Në një çast të jetës Niçja e ka ngjizur këtë ide të fuqishme;
Cilido qoftë fati yt, çfarëdo që të ndodhë, duhet t’i thuash vetes ” Kjo që po ndodh, më nevojitet”.
Edhe pse gjithçka po shkon për dreq, përballu me çdo situatë sikur të ishte një mundësi.
Çdo fatkeqësi, që kalon, shndërrohet në një përmirësim të karakterit tënd, të lartësisë dhe të jetës sate. Sa privilegj i mrekullueshëm!
Kur ta mendosh përsëri të shkuarën tënde, do të kuptosh se ato çaste që dikur dukeshin dështime të mëdha në një rrëmujë të madhe, kanë qenē mirëfilli ato çaste që kanë formësuar jetën që ke tani. Ato çaste të kanë bërë ky që je.
Kur stuhia të ketë mbaruar, ka shumë gjasa që as ti vetë nuk do ta kuptosh se si ia dole mbanë ta kapërcesh dhe të dalësh gjallë nga kjo stuhi, por vetëm për një gjë nuk ka kurrfarë dyshimi; Ti nuk do të jesh më i njëjti njeri që ishe para stuhisë.
Joseph Campbell, filozofi, kulturë, letërsi.
Nga muri i Professor X
Burimi/Facebook


Leave a Reply