradita jonë nuk harrohet, kultura jonë nuk shuhet dhe sofrën tonë e mbajmë gjithmonë të shtruar për njëri-tjetrin. 🇦🇱❤️
SOFRA E SANXHAKUT – një sofrë, një traditë, një identitet!
Burimi/Fgacebook


Leave a Reply