Fisi i Gashit za nji vend të veçantë në historinë e kombit shqiptar, jo vetëm për trimërinë, besën dhe qëndresën e tij, por edhe për dëshmitë e vyera historike që e vendosin ndër fiset ma të dokumentuara të Shqipërisë së Veriut.
Në vitin 1638, ipeshkvi i shquar Frang Bardhi, gjatë vizitës së tij apostolike në Pult, shkruante për Gashin: “Këta të Gashit ishin të gjithë me trup të lidhun, të gjatë e të pashëm; ishin mjaft të pasun e shumë krenarë.” Ai dëshmon gjithashtu se Gashi numëronte 97 shtëpi dhe 866 banorë të krishterë, duke lënë nji nga përshkrimet ma të hershme dhe më autentike për këtë fis të lavdishëm shqiptar.
Një tjetër monument i historisë sonë është Letra e Krenve të Gashit, e datës 30 maj 1689, drejtuar Kongregatës Propaganda Fide në Vatikan. E shkruar në gjuhën shqipe, ajo përbën nji nga dokumentet ma të hershme të ruajtura në gjuhën tonë dhe dëshmon vetëdijen, organizimin dhe kulturën e krenve të Gashit. Ky dokument u nxor në dritë dhe u botua shkencërisht nga albanologët Martin Camaj dhe Peter Bartl, mbi bazën e dorëshkrimit të ruajtur në Arkivin e Vatikanit.
Në kujtesën historike të Malësisë ruhet edhe Besëlidhja e Parisë së Gashit me Mirditën në vitin 1918, nji akt i nalt uniteti dhe solidariteti kombëtar, i pasqyruar edhe në shtypin e kohës. Ky kuvend dëshmoi se, në çastet vendimtare për fatet e Shqipërisë, besa shqiptare ishte forca që bashkonte krahinat dhe mbronte interesin kombëtar.
Nji tjetër këndvështrim interesant mbi lashtësinë dhe shtrirjen historike të emrave të fiseve shqiptare vjen nga studimet e studiuesit pellazgjik Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, i cili ka trajtuar lidhje të mundshme ndërmjet emërtimeve të vjetra trojano-dardane dhe gjurmëve të tyre në hapësirat europiane, përfshirë edhe treva të Rajnës në Gjermani. Në këtë kuadër ai përmend emërtime si Gega-Ria, Sicilia dhe Memia, duke i parë si elemente që kërkojnë studim të mëtejshëm historik e gjuhësor.
Në traditën gojore të Malësisë së Gashit ruhet edhe kujtesa për lëvizje të hershme vendbanimesh dhe për ndërrime trojesh, ku përmendet edhe Guri i Gashit si nji pikë simbolike e lidhur me historinë dhe kujtesën e fisit. Këto rrëfime, të ndërthurura me dokumentet arkivore, përbëjnë nji fushë me interes për studiuesit e historisë, etnologjisë dhe onomastikës shqiptare.
Këto dëshmi, Frang Bardhi (1638), Letra e Krenve të Gashit (1689), Besëlidhja e vitit 1918 dhe kujtesa historike e trashëgimisë së Gashit e vendosin këtë fis në themelet e historisë sonë kombëtare, si nji trevë që ndër shekuj ka ruajtur me krenari besën, identitetin, gjuhën dhe dinjitetin shqiptar.
Emênvedi Malsia e Gashit( Malsia e Mir) asht përdor para Malsie e Gjakovs…
Gashi nuk është vetëm nji fis, Gashi është nji faqe e lavdishme e historisë së kombit shqiptar.
Vllaznisht Astrit Memia, Tropojë, më 06 Gusht 2026!
( FotoImazh FIM, Maester Shkelzen Rexha.).


















Burimi/Facebook


Leave a Reply