Nje moment qe Shqiperia nuk e jetoi vetem si shtet, por si komb. Me ftese te Qeverise shqiptare dhe Kryeministrit Berisha ,ne Tirane erdhi per vizite Presidenti I Shteteve te Bashkuara te Amerikes George W.Bush ,2007. Ishte nje ngjarje e jashtezakonshme, jo vetem per Shqiperine zyrtare,por per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodheshin. Kryeqyteti ishte mbushur me njerez,flamuj dhe nje emocion qe nuk fshihej dot. Nuk ishte thjesht vizite shteterore, ishte ndjesia se historia po ecte mes nesh. Si diplomate e perjetoja ate dite me dyfishin e pergjegjesise dhe krenarise.E dija se ajo prani kishte kuptim te thelle politik dhe simbolik : Shqiperia ishte degjuar, ishte respektuar, ishte bere pjese e nje aleance vlerash. Mes turmes dhe kamerave Presidenti Bush u ngjit ne podium krah Kryeministrit Berisha. Dhe aty me nje ton te qarte dhe te vendosur beri dy njoftime historike qe ishin me shume se politika : – Se pari : Shtetet e Bashkuara njoftuan njohjen e Kosoves si shtet i Pavarur duke vulosur zyrtarisht nje enderr, nje sakrifice dhe qendrese te cdo shqiptari ne trojet e Kosoves dhe jo vetem. — Se dyti , Ai beri te qarte mbeshtetjen per pranimin e Shqiperise ne NATO, duke e vendosur vendin tone ne rrugen e sigurise dhe te stabilitetit Euroatlantik. Si diplomate e ndjeja rendesine e dy lajmeve ne nje frymemarrje te vetme. Ne ate cast ndjeva se zemra e Shqiperise dhe e Kosoves rrihte njesoj. Ishte nje premtim I bere publikisht para botes dhe shqiptareve ne te gjitha trojet. Ne te njejten fryme historike qe foli per Kosoven, Presidenti Bush beri te qarte para popullit shqiptar dhe para botes se vendi yne kishte fituar besimin e Aleances me te fuqishme ushtarake. Ajo deklarate u perjetua si nje pranim moral, si nje certifikate besueshmerie per nje shtet qe kishte zgjedhur qarte rrugetimin e tij historik. Vizita e Presidentit Bush u shnderrua keshtu ne nje pike kthese te dyfishte : nje garanci per te ardhmen Euroatlantike te Shqiperise dhe nje premtim I qarte per Shtetesine e Kosoves. Faleminderit dhe mirenjohje pafund!
Burimi/Facebook


Leave a Reply