Zanafilla qenka Firenze, kur në vitin 1817, shkrimtari francez, Marie-Henri Beyle, një udhëtar i palodhur, që u bë i njohur në botë me pseudonimin Stendhal, gjatë vizitës në djepin e Rilindjes, u trondit aq shumë saqë deklaroi se i zhytur në soditjen e bukurisë sublime, kish arritur një nivel emocionesh ku takohen ndjesitë qiellore me ato pasionante. “Shumë madhështi, shumë bukuri për sytë e një të vdekshmi të thjeshtë”, shkruante ai.
Kjo u studiua dhe u gjet në 100 turistë, më shumë se një shekull më vonë, nga psikiatrja Graziella Magherini, e cila diagnostikoi “sindromën Stendhal”: çrregullim mendor i shkaktuar nga pamja e madhështisë dhe shkëlqimit të artit.
Edhe pse mund të ndodhë kudo, quhet “Sindroma e Firenze-s (siç është sindroma e Parisit – shoku kulturor – ose sindroma e Jerusalemit – iluzione me bazë fetare), për shkak të numrit të lartë të rasteve të regjistruara.
(Pak a shumë kjo bela të gjen, kur viziton Firenze -n.)




Burimi/Facebook


Leave a Reply