Por kete zgjodha ta shoh, sepse ndryshe nga çdo intervistë tjetër, në të ka diçka që do ta ruaj përgjithmonë në zemër, një letër nga mami.
Një letër nga një grua që gjithmonë ka zgjedhur të qëndrojë larg daljeve publike, larg vëmendjes, por që ka qenë dhe mbetet mbeshtetja me e fortë e jetës sime.
Dhe sot dua të të falënderoj TY, Mami!
Nuk besoj se do të me mjaftoje nje jete qe të te tregoj mirenjohjen per cfare ke bere dhe bën per mua cdo dite. Sepse nuk jam ne gjendje te perkufizoj figuren tende brenda korrenizave te fjaleve qe do ta zvogelonin madhështine që ti përfaqëson për mua si grua, si nënë, si njeri, dhe paradoksi më i bukur është se gjithë këtë madhështi e përcjell përmes thjeshtësisë tënde.
Ti me ke mësuar forcën përmes butësisë. Dinjitetin përmes heshtjes. Korrektesën përmes shembullit. Dhe mbi të gjitha… më ke mësuar si të dua me gjithe qenien time.
Ti ke gëdhendur gjurmë te pashlyeshme në jetën time përmes dashurise, zemres, butësisë dhe mirësisë tënde.
Dhe për këtë, do të jem mirënjohëse gjithë jetën.
Burimi/Facebook


Leave a Reply