Shëndet, mbarësi dhe arritje të reja në fushën e krijimtarisë!
KUJTIM DASHI është lindur në qytetin e Shkodrës, më 15 korrik 1951. Pas mesit të viteve ’50 transferohet familjarisht në Lezhë, ku kryen gjimnazin “ H.Lezha” dhe, në të njëjtn kohë, pa shkëputje nga librat e dija, “shkolln e dyqanit” të lënd ndërtimit, ku punonte i ati, “tregtari i proletarizuar” që në gjenezë, Ymeri, “Mirënjohja e qytetit të Lezhës” (2010).
Rikthehet në Shkodër dhe përfundon studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik (sot Universiteti “Luigj Gurakuqi”), në degn Gjuhë- shqipe-Letrsi, me rezultate shumë të mira. U “shugurua” mësues në Kalivaç të Kashnjetit, gjatë stazhit njëvjecar pasuniversitar, thuajse si masë dënimi për shfaqje të huaja apo për antikonformizmin e tij të njohur. “Dënimi” iu hoq pas një viti, kur u emërua instruktor në Komitetin e BRPSH-s të rrethit.
Në Lezhë ka punuar librar; mësues; drejtor shkollash të mesme; funksionar rinie për edukimin, shkollat; puntor krahu; gazetar (kryeredaktor I gazetës lokale “Koha jonë”, i gazets “Lissus” si dhe i “Në fillim qe FJALA”, së bashku me poetin Ndoc Gjetja); politikan; bibliotekar; funksionar shtetëror; ndërsa në Tiranë, specialist i bibliotekave në Ministrin e Kulturs, Rinisë dhe Sporteve; redaktor i jashtëm në shtëpitë botuese “Erik” dhe “Toena”. Në Nëntor 2005 (jo me 8, por me 9), për shkaqe të mirëfillta politike si kundërshtar politik e moral i magiorancës nën Sali Berishën, që u rikthye në pushtet çuditrisht, pas praggreminës kombëtare të 1997-ës, nga e ashtuquajtura reformë, edhe pse me statusin e nëpunësit civil, sipas Nenit 24/1 e 24/2, nxirret i papunë (54 vjec), status që e mbajti deri në pensionimin e tij të përkohshëm e, më pas, të përhershëm, ose për dhjetë vjet.
Për mbi pesëdhjetë vjet merret me publicistikë, duke qenë ndër emrat në za në këtë fushë; mbledh e shkruan humor; dhjetë radiodramatizime transmetohen nga Radio Tirana; përgatit e boton antologji poetike, studime e monografi, tekste shkollore.
Njihet edhe si biograf i poetit Ndoc Gjetja.
Është redaktor e recensent i dhjetëra librave të autorëve të njohur dhe të rinj, punë që e vazhdon edhe sot e ksaj dite me pasion. është ndër “zbuluesit” e mbështetsit më të vecantë të talenteve të reja në letërsi e gazetari.
Deri më tani ka botuar njëzetepesë libra, nga këto 11 me tregime e novela (dy të fundit të zgjedhura), kolanën e tij “Histori gazmore nga Lezha 1,2,3::shtatë antologji poetike: dy monografi kushtuar Ndoc Gjetjes: fjalorin “Leksikoni I Lezhë”: tekst shkollor për Lezhën, tekst liberete (muzika A.Velaj): komedi me një akt për estradën e Shkodrës etj..LEZHE/ SHKRIMTARI KUJTIM DASHI FESTON 75 VJETORIN
Nga Agustin Cin MARINI
Tregime e novela të tij janë botuar në Bullgari, Itali dhe Greqi. Gjithashtu fragmente të “Histori gazmore nga Lezha, etj”, vllimi I, II e III janë botuar n revistn “Satirikët e Ballkanit” që del në Sofje të Bullgarisë.
Për krijimtarinë e, sidomos prozën e K. Dashit, janë shprehur në mediat print autorët shqiptarë nga më të njohurit; kritikë e studiues; koleg të autorit, shok e miq t tij, rreth 50 autorë.
Proza dhe publicistika e tij është vlerësuar me çmime të ndryshme ndër vite.
Nga viti 2005 është emëruar “Ambasador për paqen”.
Në dhjetor 2021 i është dhn titulli “Qytetar Nderi i Lezhës”.
Nga vjeshta e vitit 2000 banon n Tiranë
Burimi/Facebook/Kopliku News


Leave a Reply