Dr.Adil Mustafa
Tiranë 26-05-2026
Të dashur studentë, motra dhe vëllezër shqiptarë,
Sot zëri juaj nuk duhet të dëgjohet vetëm në shesh. Sot ai duhet të tronditë zyrat, parlamentin dhe ndërgjegjen e çdo deputeti shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Sot thirrja ime nuk është vetëm për studentët. Thirrja ime më e madhe është për deputetët shqiptarë dhe partitë politike shqiptare: zgjohuni! Dilni nga heshtja! Dilni nga rehatia politike dhe shikojeni realitetin e popullit që ju ka votuar.
VETËDISOHUNI – boll më!
35 vite keni shërbyer si patericë e një shteti unitar, ndërkohë që shqiptarët autoktonë trajtohen si pakicë pa të drejta të barabarta.
Lëshoni menjëherë: Qeverinë, Parlamentin dhe çdo institucion!
Pa barazi reale nuk ka bashkëjetesë:
Shqiptarët të bëhen shtetformues në Kushtetutë
Gjuha shqipe të jetë zyrtare e barabartë
Pa shqiptarët, nuk ka Maqedoni funksionale!
Për sa kohë duhet shqiptarët të dalin në rrugë për të kërkuar të drejta elementare? Për sa kohë duhet studentët të protestojnë për gjuhën e tyre? Për sa kohë do të vazhdojë politika shqiptare të jetë pjesë e pushtetit, por jo pjesë e zgjidhjes?
Sot ju bëj thirrje deputetëve dhe partive shqiptare: bashkohuni rreth një platforme të përbashkët kombëtare. Lërini mënjanë interesat personale, postet, tenderët dhe përçarjet. Sepse historia nuk do t’ju gjykojë nga kolltukët që keni mbajtur, por nga qëndrimi që keni marrë në momentet vendimtare.
Nëse kërkesat legjitime të shqiptarëve vazhdojnë të injorohen, atëherë përdorni mjetet demokratike dhe institucionale për të krijuar presion politik. Shqiptarët nuk mund të jenë vetëm numra në statistika dhe vota në zgjedhje; ata duhet të trajtohen si faktor i barabartë dhe shtetformues.
Ka ardhur koha që të hapet një debat serioz kombëtar e kushtetues për pozitën politike të shqiptarëve, për përfaqësimin real, për garantimin e statusit të gjuhës shqipe dhe për mekanizma institucionalë që sigurojnë barazi të plotë dhe pjesëmarrje të drejtë.
Mos prisni që historinë ta shkruajnë të tjerët. Historia po ju thërret sot.
Studentë, vazhdoni protestën! Deputetë, dëgjoni popullin! Parti shqiptare, bashkohuni!
Rroftë gjuha shqipe!
Rroftë rinia shqiptare!
Rrofshin shqiptarët kudo që janë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply