ARGUMENTET E MIA
Lirinë e kam të parën
Duke galduar gjithnjë për paqe
E për harmoni duke uruar
Me më të madhin solidaritet
Me besë e me drejtësi
Të gjithëve ju betohem me të madhe dashuri!
Milano, 9 korrik 2007
UNË ME HISTORINË…
Ecim pandalur
Nëpër shekuj
Ngarkuar me shumë vlera dhe argumente
Gjithçka marrim e regjistrojmë…
Milano, 9 korrik 2007
NË KËTË MBRËMJE
Vazhdoj këngët e mia origjinale
Me melodi dashurie
Sikur me dekret
Të gjithë më dëgjojnë
Dhe më adhurojnë!
Lecco, 9 korrik 2007
NË RRJEDHËN E SHEKUJVE
Shumë tradita
Me doke e zakone shpejtojnë
Në parakalime shumë fërkime
Fjalët në përrallë
Kurrë nuk shterren as nuk ndalen
Shkojnë e vazhdojnë
Në rrjedhën e shekujve
Gjithnjë
Dhe gjithnjë e më shumë
Sipas ligjeve e urdhërave
Me rrënjë në Kushtetutën e Dashurisë
Lecco, 10 korrik 2007
AKULLNAJAVE ZBRET NGROHTËSI
Të paftuarat rryma nxehtësie
Mbi akullnajat ligje të reja sjellin
Shkrirje
Shtim uji
Plot rreziqe
Athua ndodhin edhe përmbytje?!…
Lecco, 11 korrik 2007
MOS KINI FRIKË
Eni me mua
Bashkë nisemi
Mos kini frikë
Misionin tonë e fillojmë pa vonuar
Eni me mua
Mos kini frikë
Bërtasim e këndojmë
Mbi krahët e mrekullisë
Me të gjitha fuqitë
Botën e ndryshojmë!
Lecco, 12 korrik 2007
AI ISHTE E AI S’ISHTE
Sa thonë është vetë ai
Sa thonë nuk është
Zhurmë plot
Këngë e aheng deri në kupë të qiellit
Gjë s’kuptuam
Ish ai e s’ish ai
Ai s’ish e ai s’ish…
Lecco, 13 korrik 2007
TI DALLGË QË S’NDJEN MALL
Kur unë nisem
Nënë ta gëzoj
Ti ma trazon detin
E egra dallgë që s’ndjen mall
Kalimin ma ndalon
Por mos harro
Vjen mot’ i mirë
Ti thyen qafën e shkon!
Lecco, 13 korrik 2007
PËR T’U PASURUAR
Para së gjithash
Duhet ruajtur vlerat e përjetësueshme
Me shpirtin e pastër
Shekullin duhet ëmbëlsuar!
Lecco, 13 korrik 2007
KUJTIM’ I DRITËS SË BARDHË
Në hapje të derës së madhe
N’epokën e re
Vallen a kanë udhëhequr meloditë e këngëve të mia
Farë dashurie kanë hedhur kudo
Në mbarë githësinë
Lecco, 14 korrik 2007
N’ËNDËRRIMIN E FUNDIT
Unë vetë
Vendimin kam marrë
Të gjitha shtigjet e lirisë le të hapen me dashuri
Traditat le të ruhen me xhelozi
E tokës sime të bekuar
Le t’i kthehet emri i shenjtë – Dardani
Lecco, 14 korrik 2007
ME NDËRRIM METODASH
Nëpër të gjitha stinët kasnë depërtuar
Në misionin e tyre të pseudodiplomacive
Re e mjegulla duke përkëdhelur
Pa u lagur kund
Pa mërdhirë as pa përvëluar…
Lecco, 14 korrik 2007
DEHEM NË SYTË E TU
Sa filloj duke shikuar kaltërinë vezulluese
Humbem i tëri
Nuk shoh më njeri as dëgjoj
I dehur jam as pa parë raki…
Lecco, 14 korrik 2007
YLLI MBI QERPIKUN TËND
Që nga fillimi e deri në fund
Manifestimi ka kaluar
Unë kënd nuk kam parë as adhuruar
Veç yllit vezullues mbi qerpikun tënd
–
Qoftë gjithmonë i bekuar!
Lecco, 14 korrik 2007
NË TRUALLIN E MREKULLIVE
Rrënjët shekullore
Me fuqinë e mrekullisë
Dashuria jonë i ka mbjellur
Gëzuar!
Lecco, 14 korrik 2007
PA KOHË E PA CAK!
Gabim jeni nisur
N’errësirën e mbretërisë së hiçit
O të paudhë
As që dini ku shkoni as kah ia mbani!
Lecco, 14 korrik 2007
NË GJURMËT E STINËS
Shumë e shumë gjëra
Kemi për të zbuluar
Pa ngacmuar traditat
Ecim përpara
Historia na do dhe na pranon
Vetëm të kompletuar!
Lecco, 15 korrik 2007
NË KURRIZ TË CIVILIZIMIT
Sipas traditës së pafatësive
Përbuzje e mohime s’kanë të ndalur
Regjimet formale
Të vrasin
Të qajnë
E kremte të organizojnë…
Lecco, 15 korrik 2007
NË MEMORIEN E KOHËS
Shumçka cangël dridhet
Një mall që djeg si flaka
Një dëshirë që kërkon ditën e madhe
Një dashuri në pritje të kurorëzimit
…
Lecco, 15 korrik 2007
SIÇ DËSHIRONTE SHPIRTI
E para këngë filloi
Në çastin më të përshtatshëm
Në tokën tonë u shpall mbretëria e dashurisë
Mua e Ty na kurorëzuan!
Lecco, 15 korrik 2007
TË SHKUNDIM PËRGJUMJEN
Le të ngrihemi furishëm
Me fuqinë e mrekullisë
Të këndojmë e të vallëzojmë
Bashkërisht
Të hareshëm e të zhurmshëm na do mbretëria e dashurisë!
Lecco, 15 korrik 2007
NË SHPIRT, NË ZEMËR E NË FJALË
Dëgjohet e shihet
Dëshirohet e kuptohet
Aprovohet dhe adhurohet
Emri i shenjtë – Besëdashuria!
Gëzuar!
Lecco, 15 korrik 2007
KUR FILLON VALLJA…
Veç e kanë tò qartë
Të gjithë dasmorët
Nusja e dhëndërri janë të gatshëm
Jemi në kulminacionin e festës
Të gjithë
Gëzuar!
Lecco, 15 korrik 2007
KUR MERR FJALËN DASHURIA
Me fuqinë e mrekullisë
Bota ndryshon
Kur merr fjalën dashuria
Shekulli im qesh
Historia shpallë fitoren…!
Lecco, 16 korrik 2007
NË HISTORINË E PIKËPYETJEVE
Sa ishin e pse ishin?…
Kush foli e çka tha?…
Kur erdhën e kur shkuan?…
Sa, kur, si…?!…
Vazhdojnë pa mbarim…?!
Lecco, 16 korrik 2007
SIPAS RADHËS…
Një vjen e një shkon
Një vend lirohet e tjetri rezervohet
Stinë pas stine…
Lecco, 16 korrik 2007
KUJDES NATËN!
Terri nuk ka dëshmitarë
Kujdes
Kjo natë e sajuar nga njëmijenjë interese
Shumë rreziqe ka brenda
Kujdes
Larg natës së intereseve…!
Lecco, 16 korrik 2007
ME RREGULLA PËRGJITHËSIMESH
Të shumta janë rrugët
Me shumë kthesa e lakime
Por caku është një i vetëm
Të gjithë duhet të mbërrijnë aty
Pa kurrëfarë devijimesh…
Lecco, 16 korrik 2007
NË HAP ME MOTIN…
Nuk ndalemi ne kurrë
Në të gjitha stinët në lëvizje jemi
Gjithnjë e më të fortë dhe më të pashëm
Në hap me kohën
Për ta mbarsuar shekullin!
Lecco, 17 korrik 2007
PAQEDASHURIA JONË
Shkëndijë e këndshme
Në shekullin e ri
Me fuqinë e mrekullisë hyjnore
Do e ndërrojë botën
Lecco, 18 korrik 2007
ME BARTËSIT E LIRISË
Sa kënaqësi është
Në ëndërrbardhën festive
Në qendër të vëmendjes
Bashkë me bartësit e lirisë
Edhepse i vogël unë
Një bir i Shqipërisë!
Lecco, 18 korrik 2007
MOS U MERAKOS
Këtu jam unë
Me urdhër hyjnor i dërguar
Vetëm për ty…!
Lecco, 19 korrik 2007
KUR BUZËQESHË FATI
Mrekullitë vijnë pandalur
Njëra aps tjetrës
Pasuri e vlera të larta stinës i dhurojnë
Shekulli im ia garanton krenarinë historisë
Lecco, 19 korrik 2007
PA KUPTUAR PAKUPTIMËSINË
N’udhëkryqet e intereseve
Pakuptueshëm vazhdojnë
Me avazin e vjetër
Pa ditur as vetë motivet
Si shprehi nga shekujt e zjarrit
Shpatijeve të përrallave
Të trullosur nga mitet…
Lecco, 20 korrik 2007
PA GAJLE…
Që nga dita e bekuar
Kur u gjetëm bashkë
Nuk kam më gajle
Më i lumturi i botës ndjehem
Dashurisë plotësisht i dorëzuar!
Lecco, 20 korrik 2007
NË BAZË TË ARGUMENEVE
Gjithçka me saktësi vendoset
Edhe mbretërit vëhen në shërbim të dashurisë
Dhe kohës i caktohet drejtimi…
Lecco, 20 korrik 2007
NË VIJËN E RREBESHEVE
Duke falënderuar rrezet e mrekullisë
Me fuqi dashurie
Zjarri na kapë e nuk digjemi
Shi as breshër s’na lagë dot
Të fortë e të pandashëm jemi
Për jetë e mot!
Lecco, 21 korrik 2007
NË BAZË TË DYSHIMEVE
Merren në pyetje
Një nga një
Të gjitha qeniet e farës së mëkatit
Mblidhen argumentet
Dikush dëmshpërblimin duhet paguar…!
Lecco, 21 korrik 2007
KUR E VËRTETA MERR UDHË
Unë kurorëzohem mbret
Ti mbretëreshë
E shekulli ynë historisë i buzëqeshë!
Lecco, 21 korrik 2007
ME SHEMBULLIN E BESËS!
Në të gjitha mbretëritë
Depërtojmë ne
Në të gjitha botërat
Anekënd gjithësisë
Me mrekullitë e dashurisë
Me shembullin e besës
Ne arbërorët e Ilirisë!
Lecco, 22 korrik 2007
VAZHDOJMË…
Sikur në ndërrim stinësh e vitesh
Edhe kur ndërrohen shekujt vazhdojmë
Dashuria është e amshuar dhe e patjetërsueshme
Mbretërit i dorëzohen
Botërat i ndryshon
Hap pas hapi
Ne vazhdojmë…
Lecco, 22 korrik 2007
NËN KALTËRINË VEZULLUESE
Kremtja jonë sa e këndshme
Me këngëdashurat e historisë
Lartësojnë gjithnjë të vërtetën
Si dëshmitare të dashurisë!
Lecco, 23 korrik 2007
SOT E PËRGJITHMONË…
Vendosim
E nisim misionin e shenjtë
Të dashurisë!
Lecco, 24 korrik 2007
NË PROJEKTIN E PËRBASHKËT
Secili le të vëjme nga një guri
Pa humbur kohë
Ta ndërtojmë dhe t’ia falim historisë
Pallatin mbretëror të dashurisë!
Lecco, 25 korrik 2007
MBJELLIM DASHURI
Kudo shkojmë ne
Me fuqinë e mrekullisë
Përrallat i konkretizojmë
Ëndërrat i bëjmë realitet
Në të gjitha botërat
Mbjellim të bekuarën dashuri!
Lecco, 25 korrik 2007
BASHKË ME YLBERIN
Re e mjegulla i shkrijmë
Me vezullima dashurie
Jetë i japim shekullit të ri
Dhe njerëzimit plot krenari!
Lecco, 25 korrik 2007
KUR KËNDON NËNËLOKJA
Kur këndon Nënëlokja
Re e mjegulla shkrihen
Dragoj e kuçedra ikin
Kthjellet moti
Bota e re me kënaqësi hapë shekullin
–
Qiejt hapen
Yjtë hyjnë në valle
Anekënd gjithësisë
Shtrihet regjim’ i dashurisë
Kur këndon Nënëlokja
Lecco, 26 korrik 2007
PA PENGMARRJE!
Një fjalë
Një besë
Një dashuri
Një vendim historik
Pa pengmarrje
Mrekiullisht të gjitha i kam përvetësuar!
Lecco, 26 korrik 2007
DËSHMITAR’ I BUKURISË
Erdha dhe u vendosa
Në botën tënde
Me misonine shenjtë:
Dëshmitar’ i bukurisë!
Lecco, 27 korrik 2007
MIDIS RREZEVE…
Vetëm me fuqinë e mrekullisë të dallova
Midis rrezeve
Me mijëra vezullima veshur
Tashmë e shpallur mbretëreshë e shekullit të ri!
Lecco, 27 korrik 2007
NË HAPIN E PARË…
Një dritarte e madhe është hapur
Dëshira e dëshmi për të depërtuar
Mbi krahët e këngëserenatave
Në kopshtin e madh të dashurisë
Një pikë e bekuar në histori
Start’ i mirë i shekullit të ri
Lecco, 28 korrik 2007
SIÇ E KEMI MERITUAR
Shumë ngadalë
Por sigurtë
Dhe me të gjitha mrekullitë e dashurisë
Erdhi shekulli i ri
Me detyra fisnike për historinë!
Lecco, 28 korrik 2007
REAGIME NDAJ VENDIMIT
Parë e paparë
Ndjerë e pandjerë
Dhembsur e padhembsur
…
Sidoqoftë
Unë jam unë
Megjithë besën dhe dashurinë!
Lecco, 28 korrik 2007
SA MË PARË…
Që të mos rrezikohet shekulli
Stina ta marr’ emrin
Bashkë me ne dëshmitarët!
Lecco, 29 korrik 2007
SIÇ E KEMI KËRKUAR
Epoka e re filloi
Me traditat e vjetra
Të bekuara
Sihariq në histori
Me Kushtetutën e Dashurisë!
Lecco, 29 korrik 2007
JASHTË KEQKUPTIMEVE
Unë jam unë e ti je ti
Gjithmonë
Me rregullat e nderit dhe të besës
Emrat dhe të bërat realisht i lakojmë
Vetëm me të vërteta!
Lecco, 29 korrik 2007
PAK MË TEJ…
Njëmijenjë të shara e të bëra
Historia është lodhur
Shekulli veç i kërrusur
Larg-larg të së vërtetës…!
Lecco, 29 korrik 2007
KËTU JEMI PRORE
Këtu ishim ne
Bashkë me historinë
Kur këndej s’kishte politikë
As diplomaci
Kur s’kishte lufta
Kur fara e sllavit s’i njihte këto vende
Këtu ishim ne
Den baba den
Këtu jemi dhe qëndrojmë
Sot e nesër
Shekull pas shekulli
Deri në amshim!
Lecco, 30 korrik 2007
NE AKTORËT E DASHURISË
Shekullit i japim shije
Me fuqinë e mrekullisë
Historisë i hapim udhë
Jetës i japim kuptim…!
Lecco, 30 korrik 2007
EDHE KUR S’NA SHIHNI…
Gjithnjë e më të fortë
Më të lëvizshëm e më të fuqishëm
Jemi këtu e s’pushojmë
Farën e dashurisë mbjellim në mbarë relievin
Lecco, 30 korrik 2007
NË DERËN E MËKATEVE
Edhe sot
Mjerisht
Të gjitha racat sillen e pështillen
…
Aty hyjmë e dalim edhe ne!
Lecco, 31 korrik 2007
PËRQËNDRIME…
Grumbuj trupash në rrethime
Grumbuj fjalësh në shpalime
Grumbuj minash në shtërthime
Në botën tonë kurrë nuk mungojnë
E me të njëjtin emërtim u thonë
Përqëndrime!
Lecco, 31 korrik 2007
NËN MBUROJË TË BESËS
Ecim bashkë ne
Në marshimin e dashurisë
Gjithnjë e më sigurtë
Nën mburojë të besës
Ne bijt e Dardanisë Antike
Kosovën e Re e bëjmë kështjellë mrekullie!
Lecco, 31 korrik 2007
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply