Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kosovës si themeluese në Bordin e Paqes është më shumë sesa një zhvillim diplomatik. Në fakt është një moment historik për kombin shqiptar.
Për herë të parë, shqiptarët po renditen me dinjitet të plotë në krahun perëndimor, aty ku për nga vlerat, orientimi dhe aspiratat kanë qenë gjithmonë.
Historia jonë, fatkeqësisht, nuk ka qenë gjithmonë në sinkron me këtë drejtim. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, rrethanat gjeopolitike dhe mungesa e shtetit të konsoliduar i vendosën shqiptarët në kampe që historia i gjykoi si të gabuara.
Mesazhi i qartë i Presidentit Donald Trump për rendin e ri global dhe rreshtimin e qartë të aleatëve tregon se epoka e paqartësive po mbyllet. Shqipëria dhe Kosova po afirmojnë hapur pozicionimin e tyre euro-atlantik, jo thjesht si zgjedhje politike, por si orientim civilizues.
Pas dekadash lëkundjesh dhe padrejtësish, shqiptarët po vendosen aty ku duhet të kishin qenë prej kohësh: në boshtin e demokracive perëndimore, në anën e stabilitetit, paqes dhe rendit ndërkombëtar.
Historia po rishkruhet, por këtë herë me vetëdije dhe me dinjitet.
Burimi/Facebook/KONISPOL CAMERI


Leave a Reply