Për hir të së vërtetës edhe mua puthja në ballë e Erion Veliajt në sallën e gjyqit nga aktori i madh Robert Ndrenika më la një shije të hidhur.Dora e puthur nga aktorja tjetër edhe më çuditi disi.
Refuzoj të mendoj se Robert Ndrenika ishte i paguar për të bërë një akt të tillë.Më shumë mu duk si një prind i dhembsur që edhe pse djali i tij ka kryer një krim nuk e mohon dot e madje kërkon t’a ngushëllojë e ti japë kurajo.Nëse Ndrenika do ishte lëpirëse pushteti nuk do të kishte mbetur i varfër.
Fakti që aktori e ka njohur kryebashkiakun që në fëmijëri ma përforcon atë çka po përpiqem të them.E kush nuk do t’a ngushëllonte një të rri të ritur jetim e me halle ??…sikur Erion Veliaj të mos ishte politikan por një kriminel ordiner askujt s’kishte për t’i bërë përshtypje.Dua të them që reagimi ndaj Ndrenikës është kryesisht i motivuar politikisht.
Për habinë t’ime as aktoren që i puthi dorën nuk e gjykova ….e dini pse…ja puthi dorën një njeriu që ndoshta e ka ndihmuar diku po së paku s’ja haroi nderin…..mu kujtuan këshilltarët e Bashkisë.
Ata po i gjykoj sepse u vunë në resht nga Edi Rama dhe votuan të gjithë pro shkarkimit të tij edhe pse ligjërisht ishin të mbrojtur dhe për më tepër kishin përfituar benefite nga Erion Veliaj…
Tani le t’i gjykojmë të dy palët….ata që të vënë shkelmin sapo bie nga kali apo ata që të puthin dorën kur të ka perënduar yllli….unë mendoj se këta të dytët janë më njerëzorë.
Jo njerzor në fakt mu duk reagimi i Erion Veliajt që nuk ua ktheu puthjen…do kishte fisnike apo jo…thjesht mu duk si një padron që e priste …ose ndoshta as që e kishte idenë ç’po ngjiste dhe mendja i fluturonte gjetiu.
Burimi/Facebook


Leave a Reply