Një kohë të gjatë po zhvillohet një agjendë e mirëorkestruar nga VLEN kundër ambasadorit Denion Meidani, i cili në mënyrë briliante ka përmbushur të gjitha detyrimet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Në anën tjetër kemi funksionalizimin e “Botës serbe”, të cilën qeveria e VLEN po lejon të depërtojë thellë në çdo sferë të këtij shteti, madje duke pasur zv.kryeministër në qeverinë e tyre Stoilkoviçin i cili mburret çdo ditë me faktin se sa po dëmton shqiptarët në institucione.
Dhe se si qëndron realiteti i VLEN me këtë qeveri është pikërisht ky veprim: luftojnë ambasadorin Meidani, ndërsa mirëpresin Aleksandar Vuçiçin, i cili po dëshmon se është padroni kryesor i kësaj shumice qeveritare.
Me një fjalë, fjala popullore “fshati që shihet s’do kallauz” merr kuptimin e plotë të asaj që në vazhdimësi kemi alarmuar — se “Bota serbe” po realizon qëllimet e veta.
Burimi/Facebook


Leave a Reply