Një copë laps, një majë grafiti
E vockël… një centimetër,
në gishtat e një artisti,
I jep botës një ngjyrë tjetër.
Një copë laps, një majë grafiti
Herë këngë lind, herë poezi,
Gërmë pas gërme breza rriti
Në kontrastin bardhë e zi
Ku e gjen aq dritë të bjerë
Mbi të bukurin portret?
Flokët shpërndan nën erë,
Edhe syve ç’u jep jetë.
ç’u jep jetë e diçka tjetër…
E ti nis e turpërohesh.
Dritë e lapsit përmbi letër
Të bën ty të zvogëlohesh.
—
*Dikush tha: “Mbaje lapsin tani!”
…Ka njerëz që nuk dinë e nuk duan të duken, por edhe vetëm me një copë laps hedhin mijëra projektorë drite jo vetëm mbi veten.
***
Disa nga grafikat e artistit të madh bashkëkohor FATBARDH MARKU.
C@ne
08/02/2026
Asti, Itali
Burimi/Facebook


Leave a Reply