Nga Skënder Sadri KAPITI
Askujt nuk i lejohet, as edhe atyre që edhe nëse kanë dhënë ndonjë kontribut për kombin, as atyre nuk i lejohet që me këtë kontribut të justifikojnë përfitimet, vjedhjen, tradhëtinë, hajninë,pasurimin e paligjshwn dhe korrupsionin.
Është detyrë e familjes,e shkollës,e akademisë dhe e shtetit që të edukojë brezat me nacionalizëm.
Është detyrë kombëtare që cdo shtetas t’i bindet dhe t’i nënshtrohet interesit kombëtar, nacionalizmit.
Edukata dhe disiplina nacionaliste është e lidhur ngushtë me sundimin dhe zbatimin e ligjit, dhe kush shkel ligjin duhet dënuar nga drejtësia. Duhen ndëshkuar ashpër edhe tradhtia e bartësit e saj, ashtu edhe korrupsioni dhe ata që përhapin e promovojnë agjenda antikombëtare, ata që ndjellin e bëjnë përcarje shoqërore, krahinore e fetare.
NË ASNJË MËNYRË NUK DUHEN VOTUAR DHE AS U BESUAR PUSHTETI INJORANTËVE, MASHTRUESVE,HAJDUTËVE DHE TË KORRUPTUARVE.
Parimi i nacionalizmit është: anëtarët e kombit të duan njëri-tjetrin dhe atdheun e tyre të përbashkët; të ndjejnë dhimbje dhe të kenë ndjesinë kombëtare ,si dhe të ndjejnë dhe të lartësojnë krenarinë kombëtare: të jenë mirënjohës dhe të respektojnë sakrificat dhe meritorët që kanë kontribuar dhe që kontribuojnë për atdheun dhe kombin.
Aleancat e miqësirat e kombit me kombet e tjera janë së pari interesa, dhe ato aleanca e miqësira ndryshojnë sipas interesave.Anëtarët e kombit duhet të ndërtojnë marrëdhënie besimi mes tyre kundër përcarjes.
Kombshteti duhet të ndërtojë marrëdhënie të besueshme mes shtetit kombëtar e politik me antarët e tij.Antarët e kombit duhet të duan atdheun dhe njëri-tjetrin.Kombi dhe shteti duhet të jenë të parët,dhe mbi interesin personal.
Shtetësia dhe pavarësia kombëtare janë vepra më e madhe e kombëtare.
Pavarësisht se kombet në caste kohore ndërtojnë aleanca shtetërore, kualicione ushtarake dhe marrëdhënie miqësore , ato janë të përkohshme dhe ngrihen mbi baza interesash e përfitimesh reciproke. Me ndryshimin e rrethanave dhe kushteve edhe aleancat bien e prishen dhe ndërtohen të reja si dëshirojnë interesat e kombeve.
Dihet historikisht se aleatët e dukurshëm mes veti janë bërë edhe armiq të mëdhenj mes tyre. Shqiptarët tashmë janë bindur se askush nuk i do shqiptarët më shumë se cfarë ata do të duhej të duan shqiptari shqiptarin.
Kombi duhet të ndërtojë shtetin human ku antarët e tij të gjejnë sigurinë, lumturinë dhe të realizojnë humanitetin dhe ndjesinë e përgjegjësinë kombëtare,dinjitetin dhe personalitetin, drejtësinë dhe besimin ndaj njëri-tjetrit.
Politika e një shteti kombëtar duhet t’ua bëjë shtetasve të saj atdheun që atë ta shohin si djepin që rrit, edukon dhe që përkujdeset për antarët e kombit kudo që ata janë.Shqiptarët duhet t’a dinë se asnjë komb tjetër nuk rrezikon qytetarët e vet as për Shqipërinë dhe as për shqiptarët, përvecse kur ua don interesi.
Askujt të huaji nuk i duhet besuar deri në fanatizëm.
Edhe internacionalizmi, edhe globalizmi rezultuan fasada mashtrimi, sepse në fund të fundit ato dhe prej këtyre ideologjive,politikave e strategjive fituan dhe u shfrytëzuan nga interesat e kombeve dhe shtetet e fuqishme.
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply