Metropoli I veriut – qytet shtet i pashpallun.
Tema Shkodër asht e pafund dhe e pa anë.
Në kete qytet parakalojnë ngjarje e figura të njohuna të kulturës e të historisë shqiptare, si në asnji qytet tjeter të vendit tonë!
Muzete e bibliotekat, këtu kanë kenë të parat.
Grevat e para kanë nisë këtu.
Edhe tregtia këtu ka fillu, ku janë ushtru zanate të ndryshme deri tek ai ma i vjetri!!?
Ndeshja e parë e futbollit asht luajt ketu.
Edhe filmi kinematografik.
Bankat e para. Shoqnite aksionere. Ketu e kanë fillesen.
Të gjithë qytetet kanë pasë nji fotograf. Cilësu ma i miri. Bante emen.
Shkodra ka pasë 5 fotografë.
– Marubi me celuidet e historisë, legjendave, kreshnikeve e mbretenve si dhe te familjeve të vjetra.
– Jakova i fejesave e martesave.
– Shan Pici i alpeve, fushave e maleve.
– Raboshta i femijve. Dhe……
…. Angjelin Nenshati I kudo ndodhun.
Në dasma. Mbledhje. Në seminare e aksione, në punë vullnetare e në zbore!
Shkodra pak veneciane e pak fiorentine.
Venecjane. Me kenete e det. Ishull. 5 ura. Permbytje. Në verë me lule. Në dimen me sule. Serenata e karnevale, dy qytete sikur kanë dalë prej nji nane.
Shkova me teme shoqe ,ne Firenze.( maj 2020)
Ishte mbramje vone.
Prej rruges nelt dukej poshtë Firenze. Pak mjegull e shumë drita.
Na zgjoj kujtimet kanga “Firenze stanotte sei bella” Filluem ta kendojme !..
Mrekulli. Rrugë të bukura. Ndërtesa 4-5kateshe me ornamente të ndryshme, të harmonizueme me njena tjetren. (asnji kullë)!?
Shumë sheshe e monumente. Histori e kulture. (pa hekurishte me dryj e çelesa)?!
E veçantë ura mbi lumin Arno. Ponte Vecchio. Dyqane ari. Mbylleshin me taraba si në pazarin tonë.
Kushërinjtë è mij Gjino e Luigji me bajne nji surprizë: vizitë në Gallerie degli Uffizi. Ketu pava Firenzen, kryeqytetin e artit botnor.
Si dy duar të lidhuna në traditë.
Edhe Shkodra si Firenze ka artin e saj.
Jo vetëm në rrugë. Ate e gjen :- në oborre, shpia 200 – vjecare dhe oda misterioze. Ne biblioteka ,relike të rralla, ne etnografi, portrete dhe fotografi. (profesoreshe Zenepe Dibra ka shkru dhe botu per to).
Ne familjen Kakarriqi ku kishte nji galeri të pasun të asaj kohe, ishte edhe piktura e Rembrandit, “çifuti shetitës”.
“Portreti i Skënderbeut” i piktorit italian Gentile Bellini (shek XV) ishte pronë e familjes Curani.
Shkodra ishte edhe pak pariziane. Dy kulla. Katedralja e Kafja e Madhe. Vajza e gra të bukura me histori dashnije. Elegance è kulture ,qe shprehej në Pjacen e saj të Idromenos ditë e natë.
Ma tej…
E shohim në nji rrethanore prej 70 km katrore ,si Zvicra ,edhe Shkodren tone malore.
Kalaja legjendare me historinë e pabesisë trishtuese të murosjes se gruas.
Taraboshi ,mal me histori, e sheh veten si në pasqyrë në liqenin e artë. Dy perla turistike Shirokë e Zogaj mbështeten në prehen të tij.
Theth, Boge, Razem e maje malesh me borë. Katarakte, përrenj e lumenj.
Kiri i rrembyeshem. Drin e Bunë fjokohen bashkë e si moter e vëlla ecin drejt detit.
Me e mbyllë:-
Duhet thanë se Shkodra asht edhe pak napoletane. Kush asht shkodran tana i ban si napoletan.
Edhe kanga shkodrane si kange napoletane.” Ne Shkodër te gjithë këndojnë e dashurojnë se Shkodra ka nam per dashni e kange.
SA MIRË ME KENE SHKODRAN!
Burimi/Facebook


Leave a Reply