Ndryshe mendon kolonel Dritan Demiraj.
Une kam qene dhe vazhdoj te jem mbeshtetes i Presidentit Trump, si pjese e luajalitetit tim politik qe shkon pershtat edhe me karakterin tim.
Nga ana tjeter të kritikosh Donald Trump, është një e drejtë legjitime në çdo demokraci. Por është krejt tjetër kur një figurë ushtarake e njohur si kolonel, Dr. Dritan Demiraj, i natyralizuar vitet e fundit si qytetar amerikan, kalon përtej kritikës dhe fillon të përhapë narrativa që favorizojnë Iranin gjatë një konflikti aktiv.
Një gje nuk duhet qe ta harrojme si emigrantë: kur u bëmë qytetarë amerikanë, u betuam se do të heqim dorë nga besnikëria ndaj çdo shteti tjetër dhe të jemi besnik vetëm ndaj Shteteve të Bashkuara. Ky nuk është një formalitet bosh, sidomos në kohë lufte, ky është një detyrim rreptësisht moral dhe ligjor.
Të thuash se “Strategjia ushtarake e presidentit Trump po shkon drejt katastofes”, se Irani është “në gjendje të mirë dhe me potenciale te medha ushtarake” dhe te përgënjeshtrosh lajmet që vijne nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni, nuk është analizë serioze strategjike, por është në rastin më të mirë, papërgjegjshmëri, dhe në rastin më të keq, propagandë e rrezikshme.
Në një moment kur interesat amerikane janë drejtpërdrejt në lojë, deklarata të tilla ngrenë pikëpyetje serioze për gjykimin, besnikërinë dhe integritetin profesional.
Askush nuk është mbi kritikën, as Trump. Por ekziston një vijë e qartë midis kritikës dhe mbajtjes anë dhe amplifikimit të qëndrimeve të një kundërshtari qe rrezikon dhe kërcënon jetët e trupave amerikane dhe selive diplomatike amerikane ne Lindjen e Mesme. Këtu mendoj se kolonel Demiraj e ka kaluar atë vijë.
Nëse Dr. Demiraj dëshiron të merret seriozisht, ai duhet të ofrojë ekspertizën e tij dhe analiza të balancuara dhe të bazuara në fakte dhe qe i shërbejnë politikës amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme, jo retorikë që minon vendin që ka zgjedhur të përfaqësojë. Përndryshe, rrezikon të humbasë çdo besueshmëri, si zë ushtarak dhe si figurë publike.
Une me kolonel Demiraj kam njohje dhe miqesi te hershme. Por miqësia nuk mund të jetë mbi parimet. Kur deklaratat kalojnë kufirin e përgjegjësisë dhe dëmtojnë interesin e vendit ku jetojme, ato duhen kundërshtuar, pavarësisht se kush i thotë. Pikërisht për këtë arsye, ndjeva detyrimin të reagoj.
Burimi/Facebook


Leave a Reply