♦️Arroganca e pushtetit kur kapet në korrupsion
🔆Një gazetare bëri atë që i kërkon ligji dhe Kushtetuta, bëri pyetje. Pyetje për 50 milionë euro të tunelit të Llogarasë, për tendera, për skandale që kanë tronditur opinionin publik. Përgjigjja e kryeministrit nuk ishte transparenca, por nervozizmi.
Në ekran u përpoq të mbajë maskën e qetësisë. Në korridor shpërtheu në ulërima dhe përjashtime. Ky është modeli i pushtetit kur ndjehet i rrethuar nga skandalet.
🔻Sepse sot kemi një qeveri të kapur nga korrupsioni:
➖skandali i inceneratorëve,
➖aferat në rrugë dhe tunele,
➖tendera dhe koncesione klienteliste,
➖ministra dhe zyrtarë të përfshirë në hetime.
Kur korrupsioni bëhet sistem, pushteti nuk përgjigjet me argumente, por me arrogancë. Kryeministri ulërin në Kuvend, kërcënon në mbledhje partie, shfryn ndaj gazetarëve dhe e trajton shtetin si pronë private. Kjo nuk është forcë, është shenjë paniku politik.
🔹Kur një gazetare bën detyrën që duhet ta bënte media
Në këtë klimë frike dhe presioni, një gazetare bëri atë që duhet të bëjë çdo gazetar, bëri pyetje.
Ambrozia Meta nuk bëri spektakël, bëri detyrën. Pyeti për paratë e qytetarëve. Pyeti për përgjegjësi politike.
Dhe për këtë u ndëshkua. U përjashtua nga konferencat. U sulmua publikisht. U intimidua në korridor.
Ky nuk është rast i parë. Është model i përsëritur. Çdo gazetar që nuk i përshtatet pushtetit trajtohet si armik.
Në një vend normal gazetari bën pyetje dhe politikani jep përgjigje. Në Shqipëri gazetari bën pyetje dhe kryeministri bërtet.
♦️Turpi i heshtjes së kolegëve
Por ka diçka edhe më të rëndë se arroganca e pushtetit: heshtja e medias.
Në vend që të solidarizoheshin me kolegen, shumë gazetarë në sallë vazhduan sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Pyetje të buta. Pyetje të parapërgatitura. Pyetje që i shërbejnë pushtetit.
Ky është momenti kur media nuk është më pushtet i katërt, por dekor i pushtetit.
Dhe kur media hesht përballë arrogancës, demokracia fillon të rrëzohet.
“Pushteti që frikësohet nga pyetjet, ka diçka për të fshehur.”
“Gazetari që hesht para pushtetit, nuk informon publikun, ai i shërben pushtetit.”
“Arroganca është gjuha e fundit e një pushteti që ka humbur arsyen.”
🔰Demokracia nuk rrëzohet vetëm nga politikanët e korruptuar. Rrëzohet edhe nga frika e atyre që duhet t’i kundërshtojnë.
🔆Një gazetare bëri detyrën. Të tjerët zgjodhën heshtjen.🌘
✅Në Bruksel nuk shikohen vetëm statistikat ekonomike. Shikohet edhe liria e medias, arroganca e pushtetit dhe mënyra si trajtohen gazetarët kritikë.
Shikohet kur Kuvendi përpiqet të bllokojë drejtësinë.
Shikohet kur qeveria sulmon median.
Shikohet kur pushteti bëhet i papërgjegjshëm.
Sepse Europa nuk është vetëm treg dhe fonde.
Europa është standard lirie.
Dhe liria fillon nga një pyetje e thjeshtë:
➖Ku shkuan paratë e qytetarëve?
Albert Zadrima
Burimi/Facebook


Leave a Reply