Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë që në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë të Parlamentit të Malit të Zi me Grupin e Miqësisë të Parlamentit të Rumanisë, të mirëprisja miqtë rumun, z. Paul-Claudiu Cotîrleț dhe z. Dragoș Coman, pastaj këshilltarën për marëdhënie ndërkombëtare, Roxana Ionici, nënkryetarin e Institutit për marketing politik, Mâdâlin Sârbu, si edhe ambasadorin e Rumanisë në Malin e Zi, z. Viorel Matei Ardeleanu.
Ishte ky një takim tejet konstruktiv, ku diskutuam mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, ku u theksua mbështetja e fuqishme e Rumanisë për integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, duke mbështetur plotësisht realizimin e të drejtave të pakicave si një nga kushtet e rrugëtimit europian.
Takimi u përmbyll me një drekë të përbashkët në një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, ku vazhdoi shkëmbimi i mendimeve dhe ideve të përbashkëta, duke shijuar edhe bukuritë natyrore të Liqenit të Shkodrës.
Në cilësinë e nikoqirit pata nderin të përcjell delegacionin, me bindjen se kjo vizitë do të shërbejë si një shtytës shtesë për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm edhe në të ardhmën.




Burimi/Facebook


Leave a Reply