RIPOSTIM…
Po kujtoj një poezi e shkrueme në vitin 1962. Atëherë isha 18 vjeç. Me që do botohej në një libër fundi i poezisë ishte i politizuem, sepse kështu kërkohej. Tue dashtë me e kujtue hoqa pjesën e fundit dhe shtova disa rreshta tjerë. Shpresoj mos të mërziteni tue e lexue.
Qytetit tim.
Qytet I lindjes, qytet I lashtë,
më je I dashtun, më je I shtrenjtë,
me rrugë të gjana, me mure t’naltë,
me gjuhën e bukur, me gjuhën e mprehtë.
Tek eci n’kto rrugë m’kujtohet fëminia…
kto rrugë t’vjetra ku brodha dikur,
kto shpia me gurë,
të mëdhenj, të randë,
anash me mur
të naltë, të gjanë.
Nëpër kto rrugë unë luejta futboll.
Mbas një topi
të gjithë vraponim.
Mëngjeseve shkonim në shkollë.
Darkave në votër
të mblidheshim shpejtonim.
Na fliste gjyshi
për kohët e shkueme,
për humbjet, fitoret.
Unë e ndigjoja;
sa shumë më tërhiqte,
lashtësi e mureve.
Qyteti im dikur
kish qenë
kryeqytet.
Aty mbretnonte
Teuta e rreptë.
S’guxonin të huejt
kto rrugë me I shkelë.
Na thoshte gjyshi,
n’sa trupin përpiqej
ta mbante drejtë.
Dhe ne n’një mbasdreke
të bukur,
skuadrën tonë
e quejtëm
Teutë.
S’prandonim humbje
asnjëherë,
se fyhej Teuta,
se ngryseshin muret.
Ndonëse ishte pranverë.
Si u rritëm kështu!
Si shkuen vitet!
Andrrat fluturuen,
u thërmuen n’ajër
dhe ranë
n’pluhnin e rrugës.
Vështrimi ynë
humbiste
në qiellin gri,
që shpesh pushtohej
nga retë e zeza
që villnin
shina të verdhë.
Jeta jonë
me një strajcë
në krah,
përpiqej t’mbijetonte.
Ndonjiherë
tue buzqeshë.
Jam ktu.
Jam gjallë.
Qytet i lindjes, qytet i lashtë,
më je i dashtun, më je I shtrenjtë,
u dhe gjithçka, por të lanë jashtë,
dhe gjuhën e bukur, dhe gjuhën e mprehtë.

Burimi/Facebook


Leave a Reply