(Fatos Lubonja – kjo qyqe në folenë e shqipe
Njerëzit e UÇK’së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar dhe vrarë”.(FATOS LUBONJA)
********
Sa herë kam dëgjuar emrin Fatos Lubonja apo e kam parë ekraneve duke bërë të gjithëditurin edhe kur ia ka futë si kau pelës, edhe kur ka bërë ekpertin që nga fluturimet kozmike deri te thellësitë dhe ngjyrimet e seksit, më ka gufuar së brendëshmi një ndjenjë mëshire për të. Kjo vetëm për shkak të burgut të gjatë që ka bërë në kohën e Enverit jo si kundërshtar I regjimit të Enverit por për shkak se kuçedra diktaturë kullufiste bijtë e saj që e ndërtuan dhe çimentuan atë.
Duke e ndjekur Fatosin që I priste palla pa mëshirë vura re ndër vite se ai ka shumë inat me shqiptarët. Inat me heronjtë dhe simbolet e shqiptarëve. Inat që iu bë patologji urrejtje. Dhe I dhashë karar: çfarë faji kam unë si shqiptar, çfarë faji kanë shqiptarët pse bëri burg Fatosi që ai i urren shqiptarët.
Dhe ai din kë të urrejë : të gjallët, të suksesshmit, fitimtarët. Urren Ramush Haradinin. Po pse nuk urren vëllezërtit e vdekur të Ramushit, pse nuk urren shqiptarët e vdekur por të gjallët. Apo i urren pse të gjallët janë gjallë dhe nuk janë të vdekur. Sipas thënies se shqiptarët e mirë janë shqiptarët e vdekur… Apo jo Fatos?
Ramush Haradinit ia kam dëgjuar bëmat heroike në kohën e luftës. Nuk kam qenë në luftë por mu buzë saj, si më i privilegjuari dhe më me fat gazetar i asaj kohe. E kam takuar menjëherë pas lufte rastësisht. Ishte uragan, të merrte përpara. Kam bërë një shkrim fill pas lufte dhe e kam kritikuar Ramush Haradinin kur shkruhej për të në beze që lidheshin shtyllave në rrugën Gaajokë – Pejë “Mirëse vjen heroi ynë i gjallë legjendar Ramush Haradinaj” dhe unë e kritikoja se ai nuk mund të ishte edhe hero edhe I gjallë edhe legjendar pasi ai ishte një figurë reale, konkrete dhe as legjendar e as historik.
Kur shkoi vetë në Hagë herën e parë kam botuar shkrimin “Heroi do të kthehet bashkë me lirinë” dhe ai u kthye bashkë me lirinë e pavarësinë.
Kur erdhi me liri të pakontestuar dhe shkoi u perul para varrit të Ibrahim Rugovës shkrova se ai është trim, hero, lider, mirënjohës dhe po sillet si burrë shteti. Kur kerkoi të bëhej kryeministër pa zgjedhje pasi erdhi nga Haga unë qesha me vete. Kaq histori kam unë përsonalisht me të.
Por sot nuk po i dal zot Ramush Haradinajt sepse ai nuk ka kurrëfarë nevoje për mua, por po i dal zot vetës time, çdo shqiptari, po u dal zot prej atyre që na kanë marrë e vazhdojnë të na marrin nëpër këmbë.
Në shkrimin e botuar shqip në gazetën Panorama (e cila nuk e ka qëndrim të sajin këtë shkrim) dhe anglisht, që ka marrë dhenë, Fatos Lubonja nuk ka droje të shpallë urrejtjen e tij kundër shqiptarëve dhe knaqet, ekzaltohet me urrjetjen e tij, paguhet që të urrejë shqiptarët, që t’ua shembë shtyllat ku mbahen shqiptarët.
Po shkëpus këtë pasazh, për të mos ribotuar unë pretencën e Fatos Lubonjës kundër shqiptarëve dhe njërit prej heronjve të gjallë të tyre, Ramush Haradinit.
“në vitet 1998–1999, dhe veçanërisht pas bombardimeve të NATO-s, njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë; se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë, që janë ndër ata që UÇK i konsideronte tradhtarë apo jo mbështetës të saj; dhe se Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë.”
Dhe po mendoj jo krejt i ftohtë : po Fatosi ku i din këto gjëra. Kur i pa apo provoi vetë. Kur s’i ka parë me sy dhe prekur me dorë, pse duhet të besojë kundërshtarët apo ato që shkruajnë e thonë rrena.
Një mik i tij i burgut thotë se Fatosi në burg ishte qëndrestar, dhe pasi hoqi dorë nga spiunlleqet, provoi të dënohej me qëndrim në qeli 3 vjet dhe kur dilnin ndonjë shëtitje thoshte “hajde të bëjmë pak axhitacion e propagandë”. Nëse unë them se Fatosi ushqehet me rrena e thashetheme, si zakon të vjetër që e ka, çfarë do të thoshte Fatosi. Nëse unë them se Fatosi paguhet si mercenar dhe shërbetor i djallit për të rithënë të pavërtetat e për ti publikuar të pavërtetat kundër shqiptarëve nëpër botë, çfarë do të thoshte Fatosi. Nëse unë them se për një grusht para ai e shet shpirtin dhe hedh shigjeta rrufesh kundër shqiptarëve (jo kundër vetes se nuk ndjehet i tillë), çfarë do të thoshte ai. Pak gjëra të mira, të mira jetëgjata që bëjnë shqiptarët, Fatosi i mallkon këto të mira.
Unë kam bërë një përgjigje që e mendoja shterruese për Fatosin në librin “Apologji për Udhën e Kombit” kur ai shan dhe mallkon Udhën e Kombit dhe e quan atë udhë për në planetin Mars. Kështu i dukej Kosova atij. Pasi atdheu i shqiptarëve dhe bash ashti i atdheut të shqiptarëve atij i duket si planeti Mars. I pamësuar të mos jetë në vorbull, pasi boll ka ndënjtë në burg dhe vetmi, ai sa herë që e sheh se nuk e fokusojnë kamerat hedh ndonjë gur në ujë. Dhe fiton vemendje. Unë e mirëkuptoj plotësisht. Por kur ai sulmon dhe flliq gjërat më të mira të shqiptarëve, mi përzien zorrtë në bark e ma tharton mutin.
Shau Udhën e Kombit si vepra më e madhe e ndërtuar nga shqiptarët në historinë e tyre, si vepra që pohoi se shqiptarët kanë shtet dhe po të duan bëjnë mrekulli në vendin e tyre. Shan tani luftën e UCK si lufta që solli ndërhyrjen e NATO-s dhe që solli fitorën më të madhe të historisë për kombin shqiptar. Lubonja dhe ata që e paguajnë nuk e kapërdijnë një gjë të tillë, një fitore të tillë, një madhështi të tillë të shqiptarëve. Nuk e kapërdijnë që shtetet më të mëdha, më demokratike e më të fuqishmë të botës e ndihmuan Kosovën, ndihmuan kombin shqiptar, ia çertifikuan si të drejtë luftën dhe paqen. Kosova u çlirua, u pavarësua, Udha e Kombit e bashkoi kombin, bashkoi fizikisht Kosovën me Shqipërinë. Tani që ka filluar të ndodhë pajtimi me serbët, del Lubonja e lubonjërat dhe hedhin helm. Që të mos ndodhë pajtimi. I cili duhet domosdo të ndodhë një ditë. Sepse po të mos ndodhë ky pajtim, duhet të rrokën pushkët edhe për shekuj të tjerë. Dhe fati do të caktojë pastaj për shqiptarët ose për serbët të njejtën gjë që caktoi psh për vllehët: duhet të bredhin skutave të Ballkanit me shkop e trastë në krahë, me shkop në dorë për të lypë bukë, ujë e strëhë për të futë kokën. Që të mos këtë më Fatosa të tjerë duhet të pajtohën më në fund serbët me shqiptarët dhe të jetojnë në paqe në vendet e tyre, në trojet e tyre.
Shumë thashetheme din Fatosi siç di unë dhe shumë shqiptarë të tilla për Fatosin. Por historinë nuk e bëjnë thashethemet që din Fatosi e as thashethemet që di unë. Ramush Haradinaj është komandanti më komandant në Kosovë për kohën e luftës. Ka dalë nga lufta veç kur ka ardhë dhe ka varrosë vëllain në Vlahën të Hasit dhe është kthye direkt në luftë dhe nuk ka bërë kurrë luftë nëpër kafenetë e restorantet e Kukësit, Tiranës, Zvicrrës apo Gjermanisë, por ka bërë luftë të vërtetë. Ai i dha luftës gjithçka. Se e ka falë plumbi është punë e zotit.
Edhe Fatos Lubonja la rininë burgjeve dhe ka gjithë mirënjohjen tonë, ani se në burg e futi Enveri për t’i trembur babanë dhe shpejt pas të birit burgosi babanë. Por babë e bir për Enverin punuan edhe në burg shumë kohë, nëse u besojmë thashethemeve siç u beson Fatosi për Ramushin. Plumbat nuk i fërshëllyen mbi kokë Fatosit. E fali Enveri prej plumbave jo zoti si Ramushin. Fatosi vuajti familjarisht nga Enveri që u bë vlla me serbët, Ramushi u vra familjarisht nga serbët, Ramushi si familje derdhi gjak vëllezërish që ia ka bërë nëna e jo lopa për lirinë e Kosovës, la dritën e syrit. Dhe është larg të dërdhësh gjak për lirinë me të bësh burg se don Enveri. (Në fakt nuk ke bërë burg se ke kundërshtuar Enverin)
Dhe pas shkrimit të Fatosit si platformë urrejtje kundër shqiptarëve që për dreç më kujton platformën e Çubrilloviçit kundër shqiptarëve për t’i zhdukë e shfarosë shqiptarët, për ti nxjerrë ketej Bjeshkëve të Nemura…, më kujton ishkryeministrin serb Vlladan Gjeorgjeviçin që i nxirrte shqiptarët me bisht dhe tezat e tij i ka artikuluar duke i vjedhë dhe duke i shitë si të tijat Fatos Lubonja, pra pas shkrimit të Lubonjës globalist, pacifist, internacionalist = nacionalist serb, grek, vlleh etj etj që vajton për serbët e romët e vrarë nga shqiptarët por kurrë nuk thotë një fjalë për shqiptarët e vrarë nga serbët, për mijëra shqiptarët e zhdukur nga sërbët që nënat e Kosovës i kërkojnë sot e gjithë ditën, pra pas këtij shkrimi, po shoh reagime parulleske që veç ia bëjnë qejfin Fatos Lubonjës pamundur askush t’i thotë se cili është në fakt ai, pa mundur me e vu përballë pasqyrës së vetes e të vërtetës së tij që e bën me vjellë edhe atë edhe ne.
Platforma e Vaso Çubrilloviçi kundër shqiptarëve, për zhdukjen e shfarosjen e tyre, që na e zbuluan dhe botuan kroatët dhe jo babai i Fatosit në 1956, më duket e derdhur me finesë por pa mundur të fshihet në shkrimin e Fatos Lubonjës.
Fatosi i sulet Gjykatës së Hagës pse ajo u doli zot shqiptarëve dhe nuk plotësoi ajo vërdiktin e Çubrilloviçit. Gjykata e Hagës nuk është e Milosheviçit, këtu është ndryshimi dhe mjerimi i Fatosit. Ajo gjykata vepron mbi vlerat e drejtësisë njerzore dhe jo të inateve të njerzve pa identitet. Ajo e shpalli dy herë të pafajshëm Ramush Haradinin dhe çertifiloi e ligjëroi botërisht pavarësinë e Kosovës.
Fatos Lubonja në shkrimin e tij i kundërvihet nacionalizmit shqiptar. Ai mendon se po i kundërvihet nga pozitat e një pacifisti, globalisti, nga pozitat e një lideri të shoqërisë civile dhe rreket të na shitet si pacifist kampion. Këtë inat ka Fatosi. Ngushëllime Fatos. Kjo gjykatë duhet shpallë kriminale për t’ia rehatuar zemrën Fatosit.
Kur je i ndarë, siç thotë e deshiron Fatosi, nuk je shqiptar. Se një i ndarë vulëhumbur nuk din çfarë është në fakt. Shqiptarët e ndarë 100 vjet nuk janë shqiptarë, janë kosovarë, thotë ai me kompetencën e shpikësit apo të krijimit të planetit Mars.
Si pjestar i një shumice shqiptare të bekume prej zotit më pëlqen të hyj nën lekurën e Fatos Lubonjës dhe të gjej shkakun e tërbimit të tij kundër shqiptarëve. Ku kemi gabue me Fatosin? Cilat janë rrënjët e urrejtjes së tij ndaj meje e ndaj nesh. Enveri burgosi më shumë shqiptare se të huaj jo shqiptarë. Nuk harrohet kjo as nuk fshihet dot. Por Enveri nuk ishte nacionalist pse don ta quajë të tillë Fatosi. Enveri shkëmbente shqiptarët e burgosur me serbë. Por Fatosit nuk i dhemb për shqiptarët e Kosovës se ai i quan kosovarë dhe jo shqiptarë. Fatosin e futën në burg për të trembur babanë e tij. Unë e kuptoj se sa e rëndë është kjo se jam prind vetë. Por unë nuk ia shuaj e as letoj dhimbjen. Shqiptarët e Kosovës u kalbën burgjeve, morën plumba u shfarosën për të mbajtë gjallë idenë e bashkimit kombëtar që sot është duke lulëzuar.
Në gjithë sa shkruan, nuk tregon minimum respekti për shqiptarët e vrarë e të zhdukur, nuk tregon minimum dashurie për shqiptarët që dhanë jetën. Nuk ka shkruar as këtu dhe askurrë për shqiptarët e vrarë, masakruar e përdhunuar prej serbëve. Nuk ia bën zemra të shajë serbët Fatos Lubonjës. Sepse atij i dhimbsen serbët e zhdukur, të vrarë, i dhimbsen romët, vllehët etj.
Ai harron me dashje se çeshtjet e luftës zgjidhen me luftë dhe në luftë ndërsa çeshtjet e paqes zgjidhen me paqe në paqe.
Nuk don t’ia dijë se shqiptarët vunë mishin e trupave të tyre përballë hekurit të plumbave të serbëve, vunë pushkët përballë topave, tankeve, auroplanëve serbë, përballë helmeve luftarake që përdori Serbia kundër shqiptarëve.
Ramush Haradinaj i dha vëllezërit luftës, i dha veten. Por Fatos Lubonjës do t’i bëhej qejfi të ishte i vdekur Ramushi dhe mbase të vdekur edhe mund ta donte pastaj.
Revolta e Fatos Lobonjës kundër shqiptarëve, kundër Hagës që u dha të drejtë shqiptarëve duke e shpallë dy herë të pafajshëm Ramushin dhe duke e shpallë të ligjshme botërisht pavarësinë e Kosovës, jo se gjykata e Hagës është gjykatë e zotit, pra revolta e Fatosit është e njejtë si revolta e një nacionalisti të thekur serb dhe do t’ia kishte zili Shesheli që luftoi t’i nxirrte shqiptarët këndej Bjeshkeve të Nemura.
Po të vinin këndej atyre bjeshkëve kosovarët që nuk janë shqiptarë sipas Fatosit e ca tosëve të tjerë që ngjyjnë kaçoren në shllinën serbe, Lubonja nuk do t’i pranonte këtu. Do të thoshte le të rrinë në Kukës.
Fatos Lubonja si i huaj po don me ua tregue shqiptarëve punët e veta, punët e shqiptarëve. Fatosi është si vetja e vet fiks një primitiv i shekullit të 19, i asaj kohe kur ripeshin shqiptarët si berret nga antishqiptarët si Zografi, Venizellos, dhe shqiptarët antishqiptarë si Spiro Milo etj etj…
Lubonja është në rregull nëse shqiptarët janë pa identitet sespse identitetmunguarit i duan të tërë pa identitet.
Nga pozitat e një nacionalisti të thekur por jo shqiptar ai duke denigruar figurat e shqiptarëve, këto që janë, kujton se denigron politikanët shqiptarë që nderuan Ramushin dhe e pritën si hero. I bie shuplakë politikës në Shqipëri dhe akuzon për këtë Sali Berishën tani që ka humbur zgjedhjet politike në vend. Lubonja duhet ta dijë se Berisha nuk u ndëshkua pse tha se nuk mund të klonohen kombe të tjera shqiptare në shtetet ku jetojnë shqiptarët sepse shqiptarët e kanë kombin e tyre dhe s’kanë ngelur bredharakë, janë në hapsirën e tyre etnike të pashkëputur ani se në 5 shtete të ndryshme.
Reagimet e nxituara dhe emocionale kundër Lubonjës (edhe si ky i imi) nuk vlejnë edhe pse e di se i bëjnë nder Lubonjës. E mbajnë gjallë në pazar dhe ia largojnë do kohë mjegullën e harresës që i mbështillet dhe sillet vërdallë.
Por nuk duhet të harrojmë se sa kohë që i shan Lubonja shqiptarët, ata janë në rregull, janë në udhë të drejtë. Por unë nuk po them këtë. Unë nuk dua që Fatosi t’i dojë shqiptarët dhe nuk qaj pse ai nuk i do. Nuk dua që t’i mëshirojë kurrë se shqiptarët nuk janë për mëshirë. Le të mos i dojë fare. Shqiptarët nuk kanë nevojë për dashurinë e Fatos Lubonjës. Ata janë fitimtarë. Kanë fituar gjithçka. Me luftë, mund, sakrifica. Kjo fitore pikërisht e çmend Fatos Lubonjën. Ramushi nuk kishte rrugë tjetër veçse të luftonte. Dhe për luftën që bëri e duan në Kosovë. Por nuk e kanë frikë, nuk i tutet atje askush Ramushit. Dashuria nuk është frikë Fatos. Ramushi është simbol i lirisë. Dashurinë për Ramushin nuk e kanë irracionale në Kosovë. Ai është trim siç është trimi. Ai ka ditë edhe me kërkue falje. Ka ditë edhe me lënë syrin e tij. Fatosit nuk i vjen mirë që doli një shqiptar trim si Ramushi. Që dolën shumë shqiptarë trima. Por më vjen mirë mua dhe krenohem unë për këtë gjë. Çfarë t’i bëj unë Fatosit pse atij i vjen keq. Çfarë t’i bëj unë Fatosit pse për atë Ramushi do të ishte i mirë po të ishte i vdekur. Ndoshta vëllezërit e vdekur të Ramushit janë të mirë për të.
Më çudit globalisti, pacifisti, antiamerikani me raste, antiamerikani kur amerikanët i duan dhe përkrahin shqiptarët dhe proamerikani në çdo rast tjetër, më çudit pra që Fatosi është kundër gjykatës së Hagës.
Rri aty ku je, rri rehat, ndaç përpushu zi zorra në prush dhe gjuaj gurë kundër diellit sa të mundesh, lëshoji qentë e tu ta lehin hënën sa të mundin, vazhdo të jesh serial killer me fjalë kundër shqiptarëve dhe qëllo sa të mundesh, sofistikohu sa të mundesh, por Gjykata e Hagës dhe bota demokratike nuk merr mendë e tua, nuk ec me mëndë e tua z. Lubonja edhe pse ke përvojë burgu, edhe pse na ngjall mëshirën për ty, por nuk je kurrësesi hero.
Shqiptarëve u ka ngelë tani vetëm që të thërrasin “izrealitët” e tyre emigrantë ngado që janë nëpër botë që nga koha e Skënderbeut dhe t’ia kujtojnë botës se kush janë. Fati i shqiptarëve është bashkimi. Ndaç të trembet Fatos Lobonja dhe gjithë tosët, ndaç le të gëzojnë me vendasit.
Nga Flori Bruqi

SKIZOFRENI I PËRDALUR FATOS LUBONJA ,mendon njajtë siç kanë shkruar disa vjetë më parë mediat dhe analistët serb,ku thoshin se Z. Ramush Haradinaj është vrasës (Ramus Haradinaj Ubica )
Ja lexoni ç’thoshin për Heroin tonë Ramush Haradinaj mediat serbe:
”Blic” (“Tužilaštvo traži 20 godina zatvora za Haradinaja “)
Prokurorja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë sot, në fjalën e tij përmbyllëse, i pyetur për “një minimum prej 20 vjet burg,” ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës komandanti Ramush Haradinaj për krime lufte kundër shqiptarëve, serbëve dhe romëve në kampin e burgimit të UÇK-së në fshatin Jabllanicë, në afërsi të Deçanit në vitin 1998 ka sjrkaur gazeat serbe >”Blic” (“Tužilaštvo traži 20 godina zatvora za Haradinaja “) duke shrkuar se gjykata kekron 20 vjet për ramush hradinaj, në kohën kur procesi mbahje kundër tij. Por lirimi i tij nga TPI dëshmoi prepogandën serbe dhe etikemtiemt e disa analsitëve serb se ra,mush hardianj na qenka vrasës, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Në fund të rigjykimit, prokurorët kanë dënimin e njëjtë propozuar për bashkakuzuarit Balajt dhe Lahi Brahimajt. Pas gjykimit të parë, Haradinaj dhe Balaj ishin prill 2008 u liruan, dhe Brahimaj u dënua me gjashtë vjet në burg.
Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj janë akuzuar me gjashtë akuza për vrasje, trajtim mizor dhe akteve çnjerëzore, shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës. Ata janë akuzuar për torturimin, abuzimin dhe vrasjen e të paktën tetë të burgosurve në Jabllanicë, dy prej të cilëve ishin serbë dhe romë të tjera dhe shqiptarët.
Akuzuarit të parë Haradinaj ishte në atë kohë një komandant rajonal i UÇK-së, Balaj u udhëhequr nga një njësi të veçantë të milicisë, dhe Brahimaj komandonte kampin në Jabllanicë.
– Dënimi minimal që duhet të shqiptohen për të tre të akuzuarit është 20 vjet në burg, “tha prokurori Paul Rodgers në fund të argumenteve përmbyllëse.
Rogers tha se gjatë rigjykimit provuar se të pandehurit ishin pjesëmarrës në një ndërmarrje të përbashkët kriminale qëllimi i të cilit ishte “eliminimi brutal të bashkëpunëtorëve të gjithë kundërshtarët” e supozuara të UÇK-së dhe spiunëve “, abuzimi torturë dhe vrasje” në Jabllanicë.
Haradinaj, i cili “ka gëzuar statusin e pothuajse hyjnore”, “të inkurajuar dhe mbështetur autorët e krimit” direkt – të cilat përfshinin Brahimajn xhaxhain e tij dhe i akuzuari i dytë Balaj – për të “eliminuar kundërshtarët,” urdhërimin e “policisë ushtarake” UÇK “fshijnë bashkëpunëtorë”, ai Prokurori.
Dhe krejt në fund:
Një ditë pasi publicisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, e ka quajtur vrasës kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka vonuar reagimi i këtij të fundit. Kreu i AAK-së ka thënë se kjo çfarë ka deklaruar Lubonja është një befasi jo e këndshme.
“Kërkoj nga Lubonja që ta lexojë vendimin e gjykimit të dytë, ku Gjykata e Hagës e ka precizuar qartë se jo vetëm që nuk kam kryer vepra të tilla, por kam ndihmuar për të kundërtën. Miqtë e miqve të armiqve janë zgjuar nga gjumi në një fushatë negative dhe kjo do të rritet për ditë e më tepër në Kosovë, nga njerëz të cilët i shfrytëzojnë pozitat e tyre që ky vend të mos zhvillohet”, deklaroi Haradinaj.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që këtë akt të Lubonjës ta ndjekë edhe nëpërmes procedurave ligjore, në mënyrë që ta mbrojë imazhin e tij.
Fatos Lubonja, publicist i njohur shqiptar, në një shkrim për një revistë gjermane e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve.
Po çfarë shkrova unë në librin tim “Guximi shqiptar”për Ramush Haradinaj dhe çfarç shkroi publicisti i mirënjohur shqiptar z.Zef Pergega lexoni:
http://www.scribd.com/doc/64538117/5/Hero-ne-lufte-hero-ne-paqe-Ramush-Haradinaj
http://floripress.blogspot.com/2011/08/ai-ishte-gjeneral-ne-lufte-hero-ne-paqe.html
NËN QIELLIN E EUROPËS
Nga Fatos Lubonja
.

Nga Ilir KULLA
E kam ndier veten të zhgënjyer si qytetar, si intelektual dhe si shqiptar me shkrimin e botuar dje në gazetën “Panorama” nga një intelektual shumë i çmuar i Shqipërisë së sotme si Fatos Lubonja. Që në adoleshencë jemi rritur me intelektualin Lubonja, i cili ka qenë emblemë sakrifice, vuajtjeje, opozitarizmi, persekutimi, qëndrestarie dhe rreshtimi për nga vërtetësia dhe e drejta. Pikërisht duke lexuar dje një qëndrim komplet të kundërt në raport me këto shtylla përbërëse të historisë së Lubonjës, është e domosdoshme t’i analizojmë të gjitha, një e nga një, në raport me ngjarjet, historitë, personazhet dhe realitetin e sotshëm.
* * *
Lufta popullit të Kosovës iu imponua nga makina shtetërore e dhunshme e Serbisë së atyre viteve, e cila ishte komplet e kundërta e shtetit të së drejtës, të tipit europian. Në një lloj mënyre, Serbisë dhe Milosheviçit i takon “merita” e krijimit të UÇK-së. Ajo lindi nga njerëzit e thjeshtë të Kosovës, nëpër fshatra, nëpër familje të persekutuara nga komunizmi jugosllav e më tej serbomadh që nga koha e Shaban Polluzhës e ndoshta dhe më parë. Nëse sot mund të themi që a ka pasur themelues ideator UÇK-ja, patjetër, e shumë madje, por në krye të tyre qëndron Adem Demaçi, i cili po ashtu si zoti Lubonja e kaloi rininë dhe jetën nëpër burgje, i ndrydhur pas hekurave si i burgosur i ndërgjegjes, asaj ndërgjegjeje kombëtare qytetare shqiptare, e cila kërkonte të drejtën e shkollimit në gjuhën e vet, të përfaqësimit, të të shprehurit, të lirisë dhe jo në emër të ultranacionalizmit, njëlloj si z. Lubonja. Adem Demaçi dhe shokët e tij të lëvizjes së ’68-s në Kosovë, ashtu si në të gjithë Europën, mbajtën në Kosovë flakën e lirisë të ndezur për brezat e mëvonshëm, ata që luftuan dhe e fituan lirinë.
* * *
Jugosllavia e pas Dejtonit ishte një Jugosllavi e cunguar, ishte Jugosllavia e Milosheviçit, ku kishte katër lloj qytetarësh, niveli i parë serbët “të përzgjedhurit” e Zotit që kishin lindur për të sunduar të tjerët. Malazezët, të cilët e dinin shumë mirë se një shkëputje me luftë nga Serbia do të thoshte shkatërrim dhe rrënim si në Bosnjë dhe ata ishin shumë të vegjël, kështu që ia vlente të vazhdonin të jetonin nën Serbi për shkak të detit dhe të 45% të popullsisë serbe, dhe jo për shkak të dashurisë mes tyre. Hungarezët e Vojvodinës, të cilët për shkak të pozitës gjeografike dhe industrive jugosllave kishin pozita të avantazhuara nga pikëpamja ekonomike dhe politike në krahasim me të tjerët, pavarësisht se ishin vetëm një krahinë autonome. Shqiptarët e Kosovës, të cilët pavarësisht se me numër qytetarësh ishin me shume se Mali i Zi e Vojvodina, bashkë ishin të dënuar të jetonin, nën aparteid të papërfaqësuar, nën dhunë të vazhdueshme të makinës ushtarake shtetërore. Mjafton të përmendim që armata më e madhe e Jugosllavisë të mbetur ishte e tëra e vendosur me trupa dhe mjete të rënda në mënyrë permanente në Kosovë, nën mungesën e drejtësisë që nga ajo e pronësisë e deri tek ajo e të folurit. Qëndresës historike paqësore të Rugovës dhe LDK-së iu përgjigjën me indiferencë të plotë dhe me dhunë sistematike shtetërore.
* * *
Në vitin 1997, ditën e protestave të studentëve, të udhëhequr nga Albin Kurti, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Bujar Dugolli etj., ishte në krye me studentët dhe një intelektual i shquar i asaj kohe, profesor Ejup Statovci, që u masakrua live nga forcat speciale të policisë serbe para kamerave të mbarë botës. E pra, Statovci e studentët të cilët një vit më pas do ishin të tërë në UÇK, ishin më paqësorë se vetë gandistët vetëm pak muaj para luftës. Më 28 nëntor të atij viti, në Drenicë tre njerëz dolën para kamerave me uniformën e UÇK-së, një ndër ta ishte nxënës 17-vjeçar, i cili paradite kishte qenë në shkollë. Emri i tij ishte Daut Haradinaj, vëllai i vogël i Luanit, që ishte vrarë atë vit në kufirin Shqipëri-Kosovë nga ushtria serbe, i Ramushit që kishte lënë Perëndimin e ishte kthyer të mbronte shtëpinë e vet, i Shkëlzenit që dy javë para se të përfundonte lufta u vra po ashtu nga ushtria serbe. Në mars të 1998-s ushtria serbe nuk masakroi vetëm familjen Jasharaj në Prekaz, por edhe familjen Haradinaj në Deçan. Të gjithë ata që u vranë ishin civilë, femra dhe fëmijë, kështu u krijua UÇK-ja, fshat më fshat e shtëpi më shtëpi. Një luftë që të imponohet është një luftë e drejtë, sepse me atë ruhet dinjiteti, identiteti, qytetaria, origjina, prona gjuha dhe liria; ky nuk është nacionalizëm, por patriotizëm.
* * *
Rusvelti e dinte shumë mirë se kur të hidhej bomba bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, nuk do të vritej Perandori japonez apo as komandantët e ushtrisë, por do të vriteshin shumë civilë, dhe një pjesë e madhe e tyre të pafajshëm. Por në emër të asaj bombe do t’i jepej fund një lufte, e cila mund të vazhdonte në Paqësor edhe për 20 vjet. Natyrisht, nuk mund të mendosh që lufta e Kosovës mund të ketë qenë një luftë ku janë zbatuar të gjitha konventat e të drejtat e njeriut, pasi çdo luftë është e pisët, por luftërat ku ushtria e shtetit lufton kundër qytetarëve të vet, pra lufta civile, është 10 herë më e pisët dhe e vështirë. Megjithatë, nën qiellin e Europës për shumë vite kjo u lejua në ish-Jugosllavi, deri kur “Pëllumbi i Paqes” së Dejtonit, Milosheviçi, nuk i theu hundët pikërisht nga ata fëmijët e katundarëve të Kosovës, bijtë e thjeshtë të popullit fukara, të cilët krijuan ushtrinë që na riktheu krenarinë qytetare e kombëtare: UÇK-në. Një ditë të bukur, në burgun e Shevingenit në Hagë, teksa Sllobodani ishte në ashensor, u gjend me Ramushin vetëm për vetëm dhe uli kokën teksa Ramushi i tha: “Eh zoti President, a ta merrte mendja ndonjëherë se një ditë do gjendeshe me mua këtu?”…. E pra, njëri u largua me arkivol nga aty, e tjetri u kthye dy herë i lirë dhe hero te njerëzit e vet. Por jo sepse gjoja ishin zhdukur dëshmitarët, por sepse në atë luftë kishte një humbës dhe një fitues, humbësit qëndruan me humbësit dhe fituesit me fituesit.
* * *
Kenedi i madh ka thënë: “Mos pyet ç’ka bërë atdheu yt për ty, por ç’ke bërë ti për atdheun tënd”. E pra, Kenedi nuk ishte nacionalist e ultranacionalist, ishte patriot, jetoi e vdiq si i tillë. Nëse një burokrate e shpifur dhe e dështuar si zonja Del Ponte, që në vend të shkruante libra duhej të bënte punën e vet si prokurore, për shumë vite kërkoi të na mbushte mendjen se Ramushi, Fatmir Limaj, Rustem Mustafa dhe e gjithë UÇK ishin kriminelë, për ta dhe për ata që mendojnë si Del Ponte ka vetëm një përgjigje: një popull i tërë nuk mund të jetë kriminel, liria nuk fitohet me pallavra, por me gjak e sakrifica.
Fatos Lubonja – kjo qyqe në folenë e shqipes
Nga Fahri Xharra
Qyqet janë mbrojtëse të armiqve djallzorë, të cilët vrasin e djegin gjithçka që ndeshin në rrugën e tyre. Qyqja, ky zog i llahtarshëm me ngjyra të çelta që e mbështjellin pjesën më të madhe të trupit të saj, me fytyrën e saj në formë zemreje, me sytë e saj të mprehtë gjatë natës, me aftësinë e saj të rrotullimin të kokes për 270 shkallë pa e lëvizur trupin, me krihët e saj pa fishkullimë gjatë fluturimit, gjuan vetëm kur bie muzgu i natës, këto aftësi e bëjnë zogun më të frikshëm të natës. Qyqet e kanë një veti shumë të rrezikshme,ato i lëshojnë vetë në foletë e zogjve tjerë. Të huajt që kaluan mbi ne, i lëshuan vetë e qyqes në foletë e shqiponjave . Kur ata ikën,zogjtë e qyqeve shpëtuan falë jozgjuarësisë së shqiponjave. Një lloj i qyqes është edhe Fatos Lubonja që gjuan në një moment jo fort të volitshëm për popullin tonë.
Ç`farë këqësie do të ndiente Fatos Lubonja, apo thënë ndryshe a do ta shihte misionin e tij të përfunduar sikur:-“ shkencëtarisht të vërtetohej e të pranohej se shqiptaret janë popull pa prejardhje”,-“ të dokumentohej se ilirët ishin fise bredhëse të Balkanit dhe erdhën në të njejtën
kohë me sllavët këtu ku janë “,-“ që autoktonët e parë të Balkanit ishin Grekërit, e civilizimi ka filluar me ta ,atëherë kur ilirët ende nuk kishin lindur si barbarët e ardhëshem që prishnin qetësinë e civilizimeve”,-“ të thuhej e të shkruhej se tokat e banuara nga sllavët u populluan me një race shqiptare ,të cilet i solli turku nga Azia,për baraspeshë për të pushtuarit sllavë”,-“ sikur të dokumentohej që Gjergj Kastrioti –Skënderbeu ishte një surogat serb apo malazez dhe në kohën e tij i mbronte tokat sllave si bir i tyre ,kundër turkut”,- “sikur Lidhja e Prizrenit të dilte si lojë turke vetem për t`i kënaqur do apetite falso”,-“ të shkruhej se akti madhështor i Ismail Qemalit i shpalljës së pavarësisë, bëri krim ndaj turkut, dhe i pengoi sllavët t`i këthejnë tokat e tyre”,-“sikur plejada e Rilindasve të shpallej si renegatë të perendimit ,pa qëllime konkrete vetëm për t`iu kundervuar turkut”, -“ sikur Nëna e Madhe Terezë ,të shpallej e të pranohej botërisht si bijë e sllavëve të ish Maqedonisë,apo bijë vllehësh”,- “ që Ismail Kadare të vërtetonte përfundimisht se ishte frikacak dhe se shkruante here për interesa të Rusisë, herë për interesa të perendimit”,
– “ të shpallej nga Parlamenti i Kosovës që gjuha zyrtare e Kosovës është Kosovarishtja,e formuar nga disa nën dialekte të saj”,-“ sikur që lindja e një shteti të ri të shoqërohej me lindjen e një kombi të ri,kombit kosovar ,që ka origjinë shqiptare e që nuk janë shqiptarë”,-“ sikur GJND-ja të thoshte që shpallja e pavarësisë së Kosovës është një shpallje jolegjitime në tokat e një provinceje serbe”,-“ sikur shteti Kosovës të fillonte haptas armiqësitë ideologjike me Shqipërinë “,-“ sikur Natoja t`i bie pishmnan dhe të terhiqej nga marrëveshja me Shqipërinë,”- “ sikur KFOR-i të tërhiqej e t`iu lëshonte Kosovën forcave serbe të ushtrisë “,_ “sikur shqiptarët të shpalleshin vrasësit më të medhenj të hebrenjve”,- “ sikur shqiptarët e Maqedonisë që të gjithë t`a pranonin kombësinë turke si të veten”,-“ sikur Jugu i Shqiperise pa dallim feje të regjistrohej grek”,?
Po i ceki vetëm disa çmenduri antikombëtare të Lubonjes. Ai konsideron se Nëna Tereze nuk perfaqëson popullin shqiptar, sepse sipas tij, njeriu është prodhim i kultures, një sistemi vlerash, besimi dhe traditash, që në rastin e Nënës Tereze nuk kanë të bëjnë aspak me vlerat, traditen dhe besimin e popullit shqiptar. Me këtë pozicionim, Lubonja është në përputhje të qartë me pozicionimet Serbe përsa i përket katolikes shqiptare.
Sa i përket Skënderbeut, thotë se shqiptaret e kanë edhe një problem para se të të aftësohen ta ndajnë të vërtetën nga fantazia, të vërtetën nga miti. Serbofobia është origjina e nacionalizmit të shqiptarit të sotëm. Skenderbeu i tradhëtoi turqit në Nish, Skenderbeu preferoi të mos i sulmon serbet dhe u këthye në vendlindje.
Fatos Lubonja i thotë edhe këto:
– “Nacionalizmi shqiptar nuk lindi si një deshirë e domosdoshme për çlirim nga Turqia,siç ndodhi me nacionalizmin grek ose serb.”
– “ Midis miteve kryesore janë ata që mburrin lashtësinë e popullit shqiptar dhe gjuhen shqipe si një nga me të vjetrat.”
Eshtë shumë e quditshme me ne, se si lejohen këta njerëz të kullosin lirëshëm në livadhet tona duke vjellur vazhdimisht vrerë për identitetin shqiptar.
Me të gjitha këto “ të vërteta shkencore”, athua do të shterrej truri i mbimendësit (superintelektuali) shqiptar? Athua më në fund do të pranonte se “ The mission is over”?
Po,për çka do t`i mbetej pastaj të flas e të shkruaj? Kush do na i mbushte ekranet televizive, çdo mbrëmje?
Për njohtim, për ata që se dijnë Fatos Lubonja i ka mbajtur 17 vjet burg gjatë kohës së diktaturës, dhe është liruar pas `91-shës.
Por tani me të vërtetë po duket se ka ardhë koha që shqiponjat të pastrojnë foletë e tyre. Ne duhet të ndalojmë kukamat e qyqeve ndjellakeqe para se lakuriqët e natës, çakejtë dhe hienat të kërkojnë gjakun dhe tokën e shqiponjave, e kjo ditë duhet të vij pa tjetër.
*(Ky shkrim eshte shkruar ne Prill 2011)



Leave a Reply