Xheneta Fetahu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë ditës së djeshme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo, e cila ka konfirmuar se ka operuar hundën për arsye shëndetësore, për shkak të një problemi që kërkonte ndërhyrje profesionale.
Ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Xheneta ka ndarë me ndjekësit një mesazh të fortë sensibilizues, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së mjekëve specialistë.
“Mos ia besoni shëndetin kujtdo. Ndërhyrjet bëhen vetëm nga profesionistë të vërtetë, sepse dora e gabuar ta merr në qafë jetën”, – ka shkruar ajo krahas fotos, duke lënë të kuptohet se ndërhyrja ka qenë delikate.
Në mbyllje të mesazhit, ish-banorja e BBVK është shprehur mirënjohëse ndaj Zotit për mbarëvajtjen e operacionit dhe ka falënderuar stafin mjekësor që u kujdes për të
Burimi/Facebook/Lajme Javore


Leave a Reply