E solli Bari Dervishllari
-Populli autor.
Dikur në një vënd mbreti kishte nxjerrë një urdhër që pleqtë ose plakat kur mbushnin një moshë të të caktuar ti çonin në mes pyllit dhe atje të mbyllnin jetën e tyre .
Një ditë i erdhi radha njërit.
I tha i biri hajde baba të shipje tek vëndi se erdhi data e caktuar.
Mirë o bir mirë është urdhër nuk ke faj.
E hipi ky në një hajvan dhe e çoj tek vëndi caktuar.
Rri këtu o baba tani mirë u pafshim në botën tjetër!
O bir do të lutem për herë të fundit :
-Mos më lërë këtu pak më tutje.
Pse o baba ?
Po këtu lashë tim atë unë.
Pse kështu qënka puna?
Po ,po, edhe ty këtu do të sjellin.
Çou baba hipi kalit!
Pse?
Nuk të lë këtu do të çoj në shtëpi.
Po jo more bir se do kesh telashe me mbretin.
Jo,jo do të mbaj fshehur.
E ktheu përsëri në shtëpi babanë.
Kaluanë ca kohë mbreti mblodhi fshatin e ju tha për 24 orë po nuk më sollët këtu një litar prej rëre do ju shkoj në satërr ,në thikë të gjithëve.
U kthye djali në shtëpi i bërë vrer.
Ç’ke more bir e pyeti i jati?
Na tha mbreti kështu ,kështu.
Po juve çfar i thatë?
Hiç çfar ti thoshim?
Dëgjo bir të mësoj unë ty:
-Kur të vijë mbreti nesër i thuaj që u mundova po nuk e di si të pëlqente ty.
Më jep një copë model ti dhe unë të sjell sa të duash pastaj.
Erdhi ora e caktuar ,u mblodh fshati.
Hë ç’kini bërë?
Hiç asnjëri nuk foli.
U ngrit ky,me lejë o mbret!
Hë folë tha mbreti.
Na bëj një copë model ti pe ati litarit nesër të sjell unë sa të duash.
Bërtiti mbreti i bërë tym,shkoni të gjithë në shtëpi !
Tani kam punë vetëm me ty i tha këtij djalit .
Tani folë kush ta mësoj se do ta pres kokën!
Kjo nuk është mëndja jote.
I tregoi ai babaj më mësoj nuk kishte nga t’ia mbante..
Babaj jot sot duhej të ishte atje tek vëndi.
Po mirë ti e di urdhërin tim?
Po e di.
Pse e shkele ligjin?
Po unë e çova atje o lartmadhëni po ai më tha që këtu kam lënë babanë,dhe unë e solla në shtëpi se nesër edhe mua atje do më çojnë.
Mbreti i vuri gishtin kokës dhe që atë ditë e anulloj atë ligj.
Mirëpo nga një legjendë e kohëve të kaluara tani sa po vjen dhe po ulet shesh midis nesh.
Jo me urdhër të mbretit ,po me urdhër të lanetit..
Brezi i tretë po braktiset si monedha pa vlerë.
Sa pleq dhe plaka po gjenden të mbyllur nëpër shtëpi që kanë ndërruar jetë në vetmi.
Unë shikoj kanalin televiziv Ekspo Natyra.
Ujku paska irarki familjare kurse njerëzit po e braktisin atë.
Uroj të jem i gabuar në krahasimin që po bëj por rastet e kësaj natyre po vinë duke u shtuar!!!
Burimi/Facebook


Leave a Reply