Kam nisur të merrem me të dhe me dokumentet që i përkasin në arkiva rreth 18 vjet më parë. Vasil Shahini është dokumentuar nga disa qeveri shqiptare si koka e agjenturës greke në Shqipëri dhe më pas si një nga themeluesit e MAVI-t, “Frontit për Çlirimin e Vorio Epirit”. Për të ekzistojnë qindra dokumente në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë. Pasi ishte skeduar dhe dënuar më herët për agjenturë nga qeveritë e Sulejman Delvinës, Pandeli Evangjelit, Ahmet Zogut, madje edhe nga autoritetet italiane, në vitin 1943 u ekzekutua nga forcat partizane. Në të gjitha rastet, akuzat lidhen me organizimin e veprimtarisë antishqiptare.
Në vitet 1942–1943 ai ishte ndër themeluesit e MAVI-t dhe bashkëpunëtor i Napoleon Zervës, njeriut që drejtoi masakrat mbi shqiptarët e Çamërisë. MAVI është e njëjta organizatë që në vitin 1994 mori përgjegjësinë për sulmin ndaj repartit kufitar të Peshkëpisë, ku u vranë oficeri Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur. Sipas dokumenteve, të dhënave dhe dëshmive, një nga të akuzuarit kryesorë si pjesëmarrës në këtë masakër është njeriu me shumë emra, Alfred (Fredi/Dionis) Beleri. Ky personazh ekstremist vijon t’i shpëtojë drejtësisë dhe kjo mbetet një nga rastet më të turpshme që pret ende zgjidhje. Heshtje, zhdukje dokumentesh, deklarata, mbyllje dosjesh… ka shoqëruar zbardhjen e këtij sulmi të tmerrshëm! Një dosje është dorëzuar në muajt e parë të këtij viti, në Gjykatën Kushtetuese, por ende pret shqyrtim. Si mundet? Si mundet që drejtësia të heshtë? A keni gjak shqiptar ju shtetarët shqiptarë? Përse nuk reagoni zyrtarisht? Përse? Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini u vranë me uniformën e Ushtrisë Shqiptare veshur!
Beleri i sotëm është pasuesi i Shahinit të djeshëm. Vasil Shahini nderohet me bust në Shqipëri, Beleri endet i lirë, ndërsa Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini prehen pa drejtësi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply