Në Belgjikë, do të thotë të gjesh një letër zyrtare nga Departamenti i Pensioneve në kutinë tënde postare. Disa rreshta të qartë dhe të drejtpërdrejtë:”Ju keni dalë në pension. Ju lutemi na dërgoni numrin e llogarisë suaj bankare për të marrë çekun tuaj mujor.”
Asnjë burokraci e pafundme. Asnjë lutje. Asnjë pritje shqetësuese.
Dhe nëse keni nevojë për ndihmë? Thjesht telefononi në një numër dhe caktoni një takim.
Kështu fillon një sezon i ri i jetës.
Në Belgjikë, dalja në pension nuk shihet si një arritje e hidhur ose një lamtumirë e ngadaltë me botën. Është një e drejtë. Është njohja konkrete e viteve të punës, kontributeve dhe angazhimit. Shteti nuk i harron ata që ndërtuan të tashmen. Përkundrazi, i mbron ata.
Ndër mbrojtjet e garantuara për pensionistët janë:
✔ Ulje qiraje për ata që jetojnë në një shtëpi ose apartament
✔ Ndihma mujore për strehim
✔ Qasje në sigurime shoqërore me kosto simbolike
✔ Zbritje për energjinë elektrike dhe transportin publik
✔ Kujdes shëndetësor pothuajse tërësisht falas
✔ Kujdes dentar gjysmë falas, duke përfshirë një shtesë nëse humbisni kontrollin vjetor
Dhe e gjithë kjo në një vend që nuk lundron me naftë dhe nuk jeton nga minierat e arit.
Pra, lind pyetja: nga vjen kjo stabilitet?
Ndoshta nga diçka më pak e dukshme, por pafundësisht më e vlefshme: një sistem që funksionon sepse rregullat respektohen. Sepse kur burimet menaxhohen seriozisht dhe askush nuk i vë duart aty ku nuk duhet, numrat vërtet mblidhen. Dhe ajo që duket e pamundur bëhet normale.
Një model i tillë nuk lind rastësisht. Është rezultat i zgjedhjeve kolektive, i një kulture që ka vendosur të vërë dinjitetin para fitimit, sigurinë para improvizimit.
Ndoshta pasuria e vërtetë nuk fshihet nën tokë.
Ndoshta qëndron në besimin që i lidh njerëzit me institucionet dhe ndoshta, një vend bëhet vërtet i pasur kur ata që kanë dhënë kaq shumë më në fund mund të pushojnë pa frikën e së nesërmes.
Përktheu Albar
shenim: Ky shkrim eshte i perkthyer. Une skam jetuar ne Belgjike dhe nuk di sa i vertete eshte ky trajtim per pensionistet. Por nese eshte i vertete, me shume pershtypje duhet te na bej ne shqiptareve qe jetojme mbi miniera ari, kromi, bakri, argjendi. Mbi rezerva pa fund nafte dhe natyre perrallore qe Belgjika nuk e ka.
Ardi
Burimi/Facebook/Albar


Leave a Reply