Nga: Paulin Macaj
Sot po shkruaj me dhimbjen e një njeriu që sheh se si po na vritet dinjiteti në emër të një “thjeshtësie” të rreme. Kam ndjekur takimet e pushtetit me popullin dhe një skenë mbytëse më ka mbetur në sy: njerëzit, prindërit dhe vëllezërit tanë, të ulur mbi dengjet e sanës.
Kjo skenografi nuk është rastësi. Është një mesazh i koduar fyes! Sa herë ky pushtet i afrohet njerëzve të punës, i rrethon me sanë, kashtë e kafshë. Pse? Sepse na konsiderojnë si një popull që “ha bar”. Sepse mendojnë se ne nuk kemi nevojë për mend dhe llogaridhënie, por vetëm për një “grazhd” ku të hamë e të heshtim nën këmbët e udhëheqësit.
Unë, Paulin Macaj, nuk e pranoj këtë shfaqje!
Nuk ka rëndësi nëse je dibran, vlonjat, malësor apo myzeqar. Kur pranon të ulesh te ushqimi i lopëve për t’i bërë fresk “të madhit”, ti ke vrarë rracën dhe genin tënd. Po më habit heshtja dhe servilizmi i atyre që thonë “të lumtë goja” ndërsa i quajnë “qyryk” apo “maskarenj”. A vlen një rrugë, që po e paguajmë me taksat tona deri në qindarkën e fundit, aq sa për t’u bërë lepisë e servilë?
Unë nuk dua të rris fëmijë që lepihen. Nuk dua që brezi i ri të mbetet si ato “petalet e trëndafilit” që tunden andej nga fryn era e partisë. Unë dua që fëmijët e mi të ecin me kokën lart, të jenë të barabartë me çdo qeveritar, as t’i naltësohen askujt, por as t’i përulen askujt!
A jemi të dënuar të hamë bar që të na buzëqeshë qeveria?
Nëse dikush pranon ulësinë për të mbushur barkun, unë zgjedh vlerat. Edhe po më mbeti barku bosh, nuk e pranoj qeverinë që kërkon të më poshtërojë. Qeveria nuk është pronari im, është shërbëtorja ime!
Zgjohuni, o njerëz! Rraca dhe geni i mirë ruhen duke thënë “JO” aty ku të tjerët ulin kokën. Dinjiteti nuk hahet, por pa të, njeriu nuk është asgjë më shumë se një bakti që pret radhën te sana.
E ardhmja nuk ndërtohet me servilë, por me njerëz të lirë!
Paulin Maçaj
Shkodër
Burimi/Facebook


Leave a Reply